verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kriminelët e estradës kanë votuar për dy këngëtarë

on 2 - 12 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

pejaci-098765-098-crop-resize

 

Edhe pse estrada zakonisht është burim i lajmeve zbavitëse ose të tilla që na largojnë nga përditshmëria, Festivali i sivjemë i Shkupit, njëkohësisht edhe bazë për zgjedhjen e këngës që do të na përfaqësojë në Eurovizion, u bë subjekt skandali, për shkak se në zgjedhje duheshte të përzihej edhe policia edhe atë në përbërje mjaft të gjerë. Për shkak të dyshimit për fiksim të rezultateve nëpërmjet televotingut, kishte arrestime hetim e të ngjashme.

pejaci-098765-098Linku deri te artikulli origjinal: Kriminelët e estradës kanë votuar për dy këngëtarë

Data dhe koha e publikimit: 20.11.2014 – 15:33

Data e recensionit: 26.11.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

Sipas të dhënave zyrtare nga hetimi, kuptojmë se nga të gjitha 2.500 kartelat është votuar vetëm për dy këngëtarë, edhe atë për një interepretues mashkull dhe një femër, të cilët në skenë u paraqitën nga fundi i festivalit. Kështu, del se, asnjëri nga të shpërblyerit nuk ka bërë marrëveshje me “votuesit” për ndarjen e parave dhe fitoren eventuale.

Ky lajm praktikisht i largon dyshimet se ata që u plasuan në vendet e para janë të dyshuar, për shkak se, thekson se bëhet fjalë për një këngëtar dhe një këngëtare që janë paraqitur nga fundi. Mirëpo, duke e pasur parasysh faktin se te të arrestuarit janë gjetur një numër i madh i kartelave telefonike nga të cilat është votuar, (janë shfrytëzuar të gjitha 2.500 kartelat e përgatitura me mbushje (pre-paid), që do të thotë një numër – një votë), kështu që mbetet dyshimi se pse këto “madhësi të rrejshme” nuk kanë arritur në vendet e para dhe te shpërblimet që së bashku arrijnë vlerën prej 45.000 еurosh! Мatematikisht nuk është sqaruar formula sipas të cilës fitoni aq shumë vota, dhe përsëri nuk jenë mesin e tre të parëve?! Nëse ekziston formulë e tillë, ajo lexuesve të gazetës gjithsesi duhet t’u sqarohet, për shkak se në të kundërtën konstatojmë se jemi pjesë e një mashtrimi të cilin gazeta e ndan me ne! Ose – ka akuzë, e nuk ka përpjekje që kjo të dëshmohet nëpërmjet një pasqyre krahasuese të televotingut.

Të themi se ky është një lajm i pakompletuar, të cilin gazeta para nesh e zbulon si “fshehtësi”, mirëpo e le në formë të “turbulluar”.

Edhe atë, kjo nuk është mangësia kryesore e tekstit, por mospërmendja e asnjë burimi! Prej ku është marrë kjo informatë? Çka do të thotë shprehja të dhëna jozyrtare nga hetimi? Nëse janë jozyrtare, gjatë përshkrimit gjithmonë përdoret distancim në formë “gjoja”, “thuhet se” e të ngjashme, dhe nuk shfrytëzohen përfundimet definitive që asocojnë në burime të sigurta.

Kjo është shumë me rëndësi nëse shfrytëzohet titull me akuzë “kriminelët e estradës”.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

relevante, jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

titulli është komentues, komenton një situatë të padëshmuar

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.