Veç përkthimi nuk justifikon botimin e lajmit
Published in Recensione
on 19 - 11 - 2015 Author: Xhenis Sulimani[Recension: “Kurir: Policët e revoltuar me zgjedhjen e Spasovskit në krye të tyre”]
Me të dalë në opinion emrat për ministra dhe zëvendës ministrat e ri dolën edhe shumë propaganda mbi ta, edhe pse procesi ishte pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos.
Linku deri te artikulli origjinal: “Kurir: Policët e revoltuar me zgjedhjen e Spasovskit në krye të tyre”
Data dhe koha e publikimit: 06.11.2015
Data e recensionit: 18.11.2015
Recensues: Xhenis Sulimani
Teksti që po e recensojmë është një produkt gazetaresk tipik propagandistik. Teksti është përkthyer nga portali që konsiderohet pro-qeveritar “Kurir” që është i njohur në opinion për qëndrimet që mbron pushtetin.
“Emri i Oliver Spasovski që u propozua për ministër të ri të punëve të brendshme revoltoi përfaqësuesit e njësive speciale policore, shkruan Kurir.”
Teksti në gjuhën shqipe është përkthyer ashtu si në gjuhën maqedonase. Autori nuk ka tentuar ta verifikojë, ta bëjë të plotë apo edhe të marrë palën tjetër për t’u sqaruar.
Në tekst thuhet se një pjesë e madhe e përfaqësuesve të njësive speciale të policisë mendojnë se Spasovski nuk e ka vendin në ministrinë e punëve të brendshme. Megjithatë, në asnjë moment autori nuk paraqet qëndrimin e “njësitit special”, e të mos flasim më për “palën e dytë” e cila poashtu duhet të zinte vend në lajm.
Në këtë mënyrë si është plasuar lajmi është spekulativ, i paverifikuar dhe jo i plotë. Opinioni do informacione gjithëpërfshirëse dhe të mirëargumentuara.
Provimi i të dhënave dhe saktësia, sipas kodit etik gazetaresk, janë imperativ moral i gazetarisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
1 burim
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e