verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: LSDM-ja përgatit skena për bojkotim të zgjedhjeve?

on 26 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

89-0987-009988-crop-resize

Thjesht, kur në tekstin gazetaresk nuk ka bruime, edhe e vërteta edhe e pavërteta më e madhe duke njësoj – kjo nuk duket e besueshme. Shkaku për të cilin është publikuar ky tekst, nuk mund të përcaktohet në mënyrë të sigurt, por ajo që është se periudha e publikimit përputhet me periudhën parazgjedhore.

Përveç mosekzistimit të burimeve dhe të deklaratave, në tekst vërehet edhe komentimi i vazhdueshëm, që mund të kontribuojë që lexuesi të ndjejë anshmëri politike, por edhe raportim jogjithëpërfshirës dhe tendencioz, në kuptim të asaj se mospyetja e palës për të cilën shkruhet mund të thotë edhe margjinalizim të saj në periudhën parazgjedhore.

Edhe pse në nenin 13 të Kodit të gazetarëve shkruan se gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe komentit, megjithatë, kjo nuk është respektuar.

89Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja përgatit skena për bojkotim të zgjedhjeve?

Data dhe koha e publikimit:  22.03.2014, 12:08

Data e recensionit: 22.03.2014

Recensuese: Мirosllava Burns

Si mund të vërtetohet se ndonjë informatë është e vërtetë, nëse bëhet fjalë për parashikim edhe atë duke u bazuar në burime anonime, pa e vërtetuar dikush këtë dhe aq më tepër, pa e pyetur dikë për këtë? Roli i gazetarëve është t’i publikojnë aktivitetet, e poashtu edhe kalkulimet e partive, mirëpo kjo duhet të jetë në një nivel shumë më të lartë se sa niveli i muhabeteve të çarshisë.

Në këtë rast kemi një tekst që parasheh aktivitete të ardhshme edhe atë në mënyrë shumë të anshme, me konstruksione të fjalive që janë qartazi anojnë. Për shembull:

LSDM-ja në dëshpërim, përgatit skenar për bojkotim eventual të zgjedhjeve në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të shtetit dhe ato parlamentare

 

Gjoja, një kohë të gjatë në rrugën e “Bihaqit” realizohet strategji për përhapjen e optimizmit se fitorja është e sigurt dhe se rejtingu i LSDM-së, gjoja që tani, para fillimit të zgjedhjeve e ka tejkaluar rejtingun e VMRO-DPMNE-së.

Kundrejt sugjerimit të Kodit të gazetarëve, nuk janë siguruar informata të sakta dhe të verifikuara, e as që është konsultuar pala për të cilën shkruhet në artikull për t’i komentuar spekulimet dhe parashikimet që nuk kanë burim. E gjithë kjo tregon një anshmëri, sepse zgjedhjet as që kanë filluar. Vazhdimisht bëhen kalkulime “se çka do të bëhet sikur të humb LSDM-ja” që është shumë indikative në aspekt të informimit gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Teza kryesore që është paraqitur në tekst se LSDM-ja do t’i bojkotojë zgjedhjet nuk ka burim:

Se në LSDM nuk është mposhtur me të vërtetë ideja për bojkotim të zgjedhjeve, tregojnë edhe informatat e fundit nga partia opozitare, kur lideri Zoran Zaev shumë seriozisht, në një rreth të ngushtë e mba të hapur mundësinë për bojkotim eventual të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato të parakohshme parlamentare.

Në disa pjesë të tekstit evidente është pasiguria në këtë tezë, por është e qartë nga toni i tekstit, se opozita duhet të dalë prishëse e zgjedhjeve dhe të paraqitet si frikacake.

Akoma bëhet vlerësim se sa partia do të ishte në kondicion të dalë në rrugë dhe nëpërmjet protestave të shkaktojë krizë politike.

Ka edhe pohime të përgjithshme dhe joprecize, por nuk bëhet arsyetim më i detajuar që lexuesit t’i bëhet e qartë se cilat janë skandalet eventuale që i ka hapur VMRO-DPMNE-ja.

Në parti fshehen të dhënat për rejtingjet e Zaevit dhe te Sheqerinskës, të cilat janë dobësuar dukshëm pas një sërë skandalesh që i hapi VMRO-DPMNE-ja dhe nuk janë në gjendje të sjellin vota të reja-plotësuese në konton e opozitës.

Në disa pjesë të tekstit humbet i gjithë freni për balanc dhe distancë profesionale. Përkundrazi, haptazi përkrahet njëri nga kandidatët. Për shembull, prej ku dihet se “Ivanovi do t’i bëjë dallim Pendarovskit që në rrethin e parë”?

E gjithë strategjia është paramenduar që dallimi që do ta krijojë Gjorge Ivanovi në rrethin e parë ndaj Stevo Pendarovskit para publikut të paraqitet si vjedhje e paparë deri tani e votave dhe falsifikim zgjedhor që do të duhet të kulminojë me tërheqjen e kandidatit për kryetar të shtetit në rrethin e dytë të zgjedhjeve dhe me thirrje për bojkotim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 prill.

Kjo nuk është hera e parë që fitohet përshtypja se teksti favorizon një anë. Për shembull, thuhet se “gjoja ka shkelje të Kodit zgjedhor”, edhe pse KSHZ-ja, nuk është deklaruar për këtë.

Paralelisht me këtë, anëtari i Këshillit ekzekutiv, Renata Treneska Deskovska, si negociatore e drejtpërdrejtë për rregullat zgjedhore, është e angazhuar edhe formalisht edhe nëpërmjet konferencave të herë pas hershme për shtyp të potencojë dhe të ankohet në KSHZ për shkeljet e pretenduara të Ligjit zgjedhor nga ana e pushtetit.

Shenja e pikëpyetjes në titull vetëm e tregon pasigurinë në pohimin për bojkotin. Kjo pasiguri mëtutje në tekst edhe vërtetohet.

Një sërë paqartësish, spekulimesh dhe pohimesh pa asnjë bazë krijon përshtypje për një tekst të pavërtetë dhe tendencioz.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk mund të përcaktohet

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja