verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kontesti për trashëgimi ka zgjatur 43 vjet dhe nuk është në Maqedoni

on 5 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

0903-Dnevnik-EU-Sudstvo-crop-resize

A mund ta qqëlloni se cili ka qenë motivi që të shkruhet ky tekst gazetaresk? Një lexues pak më i emancipuar i mediave menjëherë do t’u thotë se pyetja është e kotë për shkak se motivi për këtë tekst shihet që në titullin e tij “Kontesti për trashëgimi ka zgjatur 43 vjet dhe nuk është në Maqedoni”. Ky titulli, i cili në shikim të parë dukse sikur ironizon, në fakt, jep porosi të zëshme nga faqja e parë e gazetës se vendi ynë nuk është ngadalshmi sa i përket kohëzgjatjes së kontesteve gjyqësore. Ka edhe më keq.

I gjithë teksti është në atë frymë. Një fjali në të thotë:

“Deri te drejtësia dhe vendimi gjyqësor i shkallës së parë vështirë arrihet edhe në vendete Bashkimit Evropian, prej ku vijnë edhe kritikat më të mëdha për gjyqësinë e ngadalshme dhe joefikase të Maqedonisë.”

Domethënë, ky tekst kap për qëllim ta arsyetojë joefikasitetin e gjyqësisë me praktikën e njëjtë të vendeve të tjera, e jo me argumentet e shtetit juridik, sundimin e së drejtës, me pavarësinë e domosdoshme të pushtetit gjyqësor… Gjithë këtë ky tekst e injoron dhe e zëvendëson me praktikën e të tjerëve. “Le ta shohin oborrin e tyre”, sikur do të porosisë ky tekst.

0903-Dnevnik-EU-SudstvoLinku deri te artikulli origjinal: Kontesti për trashëgimi ka zgjatur 43 vjet dhe nuk është në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2014, 10:51

Data e recensionit: 03.09.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Nuk ka ndonjë të pavërtetë në tekstin që e recensojmë. Vetëm se ka anshmëri dhe problemi nuk është shqyrtuar nga të gjitha aspektet. Pse ndonjë medie do të merrej me efikasitetin e gjyqeve në vendet anëtare të BE-së, e të mos i krahasojë me atë të Maqedonisë? I tillë është konstatimi i lexuesit që e propozoi këtë tekst për recension. Ai thotë:

“Në tekst jepet në mënyrë krahasuese kohëzgjatja e rasteve jashtë Maqedonisë, edh në çdo paragraf “bëhet shenjë me sy” në stilin ata neve do të na thonë se gjyqësinë e paskemi të keqe”.

Përveç kësaj, korniza në tekst për numrin e gjykatësve në 100 mijë banorë të vendet e BE-së nuk do të thotë asgjë nëse nuk krahasohet me statistikën e tillë te ne. Për shembull: ajo që menjëherë na ra në sy kur e pamë numrin prej 6 gjykatësve në 100 mijë banorë në Danimarkë, e në atë vend kontestet zgjidhen në afat prej 30 ditësh.

Sa për krahasim, Таbela e drejtësisë për efikasitetin e gjyqeve në vendet anëtare të BE-së, ilustron se numër më të madh të gjykatësve për kryebanori ka në ish-vendet socialiste, e në ato vende proceset gjyqësore zgjasin më tepër. Supozojmë se këto parametra janë përafërsisht të njëjt me ato në Maqedoni. A nuk është motiv i madh për fokusim të tekstit gazetaresk, se sa flirtimi i thjeshtë me përfundimin e thjeshtësuar se edhe në vendet e BE-së ka konteste gjyqësore që zgjasin shumë?

Disi, nuk mundemi, e të mos pajtohemi me lexuesin që na e propozoi këtë tekst për recension, i cili thotë:

“Teksti është informativ, mirëpo i pazbatueshëm. Titulli është sikur për në floktore ose për të bërë sehir duke ndejtur ulur në ulëset para banesës.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja