Recension: LSDM-ja u kap në vallen greke – rritet presioni ndaj Zaevit për të dhënë dorëheqje
Published in Recensione
on 9 - 05 - 2014 Author: Владимир Мирчески“Së pari vetë vërtetoi faktet, e pastaj ato mund t’i shtrembërosh sa të duash” – Mark Tuen.
Fjalia e shkrimtarit të famshëm në një pjesë serioze e përshkruan tekstin që recensohet. Në këtë rast, faktet deri diku janë vërtetuar, e pastaj definitivisht janë ndryshuar. Si mund të konsiderohet ndryshe “veprimi gazetaresk” për ta plasuar një tezë në konstruksionin e titullit, si kokë e lajmit, e cila jo vetëm që nuk është argumentuar në përmabjtjen e artikullit, por aspak nuk është përmendur. Për t’u çuditur? Jo! Gabimisht!
Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja u kap në vallen greke – rritet presioni ndaj Zaevit për të dhënë dorëheqje
Data dhe koha e publikimit: 04.05.2014, 16:21
Data e recensionit: 05.04.2014
Recensues: Vlladimir Mirçeski
PREJ PIKËS A DERI TE PIKA B, E PASTAJ PREJ DIKU PARAQITET EDHE PIKA C
Nëse tekstin e shohim në mënyrë të segmentuar, atëherë mund të thuhet, përsëri deri diku, se ka vërtetësi. Po, është e vërtetë se në media u plasua letra e një anëtari të mëparshëm të këshillit tashmë joekzistues për përkrahje të Branko Cërvenkovskit ku kërkohet dorëheqje nga lideri aktual i LSDM-së. Mirëpo, pasi që nuk flaims për një copë mishi që blihet me kilogramë, por për një produkt që matet në tërësi – prej fillimit deri në fund, atëherë në shesh del vërtetësia e shtrembëruar. Në artikull askund, thjehst askund nuk vendoset relacion ndërmjet ndodhive të brendshme partiake në LSDM dhe “diçkasë”, për shkak se nuk është e qartë deri në fund se në çka aludohet, në Greqi që të arsyetohet teza “LSDM-ja u kap në vallen greke – rritet presioni ndaj Zaevit për të dhënë dorëheqje”. Domethënë, është filluar nga pika A, që në tekst të arrihet në pikën B, e në titull na plasohet diçka nën C. Krejtësisht e pakuptueshme dhe gjithsesi jogazetareske.
Në teorinë gazetareske konstruksioni i titullit ka karaktersitika të definuara qartë:
- duhet të jetë i vërtetë;
- duhet të jetë i kuptueshëm lehtë;
- duhet ta tërheqë vëmendjen;
- duhet të jetë në përputhje me tonin e artikullit.
Sipas Doracakut për gazetari të Rojtersit titulli duhet të jetë “I mprehtë dhe informativ“. Nga ajo që është shkruar mund të shieht se materiali konkret nuk i plotëson kushtet e përmendura më lartë.
PAK ANGAZHIM, SHUMË ANSHMËRI
Edhe sa i përket burimeve të informatave puna nuk është “e shkëlqyeshme”. Në pjesën e parë të tekstit qartë është theksuar letra, e cila në fakt është edhe kapislla iniciale e gjithë artikullit, të cilës i referohet autori, por fundi i produktit është ngatërruar në mungesë të burimeve. Flitet për “kandidatë në listat”, që i kanë kërkuar kokat e Zaevit dhe të Sheqerinskës, por pa konkretizuar se cilët janë ato njerëz, të cilët, siç thuhet, ia kanë zënë për të madhe dyshes udhëheqëse për mosdijen me forsimin e mospranimit të madnateve të deputetëve.
Nga pikëpamja përmbajtësore, nuk është ofruar diçka e veçantë. Ka mundur së paku të kërkohet autori i përmendur i letrës, dhe të pyetet drejtpërdrejt se cili është motivi i tij, e pastaj të kërkohet qëndrimi i palës tjetër – udhëheqësisë së partisë, etj. Kështu kemi një angazhim shumë të vogël gazetaresk, e me këtë edhe një përmbajtje “të thatë, e cila në mënyrë shtesë është plotësuar me joobjektivitet të motivuar politikisht që “merr anë” mjaft mirë:
“Një pjesë e listave të kandidatëve konsiderojnë se dyshja udhëheqëse kujdeset vetëm për fatin e vet politik, e jo edhe për ekzistencën e njerëzve që punojnë për LSDM-në, e të cilët do kishin siguri financiare me anë të mandateve të deputetëve. Megjithatë, komentojnë se për ta është e kuptueshme që njerëz me shuma milionëshe në llogaritë e tyre të mos kenë sens për çështjet ekzistenciale”.
Më në fund, mund të përfundohet se kemi një detyrë gazetareske të kryer në mënyrë sipërfaqësore, e cila nuk arrin të japë përgjigje në sfidat kryesore profesionale, me një dozë serioze të manipulimit dhe të spinit në konstruksionin e titullit, i cili, gjithsesi e dezinformon publikun.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklratata jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
relevante, jorelevante
më tepër burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e