verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Krye bashkiaku i Athinës do të vizitoje Shkupin

on 3 - 12 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, të cilat transmetojnë një deklaratë të krye bashkiakut të Athinës, ku shpreh gatishmërinë për të vendosur një dialog jo vetëm me Shkupin, por dhe me qytetet e tjera të rajonit. 

“Diplomacia mes qyteteve paraqet përparësi, për shkak se jemi të liruar nga shumë procedura formale, të cilat rëndojnë diplomacinë mes shteteve. Gjithsesi, qytetet e mëdha kanë në thelb problemet e njëjta, që nuk është rast me shtetet. Kështu që, mendoj se mundemi të zhvillojmë një gjuhë të përbashkët jo vetëm me Shkupin por dhe me qytetet e tjera në Evropën Juglindore”, ka deklaruar Kaminis. 

I pyetur nëse i pëlqejnë përmendoret e “Shkupit 2014”, krye bashkiaku ka thënë se nuk është i njoftuar me projektin, porse “nëse arti është në rend të parë, nuk kam gjë kundër”. 

“Mjafton të mos shfrytëzohen për politikë nacionaliste. Përmendoret janë formë e artit”, ka deklaruar krye bashkiaku.”

Teksti tranmseton një deklaratë të kryebashkiakut të Athinës, Jorgos Kaminis, i cili flet për marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve fqinje dhe frymën demokratike në të cilën këto marrëdhënie duhet zhvilluar. Për më tepër, përgjat tekstit ceken edhe deklarata të tjera të Kaminis në lidhje me zhvillimet politike në Maqedoni. Megjithatë, në asnjërën prej deklaratave të integruara në këtë artikull, nuk përmendet ajo e cila figuron si shtyllë e tekstit – vizita e kryebashkiakut grek në Maqedoni. Këtej, mund të konkludojmë shkrimin si të papërshtatshëm dhe  jo koherent për hapësirën mediale.  Ajo që vret syrin kritik të recencuesit, është mungesa e çfarëdo teknike stilistike për të maskuar mesazhin e trilluar. Në vend të saj, gazetari me guxim ka servuar infromacione të paverifikuara siç duhet.

 

Portalb   Krye bashkiaku i Athinës do të vizitoje ShkupinLinku deri te artikulli original: Krye bashkiaku i Athinës do të vizitoje Shkupin

 

Data dhe koha e publikimit: 20.10.2013

 

 Data e recensionit: 25.11.2013

 

Recensues: Gent Mehmeti

 

Vërtetësia:  Vërtetësia e deklaratave në tekst, është një fakt pothuajse i pakontestueshëm, dhe nuk duhet ti nënshtrohet një hulumtimi më të thellë. Megjithatë, një pjesë e artikullit të botuar në Portalb – ajo ku pretendohet se kryebashkiaku i Athinës pranon ftesën e kryetarit të Qytetit të Shkupit për një vizitë në Shkup, nuk është aspak e besueshme. Në rend të parë, kjo mbetet e pabesueshme për shkak të mungesës të një pohimi të tillë nga ana e kryebashkiakut Kaminis në deklaratën e tij.

Burimet e informatave:  Artikulli përmban më tepër informata të ndryshme. Një pjesë e tyre, bazohen në deklaratat e kryebashkiakut athinas, ndërsa një tjetër, fatkeqësisht, gravitojnë me përmbajtjen e tyre pa u mbështetur në burime më specifike. Pohimi për vizitën e konfirmuar nga ana e kryebashkiakut, tingëllon si një trillim pretencioz i pabazë. Shkelja e parimit të verifikimit të burimit, çon drejt vlerësimit të artikullit si një kontribut inferior gazetaresk. Që të gjitha kodekset relevante të lëmisë, nënkuptojnë se verifikimi i të dhënave është imperativ moral dhe profesional i gazetarit, që nuk guxon të anashkalohet.

Përmbajtësia:  Gjithsesi se deklarata e trajtuar në kategoritë më lartë, ndikon drastikisht në kualitetin e përmbajtësisë. Përmbajtësia preket nga ky interpretim i shtrembëruar i deklaratave të  Jorgos Kaminis, aq sa vë nën thjerrëzat e dyshimit vë edhe pjesën tjetër të tekstit. Megjithatë, pjesa tjetër e artikullit, bazohet në deklaratat e integruara, të cilat duket se janë autentike.

Anshmëria:  Anshmëria në këtë rast nuk është një gjë e thjeshtë për tu detektuar. Duke marrë parasysht natyrën e pavarur të portalit amë ku është liferuar informacioni, nuk jemi në gjendje të akuzojmë për tendenca të tilla. Megjithatë, trillimi dhe plasimi i informatave të tilla në periudhë të krizës së ndezur mes dy shteteve fqinje, aludon në ekzistimin e predizpozitave për  spin medial.

Origjinaliteti/Plagjiatura:  Artikulli është kontribut i inspiruar nga mediat tjera, ndaj dhe nuk mund të karakterizohet me ndonjë origjinalitet të veçantë. Megjithatë, ai nuk është plagjjiat, pasi që vetëm shërbehet me deklarata të plasuara në mediat tjera për të vërtetuar pohimet.

Kualiteti i titullit: Titulli është fundamenti i vlerësimeve të këtij recenzioni. Ai në mënyrë koncize përmbledh pohimet e pabaza të këtij artikulli dhe pa modesti plason në hapësirën mediale teza të pa vërtetuara.

Fotografia:  Fotografia portretizon kryebashkiakun Jorgos Kaminis dhe si e tillë ekziston vetëm për të ilustruar artikullin. Megjithatë, legjenda ndër të i jep kontekst tjetër,  që jep një garanci mashtruese për titullin e tekstit.

Përfundimi:  Janë përdorur fakte të paverifikuara për ti dhënë kahjen e dëshiruar artikullit. Një shpërfillje e tillë e parametrave të profesionit, tregon për mungesë të kujdesit gjatë transmetimit ose prirjes për të dezinformuar dhe për të manipuluar me opinionin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklarata të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk mund të konstatohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori dhe burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja