verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: LSDM-ja hyri – mirëpo do të dalë

on 4 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

09032015-Vecer-SDSM-vleze-crop-resize

Kjo përmbajtje mediatike në disa pika kyçe shmanget nga gjendja faktike dhe nga standardet e përcaktuara profesionale, që e bën interesante për recension. Aq më tepër, mund të shtojmë se, ashtu siç është shkruar, dhe ashtu si janë formuluar konteksti dhe korniza e tij, ky tekst gazetaresk spinon dhe e orienton vëmendjen në gjëra që nuk ekzistojnë në realitet.

Tani ta vërtetojmë këtë. Nuk është e vështirë. Nëse e krahasoni paraqitjen origjinale të liderit të partisë mët ë madhe opozitare në ditën kur u kthye opozita në parlament, do të shihni se askund nuk thuhet se LSDM-ja, në qoftë se me 15 shtator nuk zgjidhet prokuror special publik – do të dalë nga Kuvendi. Ai në pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetarëve u përgjigj:

Mediet: Thatë se në qoftë se deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori publik marrëveshja është jovalide dhe ju do të vazhdoni me “bomba”. A do të thotë kjo se përsëri do të dilni nga Kuvendi dhe veprim jashtëinstitucional?

Zaevi: Vendimin do ta marrim dhe publikisht do ta komunikojmë më 15 shtator në qoftë se nuk zgjidhet prokurori special publik. Atë që lirisht mund ta themi është pamundësia kujt t’ia dorëzojmë dëshmitë që janë pronësi shtetërore, e që i posedon opozita. Nëse ne nuk kemi kut t’ia dorëzojmë sipas ligjit, e njëkohësisht nuk ua dorëzojmë institucioneve, jemi të obliguar që t’i publikojmë, sepse kështu parashihet edhe me dispozita pozitive ligjore të vendi tonë. Kështu, nëse ne nuk kemi kujt t’ia japim, do të vazhdojmë t’ia komunikojmë publikut. Gjithçka është e hapur, do të presim deri më 15 shtator që t’i marrim vendimet.

Domethënë në këtë përmbajtje mediatike që në titull ka pasaktësi, gjegjësisht të pavërtetë.

09032015-Vecer-SDSM-vlezeLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja hyri – mirëpo do të dalë

Data dhe koha e publikimit: 01.09.2015, 18:44

Data e recensionit: 03.09.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Kur është në pyetje saktësia, të përkujtojmë edhe njëherë, dhe në qoftë se ka nevojë, edhe shumë herë të tjera, se ajo është njëra nga parimet kulmore të gazetarisë dhe “urdhëri” i parë në të gjitha kodet e gazetarëve, duke e përfshirë edhe atë të Maqedonisë (Neni 1, paragrafi 2):

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna thelbësore dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Nga kjo pasaktësi fillon spinimi i informatës nëse e marrim parasysh se në hyrjen e saj, autorët e këtij shkrimi u referohen deklaratave të “ambasadorëve të huaj” të cilët kanë qenë të “çuditue” nga deklarata e cila, siç konstatuam – nuk ekziston.

Pyetje me rëndësi është se kush janë ata “ambasadorë të huaj ” dhe a janë ata realë?

Nuk ka asnjë mbështetje plotësuese se ky koment është me të vërtetë autentik.

Mirëpo, spini nuk përfundon këtu. Ai vazhdon edhe me një konstruksion tjetër, kësaj radhe në titullin e njërës nga kornizat e tekstit: “Brukseli e përkujton LSDM-në për obligimet e marrëveshjes së Përzhinos.”

Në atë kornizë është shumë e qartë se Brukseli nuk i drejtohet vetëm LSDM-së. Përkundrazi, në komunikatën e Komisionit Evropian, në mënyrë të qartë thuhet:

Komisioni Evropian pret që palët të vazhdojnë me implementimin e obligimeve të tyre.

Domethënë: Brukseli flet për “të huajt”, e kjo është në shumës dhe i nënkupton të gjitha palët e përfshira në marrëveshjen e Përzhinos, nëse dikush nuk e ka të qartë.

Spinimi është shoqëruar edhe me komente që janë të integruara në tekst. Ja një:

…përveç ikjes nga ajo për të cilën është arritur marrëveshj më 15 korrik, Zaevi siç publikuam më parë, përpiqet t’u ikë edhe zgjedhjeve që do të organizohen në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos, i vetëdijshëm se edhe në prill të vitit të ardhshëm do të përballet edhe me një humbje zgjedhore.

Nuk themi ne, por kodi i standardeve profesionale gazetareske – kjo nuk është e lejuar (член 13):

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Nuk është respektuar edhe një nen tjetër – neni 14:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Në këtë rast, gazetari nuk e ka siguruar distancën e nevojshme.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht dhe në mënyrë selektive

pohimet jo të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja