verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Maqedonasit janë populli i tretë më budalla në botë – anketë në internet e psikologëve amerikanë

on 15 - 11 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Македонците се трет најглупав народ во светот-crop-resize

Para nesh kemi një lajm senzacionalist që nuk  vjen nga kuzhina mediatika e Maqedonisë, por media e bënë atë më të afërt për ambientin e Maqedonisë, për shkak se e afron edhe e paraqet si të rëndësishëm, si dhe për atë se fokusi vihet mbi maqedonasit. E njëjta bëhet edhe në versionin e lajmit që është marrë, ku thuhet se serbët janë “populli më budalla në botë”.

Hulumtimi në të cilin thirret portali nuk është kredibil dhe nuk ka informata të mjaftueshme që të vërtetohet ekzistimi i tij. Nëse i shohim kriteret minimale që duhet t’i plotësosjë një hulumtim që të jetë i vlefshëm për publikim, do të vihet në përfundimin se duhet të japë përgjigje në pyetjet se sa të anketuar janë përfshirë në hulumtim, kush e ka realizuar atë dhe në çfarë periudhe, si dhe për mënyrën se si është arritur deri te rezultatet. Me fjalë të tjera mungon metodologjia. Media nuk është përpjekur që ta gjejë hulumtimin origjinal, në qoftë se ai ekziston. Për shkak se në tekst nuk ka burim relevant (e as që është sqaruar se si definohet “budallallëku” për nevojat e këtij hulumtimi, nëse mund të bëhet një gjë e tillë), ai në fakt përhap stereotipe dhe paragjykime, për shkak se një grup të tërë e kualifikon si “budallë”, vetëm për shkak të përkatësisë nacionale. Relacioni shkak-pasojë ndërmjet nacionalitetit dhe intelektit nuk ekziston. Mënyra në të cilën është paraqitur ai në këtë tekst është “në këmbë të qelqëta” dhe transmetimi i vetëm me arsye të shëndoshë i kësaj përmbajtje mediatike është senzacionalizmi.

Македонците се трет најглупав народ во светотLinku deri te artikulli origjinal:  Maqedonasit janë populli i tretë më budalla në botë – anketë në internet e psikologëve amerikanë

Data dhe koha e publikimit: 11.11.2013, 20:10

Data e recensionit: 13.11.2013

Recensues: Mirosllava Burns

Vërtetësia: Nën vellon e senzacionalizmit janë fshehur edhe të gjitha përpjekjet për t’u treguar vërtetësiа. Media e ka marrë lajmin nga kolegët serbë, ka vënë link deri te ajo medie dhe sikur dëshiron të largohet nga përgjegjësia. Hulumtimi të cilit i referohet nuk ka informata themelore. Thënë në mënyrë metaforike, teksti nuk ka “letërnjoftim”, nuk i ka informatat kryesore, ndërsa deklarata se maqedonasit janë populli i tretë më budalla në botë është shembull shkollor i stereotipizimit, për shkak se nëpërmjet përkatësisë ndaj një grupi përgjithësohen karakteristikat. Autori i tekstit tregon se është i vetëdijshëm për atë se faktet që i paraqet janë jorelevante, për shkak se pranon se nuk dihen kriteret sipas të cilave psikologët e pretenduar kanë ardhur deri te këto njohuri.

Burimet e informatave: Burimi që është përmendur në tekst (“psikologë amerikanë nga Uashingtoni, Nju Jorku dhe Detroiti”) është i papërcaktuar, shumë i përgjithësuar, për kualifikimet që i përshkruhen si njohuri nga hulumtimi.. Është theksuar media serbe “Pravda”, prej ku është marrë teksti dhe është përkthyer. Pastaj, me këtë tekst autori mund të shkaktojë urrejtje ndaj popullit amerikan, nëse ndonjë lexues “hulumtimin” e pranon në mënyrë jokritike. Lexuesit mund të fitojnë një ndjenjë animoziteti ndaj popullit amerikan, nëse teksti arrin t’i mashtrojë dhe nëse vërtetë besojnë se ata mendojnë se maqedonasit janë populli i tretë më budalla në botë.

Përmbajtësia: ПInformatat e prezantuara nuk janë vërtetuar, e as që janë gjithëpërfshirëse. Mungojnë informatat kryesore për atë se kur është realizuar hulumtimi, në çfarë mënyre, me çfarë metodologjie. Poashtu, nuk përmendet as organizata që qëndron pas hulumtimit. Vërtet është indikative “theksimi” në paragrafin e fundit, sipas të cilit, hulumtimi në fakt është “një anketë jozyrtare për zhvillimin e arsimit dhe të inteligjencës në kohën e teknologjive dhe të internetit”. Autori nuk jep përgjigje në pyetjen se si “një anketë jozyrtare” mund të bëhet lajm i vlefshëm për publikim. 

Anshmëria: Теksti nuk tregon anshmëri, por vendoset në mënyrë jokritike ndaj relevancës së hulumtimit me vetë atë që e transmeton si të vërtetë.

Komentimi: Nuk ka komente, të gjitha deklaratat i atribuohen medies serbe, por kjo nuk e margjinalizon jovërtetësinë e tyre.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është i përkthyer në gjuhën serbe dhe është adaptuar në gjuhën maqedonase, me qëllim që të përshtatet dhe të afrohet deri te pubpubliku maqedonas.

Kualiteti i titullit: Теksti nuk e arsyeton titullin dhe për këtë shkak titulli është senzacionalist. Pastaj, titulli manipulon, bil edhe sikur anketa të ishte e vërtetë, për shkak se gjeneralizon se maqedonasit janë “populli i tretë më budalla në botë”, por nuk bën me dije se informata ka të bëjë vetëm me arsimin dhe inteligjencën në kohën e teknologjive dhe të internetit.

Fotografia: Bëhfjalë për fotografi të Urës së gurit, e cila është vendosur në mënyrë paushalle, që të asocojë me kryeqytetin e Maqedonisë dhe t’i “paraqesë” maqedonasit, të cilët, sipas pretendimeve të padëshmuara, janë “populli i tretë më budalla”. Fotografia nuk ka ndonjë qëllim të veçantë. Do të ishte idelae sikur të ishte vendosur ndonjë tabelë ose ndonjë grafik, apo ndonjë zgjidhje tjetër grafike për paraqitjen e rezultatateve të hulumtimit. Mirëpo, në këtë rast kjo është e pamundur për autorin, për shkak se ai/ajo nuk ka qasje në hulumtimin për të cilin beson se është realizuar.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka gjuhë të urrejtjes, por teksti është i mbushur me kualifikime që e pasqyrojnë qëndrimin jokritik ndaj stereotipeve dhe paragjykimeve.

Përfundimi: Gazetari e përgjegjshme definitivisht u shmanget “anketave jozyrtare”. Standardet profesionale kërkojnë që të mos bëhen manipulime me rezultatet e sondazheve, për shkak se qytetarët shpesh herë u besojnë atyre dhe udhëhiqen nga to.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

kualifikim tepër i përgjithësuar i burimeve

anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim nacional

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja