verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kosova do ti ndalojë altoparlantët në objektet fetare

on 20 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

b1-0987-009988-kosovo-dzamii-crop-resize

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur Xhamia Blu është ndërtuar gjatë periudhës 1609–1616. Sipas të dhënave, ndërtim e saj e iniciuar Sulltan Ahmed pas  Fushatës ushtarake të pasuksesshme si  shenjë e tij prë të kënaqur Zotin. Xhamia njihet për nga 6 minaret dhe plakat blu në bredni nga ku e ka marrë emrin e „dytë”. Llogaritet si një nga objektet më të njohur të arkitekturës otomane. Një ndërtesë madhështore dhe jam i lumtur që kam pasur mundësinë ta vizitoj. Për ata të cilët nuk e kanë parë duhet të dinë se duhet të nisen deri në Turqi, dhe jo deri në Kosovë. Do të pyetni se çfarë lidhje ka, kur flasim për xhaminë blu, kanë Stambolli dhe fqinji ynë verior? Përgjigja është kurrfarë, por dikush në këtë tekst e ka “huq” punën edhe kur ka folur për iniciativën e qeverisë kosovare për ndalesë të altoparlantëve në objektet religjioze, ka vendosur këtë ta ilustrojnë me fotografi me nja nga xhamitë të njohura botërore, e cila gjendet në Stamboll. Dikush do të thotë gabim i vogël, por besoni se nuk është ashtu.

bLinku deri te artikulli origjinal: Kosova do ti ndalojë altoparlantët në objektet fetare 

Data dhe koha e publikimit17.02.2014

Data e recensionit18.02.2014

Recensues: Vladimir Mirçevski

Vërtetësia: Në këtë segment dua të ndajë dy aspekte. Në të parin, ta quajmë tekstual nuk ka problem me vërtetësinë, për arsye se bëhet fjalë për informacion të plasuar në formë korrekte të mbështetur me burime përkatëse. Por, në aspektin dytë, ta quajmë si vizual, për arsye, përsëri bëhet fjalë lajm të mbështetur me fotografi, ka problem serioz me realitetin. Nuk mund të bëhet fjalë për një situatë në një vend dhe të ilustrohet me qytet nga një shtet tjetër, në mes të cilëve ka 850 kilometra dallim. Çfarë ndodh kur kemi lexues të cilët nuk dinë ose nuk mund të bëjnë dallimin si autori i artikullit, në mes Stambollit dhe Kosovës? Atëherë do mendojnë se shteti më i ri evropian ka dalje në det! Pra, vijmë në përfundim se në këtë rast publiku udhëzohet në një lloj të keqkuptim fotoilustrativ. Me pakë fjalë e vërtetë e ndarë.

Burimet e informatave: Nuk ka asnjë problem në lidhje me burimet. Qartë tregohet se prej ku është marrë lajmi burimor, kurse në të janë dhënë bashkëbiseduesit të cilët janë kompetent për tematikën që trajtohet në informatën origjinale.

Përmbajtësia: Përmbajtja origjinale do të thoja interesante edhe për publikun tonë, duke pasur parasysh se edhe në vendin tonë u hap tema për çështjen e zhurmës të disa objekteve fetare gjatë lutjeve të rregullta.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti nuk ka autor, por edhe pa të shihet, se sipas asaj që është ofruar është lajm i marrë nga agjencitë.

Kualiteti i titullit: Titull i mirë, për arsye se i përmbush funksionet kryesore: të njoftojë, të theksojë dhe të tërheq.

Fotografia: Ja e meta kryesore, defekti i lindur i këtij teksti, i cili pa këtë të metë do të ishte solid . Kosova është shtet që nuk ka dalje në det dhe  Kosova për momentin nuk ka aq xhami të madhe. Këto janë vetëm disa nga faktet. Edhe si nuk është marrë parasysh që të vihet një nga fotografitë më dallueshme të Stambollit në vend të ndonjë “foto” nga ndonjë qytet i Kosovës. Çfarë, do të thonin pas leximit të artikullit ata të cilët janë në fillim foto gazetarisë “Fotografia, dorëshkrim i ri në shërbim të botës “? Besoj jo shumë gjëra të mira.

Përfundimi: Në të vërtetë nuk shoh se simun të gjendet arsyetim për një lëshim të tillë. Këtu nuk bëhet fjalë për mosnjohje të gjeografisë, kësi gjërash nuk kalojnë në shkollë fillore, por mungesë të kulturës së përgjithshme. Si do që të jetë , nuk është mirë që „një lajm në rregull, bëhet informacion i parregulluar”.

.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja