verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit

on 25 - 10 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Rusko amerikanski konflikt-crop-resize

Teksti me titull mbresëlënës “Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit”informon për ndërtimin e shtëpisë me tre kate dhe me sipërfaqe prej mbi 300 metra katrorë, mu përballë Ambasadës amerikane në Shkup. Dhe gjatë kësaj shfrytëzon burime jozyrtare, që në njëfarë mënyrë është e kuptueshme, veçanrëisht kur janë në pyetje tema të këtilla të ndjeshme.

“Ndërtimi i objektit, sipas njohurive të portalit “Republika”, ka qenë pjesë e komunikimit të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-ve dhe selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Nga kabineti i liderit Ahmeti, është kërkuar sqarim se pse në komunën ku partia e tij është në pushtet është ndërtuar objekt, që mund të konsiderohet si shkak për rrezikimin e interesave amerikane të sigurisë në Maqedoni…”

Rusko amerikanski konfliktLinku deri te artikulli origjinal: Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit

Data dhe koha e publikimit: 22.10.2013, 12:22

Data e recensionit: 24.10.2013

Recensues: Оlivera Vojnovska

Vërtetësia: Artikulli është interesant, informativ, ofron një sërë të dhënash, vetëm se ato, edhe pse duken bindëse, janë thënë në formën “njohuritë tona”, kështu që nuk mund të verifikohet vërtetësia e tyre.

Burimet e informatave: Pikë e dobët e këtij teksit janë burimet. Në fakt, në artikull shkruan:

“Sipas burimeve të pakonfirmuara, edhe pse ndërtesa akoma nuk është përfunduar, pronarët tashmë kanë oferta serioze për ta dhënë atë me qira. Çmimi nuk dihet, por ajo që përmendet si ofertë është disa herë më e lartë se sa e çmimeve më të shtrenjta të hapësirave afariste në kryeqytet.

Nënkuptohet, zyrtarisht askush nuk e përmend Moskën zyrtare, si lokacion prej ku mund të vijë interesi për marrjen e objektit me qira, por askush nuk e përjashton mundësinë se kjo pikë mikrostrategjike mund të jetë me interes për shërbimet ruse, siç ndodh shpesh në botë, së paku në romanet e spiunazhit”.

Përmbajtësia: Теksti ka një qasje dhe përmbajtje interesante. Është i lexueshëm, është shkruar me një stil të lehtë dhe të kuptueshëm. Edhe përkundër asaj se nuk i jep të gjitha përgjigjet:

“Nuk është e qartë se çka do të ndodhë në qoftë se pronari vendos të mos e dëgjojë udhëheqësinë e BDI-së dhe pajtohet me shumën e majme që e ofrojnë disa firma që të mund të jenë sa më afër asaj që ndodh në, ndoshta, ambasadën më të mbrojtur në Ballkan”,

megjithatë, teksti është mjaft ngacmues dhe provokativ që ta mbajë vëmendjen e lexuesit dhe ta detyrojë ta lexojë tekstin deri në fund.

Kualiteti i titullit: Titulli në fakt është kurora e këtij teасловот tеksti. Menjëherë bie në sy dhe aludon se ka ndodhur ndonjë incident.

Fotografia: Теksti është i ilustruar me katër fotografi, tre nga objekti që ndërtohet dhe një nga ambasada amerikane, që përputhen me përmbajtjen.

Përfundimi: Portali ka publikuar një tekst që në shikim të parë e tërheq vëmendjen e lexuesve. Por, edhe pse tema është delikate, e pashmangshme është përshtypja se së paku në një pjesë të tekstit kanë mundur të shfrytëzohen edhe burime zyrtare (Komuna e Çairit ose BDI-ja, për shembull). Të shihet se është bërë përpjekje që të merret qëndrimi ose mendimi i palës tjetër. Kjo në asnjë mënyrë nuk do ta zvogëlonte atraktivitetin e këtij teksti, por përkundrazi, do ta rriste atë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

Është marrë nga javorja

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

atraktiv

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja