Recension: Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet
Published in Recensione
on 7 - 03 - 2014 Author: ValonNë lajmin e titulluar „ Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet “, me një tendencë të theksuar është transmetuar deklarata e deputetes së BDI-së. Ndërsa, manipulohet me atë që Mehmeti publikisht e tha në Pres qendrën e parlamentit, në titull plasohet një konstruksion, e cila faktikisht është dezinformatë. Kjo bëhet me qëllim të qartë që të diskreditohet kandidati i opozitës për zgjedhjet ardhshme presidenciale.
Linku deri te artikulli origjinal: Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet
Data dhe koha e publikimit: 5.03.2014, 16:29
Data e recensionit: 6.03.2014
Recensues: Olivera Vojnovska
POHIM I RASTËSISHËM – SPIN KOMENTIMI
Lajmi është si i “prerë” me thikë. Kjo bazohet në një fragment të deklaratës së Mehmetit, cila saktësisht është transmetuar:
Nominimi është një tjetër çështje, dhe kandidati si person është një tjetër çështje. Ne flasim për procese dhe koncepte, nuk flasim për kandidatë të caktuar. Ne kemi kandidatë dhe disa duket tentojnë në një mënyrë të reflektojnë idenë,mirëpo kjo nuk është ajo që duhet por .
Pikërisht këtë pjesë të deklaratës së saj e transmetuan gati se të gjitha mediumet
Dhe këtu mbaron vërtetësia e këtij materiali.
Në pasusin e ardhshëm të lajmit manipulohet me deklaratën e deputetes. Rastësisht interpretohet se „Mehmeti mendon për Stevo Pendarovskin”. Dhe më pas, publikut si e vërtetë e përgjithshme i servohet pohim i pa bazuar, se ai „para se të zyrtarizohej si kandidatë filloi të ju afrohet shqiptarëve me shpresë se do të bëj diçka më shumë me votat e tyre“ . Duket se është bë me qëllim, që të arsyetohet konstruksioni i treguar në titull: „ Mehmeti: Pendarovski përpiqet ti pëlqej BDI-së, por nuk është ajo që duhet “.
Nuk ka arsye të shikohet përmbajtja e këtij lajmi të shkurtër, e cila lexueseve nga vet titulli u imponon informacion jo të saktë. Me plasimin e vetëdijshëm të pavërtetave për kandidatin e opozitës, tregohet anshmëri për opsionin e tjetër politik. Pjesa e dytë e lajmit, gjegjësisht është në stil komentimi.
PAVËRTETËSI NË TITULL
Titulli është më problematik në këtë lajm të shkurtër. Në të me qëllim plasohet e pa vërteta. Ashtu me qëllim është dizajnuar që të diskreditoj personalitetin e Pendarovskit. Mbi të gjitha është thënë në formë citati deklarata e Mehmetit, ashtu që mënyrë eksplicite të ishte adresuar për Pendarovskin. Çka nuk është e saktë. Mehmeti në deklaratën e saj aspak nuk përmend emra të kandidatëve. Kurse një pjesë e mediumeve e transmetuan reagimin e Mehmetit, e cila profilin e saj në Facebook ka komentuar se nuk mendon për kandidatin e opozitës: „Stevo Pendarovski NUK ËSHTË kandidat konsensual” .
Në këtë material nuk ka gjuhë të urrejtjes, por pjesa në fund të lajmit se gjoja Pendarovski ju “afrohet shqiptarëve” që ti merr votat e tyre, tingëllon ofenduese.
Ideja e lajmit që e recensojmë nuk është që transmetojë informacion të saktë dhe objektiv, por të dëmtojë kandidatin presidencial të opozitës. Dezinforamata në titull dhe mënyra se si është përpiluar lajmi tregojnë për një produkt të keq gazetaresk i cili jap përshtypje se është vënë në funksion të ballafaqimeve politike për qëllime zgjedhore. Kjo është në kundërshtim me standardet profesionale gazetareske, të cilat nënkuptojnë sigurim të distancës nga subjektet politike, si dhe raportim të balancuar dhe të paanshëm nga zgjedhjet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nxit dhunë
diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e