verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: LSDM-ja me protestat e sotme ia ktheu shpinën policisë

on 15 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Ky është edhe një artikull nga seria e artikujve kritikues kundër LSDM-së, e cila në rastin konkret akuzohet se ia ka kthyer shpinën policisë – poentë që është futur edhe në titullin tendencioz. Тeksti paraqitet në një moment shumë delikat, kur në Kumanovë ka incidente të armatosura, ndërsa në publik arrijnë informata jozyrtare për policë dhe civilë të vrarë dhe të lënduar. Dhe në një atmosferë të tillë të ndjeshme, artikulli nëpërmjet një spini të përllogaritur politik, e paraqet opozitën si armik të policëve maqedonas!

СДСМ со денешните протести и сврте грб _ - http___www.kurir.mk_makedonija_vestiLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja me protestat e sotme ia ktheu shpinën policisë

Data dhe koha e publikimit: 09.05.2015, 18:26

Data e recensionit: 10.05.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

TEKST SHPIFËS

Materiali që e recensojnë nuk bazohet në fakte. Është përgatitur në mënyrë komentuese, edhe atë që të sulmojë dhe të nxijë pa argumente.

Që në fillim ka informata jo të vërteta:

“LSDM-ja edhe sot, në një situatë kur forcat policore janë angazhuar në Kumanovë në shpartallimin e një grupi kriminal-terrrorist, organizoi protesta kundër policisë maqedonase.”

 

“Së pari mercenarët e LSDM-së, kushëriri i Radmilla Sheqerinskës, Nikolla Naumovski dhe Xhabir Deralla bënë thirrje për protesta kundër policisë, të cilat të martën përfunduan me dhunë brutale para qeverisë ku u lënduan 28 policë.” 

 

Mirëpo, në interes të së vërtetës, së pari duhet thënë se protestat nuk janë kundër policisë, siç thuhet në artikull. Por, kundër brutalitetit policor, që është diçka krejtësisht tjetër.

Puna e dytë është ajo se protestat janë qytetare, e jo të organizuara nga opozita. Në fakt, qytetarët mblidhen (para Qeverisë, Kuvendit, Prokurorisë, marshojnë nëpër rrugët e Shkupit, mirëpo edhe në qytetet tjera…) me thirrje nëpër rrjetet sociale, protestojnë kundër brutalitetit policor dhe kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Martin Neshkoskit, i cili u vra gjatë festimit të fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare në qershor të vitit 2011 nga një nëpunës policor.

Këto protesta mbahen tashmë disa ditë, duke filluar që nga 5 maji i vitit 2015, kur LSDM-ja e publikoi “bombën” e 29-të nga bisedat e përgjuara, të cilat, sipas liderit të opozitës, dëshmojnë se bartës të lartë të pushtetit, duke e përfshirë edhe kryeministrin, gjoja, e kanë fshehur të vërtetën për vrasjen e djalit të ri.

Mirëpo, artikulli, është e qartë se qëllimisht, i anashkalon këto fakte, për shkak se ka për qëllim të krijojë një pasqyrë manipulative për protestën dhe njëkohësisht ta diskreditojë opozitën. Në atë mision demonstrantët i paraqet si të dhunshëm, ndërsa opozitën dhe personat që përmenden i paraqet si të papërgjegjshëm. Dhe me këtë rast, e zhvendos fokusin nga ngjarja kryesore (për të cilën deklaratë zyrtare nga ministresha për punë të brendshme kishte tek në orët e vonshme të mbrëmjes) dhe hidhërimin e orienton kah opozita. Dhe, i udhëhequr nga ideja e tillë, ky tekst shpifës në përfundim del me një akuzë qesharake se: “LSDM-ja e rrezikon sigurinë e shtetit dhe të qytetarëve!”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

e pavërtetë e plotë

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja