verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Maqedonia ndërton, maqedonasit duan të shkatërrojnë

on 24 - 08 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Artikulli është raport gazetaresk nga konferenca për shtyp në komunën Qendër ku ish-antikorrupcionistët Sllagjan Taseva dhe Dragan Malinosvki (të angazhuar nga ana e kryetarit të komunës, Andrej Zhernovski, të bëjnë revizion të projektit “Shkupi 2014”), i publikuan konstatimet preliminare.

Si “palë e dytë” në artikull është prezentuar qëndrimi i VMRO-DMPNE-së që është në pushtet, kandidati i së cilës ishte ish-kryetari i komunës, Todoroviq, i cili ka harxhuar një pjesë të parave për këtë projekt, por partia, sipas ligjeve nuk disponon me paratë e njerëzve, por me ato menaxhon qeveria. Mungon qëndrimi i qeverisë, e cila i ka transferuar komunës shuma të konsiderueshme parash nga buxheti dhe praktikisht atje, sikurse edhe te Todoroviqi, do të duhej të kërkohej “pala e dytë”. Poashtu, me titullin bëhet manipulim sa i përket temës së konferencës për shtyp, e cila ka të bëjë me atë se a ka pasur keqpërdorime ose dyshime për keqpërdorime në harxhimin e parave për projektin “Shkupi 2014”.

Lexuesi i këtij artikulli mund të fitojë përshtypje se bëhet fjalë për konferencë shtypi ku është kontestuar ndërtimi, ose se tema ndoshta ka qenë: vendet dhe qytetet, para dhe pas. Poashtu, ka shtrembërim të drejtpërdrejtë të së vërtetës (spin) në titull, ku thuhet se në këtë ngjarje është bërë thirrje për shkatërrim, që nuk është e vërtetë.

FireShot Screen Capture #051 - www_vecer_com_mk_default_aspLinku deri te artikulli origjinal: Маqedonia ndërton, maqedonasit duan të shkatërrojnë

Data dhe koha e publikimit: 13. 08. 2013

Data e recensionit: 13. 08. 2013

Recensente: Ida Protuger Veljkoviq

Burime të informatave: Burime të informatave janë konferenca për shtyp në Komunën Qendër dhe VMRO-DPMNE-ja.

Duhet theksuar se edhe pse VMRO-DPMNE-ja është burim relevant me atë që partia e kandidoi Todoroviqin për kryetar të komunës. Megjithatë, “pala e dytë” nuk është kjo parti, për shkak se në arkën partiake nuk derdhen paratë e qytetarëve. Ato derdhen në buxhet, ndërsa i kanë harxhuar, Todoroviqi nëpërmjet buxhetit komunal deh qeveria, e cila ka transferuar para në arkën komunale. Prandaj, burime më relevante të informatave kur prezantohet “pala e dytë”, janë ato që i kanë harxhuar paratë që janë subjekt i revizionit.

Përmbajtësia: Lajmi është jogjithpërfshirës dhe ndoshta fsheh informata. Siç u tha më lartë, duke pasur parasysh se paratë e qytetarëve derdhen në buxhetin me të cilin menaxhon qeveria, e prej atje shuma të konsiderueshme parash janë harxhuar për projektin “Shkupi 2014”, mund të thuhet se lajmi nuk është gjithpërfshirës, pa qëndrim nga qeveria dhe ish-kryetari i komunës Todoroviq i cili i ka harxhuar paratë komunale. Poashtu, nga ajo që është paraqitur në shumicën e mediave të tjera, një pjesë shumë e vogël e konferencës për shtyp në Komunën qendër, që nuk është thelbësore, është prezantuar në këtë artikull.

Anshmëria: Artikulli pjesërisht e paraqet të vërtetën dhe ka spin. Artikulli tregon anshmëri të qartë ndaj VMRO-DPMNE-së. Edhe pse është e drejtë e redaksisë të vendosë se çka do të potencojë nga ngjarja dhe çka do të përcjellë, megjithatë, vërehet mosbalancim, për shkak se ofrohen shumë pak informata për ngjarjen, të shoqëruara me komente që nuk janë qartë të ndara dhe me të cilat lexuesit i servohen qëndrime negative për atë që është thënë në konferencën për shtyp, dhe ka hapësirë shumë më të madhe për reagimin për atë ngjarje, gjegjësisht komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nuk mund të konstatohet se a është përcjellë komunikata në tërësi për shkak se ajo nuk gjendet në ueb-faqen e kësaj partie. Ka mundësi që ajo t’u jetë dërguar vetëm redaksive, për shkak se partia ka vlerësuar se nuk duhet ta informojë opinionin nëpërmjet ueb-faqes së saj. Poashtu, e drejtë e redaksisë është se sa hapësirë do t’i japë asaj komunikate. Por, mosbalancimi vjen në shprehje që te nëntitulli – lexuesi nuk mund të vijë deri te njohuritë elementare për përmbajtjen e konferencës për shtyp në Komunën Qendër, por atij i mundësohet që shumë më detajisht të njoftohet me qëndrimet e VMRO-DPMNE-së.

(Nëntitulli: Në raportin fillestar të komisionit, anëtarët përmendën disa parregullsi të caktuara në lidhje me kompetencat komunale dhe rrjedhën e parave. Për konferencën për shtyp reagoi VMRO-DPMNE-ja në pushtet. Prej atje reaguan  me komunikatë se revizioni është përplot kualifikime politike në vend të fakteve juridike dhe precize dhe se mund të ngrejnë edhe padi. Megjithatë, pas përfundimit të projektit më të madh që e ka përjetuar Shkupi, rezultatet janë të qarta, ndërsa qyteti u rilind dhe fitoi pamje moderne)

Poashtu, shtrembërim i së vërtetës (spin) bëhet edhe në kuadër të tekstit me titull: “Çka mund të ndërtohet nëse ka përkushtim?” ku bëhet një analizë e shkurtër (e shoqëruar me fotografi) për atë se si për 26 vjet është ndërtuar zona Pudong në Shangaj, diçka që nuk ka lidhje me procedurat dhe harxhimin e parave publike në projektin “Shkupi 2014”.

Komentimi: Në artikull dominojnë komentet që janë integruar në tekst në dritë negative e paraqesin konferencën e mbajtur për shtyp, gjegjësisht lexuesve u imponojnë qëndrime.

(Me një kritikë që pritej, Komisioni për revizion të projektit Shkupi 2014 i Komunës Qendër dje e dha raportin e parë preliminar për punën e tij. 90 ditë nga fillimi i revizionit, komisioni në përbërje Sllagjana Taseva dhe Dragan Malinovski publikuan një pjesë të konstatimeve fillestare. Në vend të rezultateve dhe njoftimeve konkrete, anëtarët e komisionit së pari 40 minuta përfaqësuesve të pranishëm të mediave u lexuan ligje dhe dispozita ligjore që ndërlidhen me procedurat për përgatitjen e zgjidhjeve ideore, përgatitjen dhe përpunimin e përmendoreve dhe objekteve.)

Nga ana tjetër, qëndrimet e VMRO-DPMNE-së janë prezantuar pa komente.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk është shënuar autori, vetëm është shënuar autorësia e fotografive.

Kualiteti i titullit: Titulli është joadekuat, manipulativ, bën spin dhe dezinformon. Mbititulli (“Raporti preliminar i Komisionit për revizion të projektit “Shkupi 2014” me rezultatet e pritura) udhëzon te tema, që ka të bëjë me konferencën për shtyp të Tasevës dhe Malinovskit. Titulli kryesor jo vetëm që nuk e sqaron temën, por nxit urrejtje, ndarje dhe dezinformon. As nga artikujt e tjerë mediatikë që ndërlidhen me këtë temë, e as nga ajo që është shkruar në tekst nuk mund të shihet se dikush ka folur për shkatërrim. Përkundrazi, tema ka qenë se a janë keqpërdorur paratë e qytetarëve që janë paguar për “Shkupin 2014”. Më tej, në titull thuhet “Maqedonia ndërton, maqedonasit duan të shkatërrojnë”, që është oksimoron, për shkak se Maqedonia dhe maqedonasit janë e njëjta gjë. Por, ka tendencë të qartë në titull, të bëhet ndarje, gjegjësisht të bëhet identifikimi i pushtetit me Maqedoninë, që është e rrejshme, si dhe të etiketohen ata që i kundërshtojnë politikat qeveritare si “maqedonas të dëmshëm”ose si ata që dëshirojnë të shkatërrojnë diçka.

Fotografia: Fotografitë janë joadekuate dhe manipulojnë.

Artikulli është i shoqëruar me katër fotografi – në dy fotografi është paraqitur sheshi i Shkupit “para” dhe “pas”, ndërsa dy fotografitë e tjera janë vendosur në “kornizën” e tekstit ku bëhet krahasimi ndërmjet zonës Pudong në Shangaj (Kinë), para dhe pas ndërtimit. Fotografitë janë joadekuate për shkak se janë jashtë kontekstit të temës: Konstatimet e para të publikuara. Manipulimi dhe spini kanë të bëjnë me atë që tema, gjegjësisht revizioni i kryer, ka për qëllim të konstatojë se a ka pasur keqpërdorim të parave të qytetarëve, e jo për estetikën, për atë se a ka pasur nevojë të ndërtohet ose jo, ose për atë se çfarë pamje kanë pasur vendet nëpër botë para dhe pas ndërtimit të qyteteve.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka gjuhë eksplicite të urrejtjes, por në titull ka kualifikim “maqedonas që shkatërrojnë”, që, para së gjithash, është shtrembërim i temës së vërtetë të ngjarjes që trajtohet (harxhimi i parave për “Shkupin 2014”), dhe e dyta, që është edhe më e rëndësishme, mund të nxisë dhunë për shkak se me këtë spin drejtohet gishti, gjegjësisht etiketohen ata që e bëjnë revizionin si “maqedonas që shkatërrojnë”.

Përfundimi: Artikulli e shtrembëron të vërtetën, etiketon dhe nuk ofron pasqyrë të balancuar.

Nëse ndonjë lexues nuk ka informata nga mediat e tjera për atë se çka është thënë në konferencën për shtyp, nga ky artikull nuk do të mund informohej drejt dhe do të manipulohej. Spini kryesor është bërë sa i përket temës. Konferenca për shtyp ishte për temën: a ka pasur ose jo keqpërdorim ose dyshime për keqpërdorim gjatë harxhimit të parave të qytetarëve. Në tekst, spini është mbështetur me fotografi nga të cilat lexuesi shtyhet të mendojë se aty janë thënë kritika për pamjen e re të sheshit ose se tema ka qenë për atë se a është dashur të ndërtohet në shesh. Fotografitë e paraqesin sheshin para dhe pas, por për shembull ai do të mund të dukej sipas ndonjë paramendimi të ri dhe me para private, nga xhepi i atyre që e kanë paramenduar atë. Por, tema e konferencës për shtyp, nuk ishte estetika ose dilema “të ndërtohet ose jo”, por të japë përgjigje rreth destinimit dhe keqpërdorimit eventual të parave publike. Ky tekst nuk ofron informata për atë ngjarje për shkak se në një citat të vogël e përcjell atë që është thënë dhe atë pjesë e komenton, duke ia imponuar lexuesit qëndrimin se “konstatimet kanë qenë kritikë e pritur”, që menjëherë në vazhdim, në mënyrë të detajuar, t’i theksojë qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, me çka tregon mosbalancim.

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

zyrtare

jorelevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja