Recension: Maqedonasja nga partia e seksit, kandidate për deputete në Australi
Published in Recensione
on 4 - 09 - 2013 Author: Valon“Shpresojmë se si maqedonas që jetojmë në Australi së shpejti do t’i gëzohemi zgjedhjes së maqedonasit në Parlamentin australian”.
Kjo fjali e paraqet esencën e tekstit që është publikuar në javoren, në portal, e që ka të bëjë me lajmin për kandidaturën e maqedonases për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në kontinentin e shtatë, kur kumanovarja Nevena Spirovska do të përpiqet të bëhet deputete nga Kalveli, shteti federal i Viktorisë, në Parlamentin federal.
Kontributi, përveç që përpiqet “të infektojë” me krenari patriotike, nuk ofron detale nga programi i partisë me emër kureshtar, e cila duket shumë më interesante se sa vendlindja e saj.
Linku artikulli origjinal: Мaqedonasja nga partia e seksit kandidate për deputete në Australi
Data dhe koha e publikimit: 28.08.2013, 21:13
Data e recensionit: 29.08.2013
Recensuesi: Ljubomir Kostovski
Vërtetësia: Teksti për Nevena Spirovskën është marrë nga magazini Shilo, por nga ky burim ne fitojmë një fotografi ku kandidatja duket sikur ka dalë për herë të parë për pasaportë.
Burimet e informatave: Аutori i tekstit, që me të vërtetë shkaktoi vëmendje të madhe, nuk i ka shfrytëzuar linket propaganduese të Spirovskës dhe partisë së saj, e ka pasur mundësi teknike të jepet edhe spoti i saj parazgjedhor, që është i pazakonshëm dhe mbresëlënës.
Përmbajtësia: Është e qartë se ideja e autorit ka qenë të ngushtohet pamja jonë mbi programin për të cilin angazhohet kandidatja, e ajo është barabarësia e gjinive, mbrojtja e të drejtave repordukuese të grave, përdorimi i lirë i drogave të lehta e të ngjashme.
Anshmëria: Si duket me vetëdije është shkuar në drejtim të asaj që të anashkalohet esenca e çështjeve politike për të cilat është e lidhur kandidatura e Spirovskës. Ose thënë ndryshe, nuk mund t’i iket konstatimit se sikur qenka “e pahijshme” për maqedonasen të shoqërohen ide që janë haptazi liberale dhe të avancuara madje edhe për vendet e demokracisë perëndimore.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Ky është një nga tekstet ku theksohet burimi i informatave, mirëpo lidhja nëpërmjet linkut që është dhënë nuk funksionon. Njëkohësisht, lidhja që e ofrojnë mediat e tjera të Maqedonisë funksionon, që mund të jetë rezultat i potencialeve teknike të portaleve.
Kualiteti i titullit: Titulli është informativ dhe josenzacionalist. Në fakt, vetëm është përcjellë artikulli origjinal i magazinës “Shillo”.
Fotografia: Edhe fotografia e publikuar është si ajo në “Shillo”, ta quajmë tepër klasike në raport me motivet për të cilat Nevena është futur në politikë dhe me atë se si është paraqitur ajo në mediat e tjera në Australi ose në internet. Ajo e fsheh personalitetin politik të Spirovskës dhe redukon atë në një portret të ndonjë tabloje standarde të maturës.
Përfundimi: Përshtypja e përgjithshme që del nga leximi i tekstit është se ai i fshesh të gjitha të dhënat relevante për personalitetin e politikanes. Nuk sqarohet as vetë emri i partisë së saj të seksit, që është shmangie nga thelbi i asaj për të cilën raportohet. Dikush, edhe në “Shillo” edhe në “Republika” ka konsideruar se ato të dhëna do ta “prishnin frizurën” e maqedonases nga Australia, Spirovska.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
:
PLAGIARISM
kopje të plotë (lajm agjencie)
është theksuar burimi me link
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e