verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Mjekët në shok: Kanceri i pashërueshëm është shëruar plotësisht me – mjaltë!

on 18 - 09 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

9-09876-09800-crop-resize

Senzacionalizmi në tema që kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut dhe trajtimin e gjendjeve mjekësore është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm. Pasojat e tij përfundimtare përfshijnë shpresë të rrejshme për mijëra pacientë, por edhe rrezik që pacienti të motivohet nga teksti i publikuar dhe të heqë dorë nga terapia e tij standarde. Kush i jep të drejtë gazetarit që ta bëjë këtë? Prej ku e merr ai kompetencën që të shkruajë për tema për të cilat njerëzimi akoma nuk ka përgjigje?

Nuk është etike që mediat të përhapin informata për zbulime mjekësore që përhapin shpresa të rrejshme.

9-09876-09800-002-finalLinku deri te artikulli origjinal: Mjekët në shok: Kanceri i pashërueshëm është shëruar plotësisht me – mjaltë!

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014

Data e recensionit: 10.09.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Me çfarë lehtësie thuhet se kanceri shërohet me mjaltë! Jepen mendime paushalle dhe stereotipe për mjekësinë, e madje bëhen akuza se “mjekët dërgojnë pacientë në kemoterapi, që t’i shkatërrojnë deri në fund”. Autori i panënshkruar dhe i papërgatitur moralisht, me artikullin senzacionialist mund të shkaktojë pasoja serioze. Publikimi i informatave për zbulimet mjekësore, të cilat nuk janë të testuara klinikisht, është absolutisht e palejueshme! Ilaçi duhet të kalojë nëpër një sërë studimesh klinike që të mund të quhet i tillë. Prandja, se mjalta e shëron kanceri nuk është fakt. Veçanërisht nuk është i saktë.

Ante Kreshiqi, për të cilin në tekst thuhet se është shëruar nga kanceri me mjaltë, në mes tjerash shet mjaltë. A guxon autori i këtij recensioni të dyshojë në ndonjë truk marketingu për rritje të biznesit? Pse nuk tregohet se edhe sa njerëzve të tjerë u ka ndihmuar mjalta e Kreshiqit?

Në artikull insistohet të jepet një shpresë e rrejshme dhe të bëhet diskreditim i mjekësisë dhe i mjekëve. Vërehet një animozitet dhe përpjekje për diskualifikim të mjekut si jokompetent.

“Gjatë shërimit të kancerit, me rëndësi është që njeriu të jetë pozitiv dhe pa marrë parasysh se çka do t’ju thonë mjekët, të mos fundoseni, por të luftoni me të gjitha mjetet që i keni në dispozicion. Tani këtu është mjalta, një mirësi të cilën të gjithë mund ta gjejnë lehtë, dhe siç shihet, mund të shërojë njerëz nga format më të rrezikshme të kancerit – bile edhe atëherë kur do t’ju thonë se nuk ju ka mbetur edhe shumë jetë”.

Edhe përkundër asaj se është theksuar burimi origjinal prej ku është marrë teksti, ai paraqet përkthim të plotë, edhe pse kjo nuk është arsyetim për t’i ikur përgjegjësisë për shkrimin e papërgjegjshëm. Siç theksojmë shpeshherë, kur media merr ndonjë informatë prej ndonjë burimi tjetër, ajo është përgjegjëse për atë po aq sa edhe ai që burimisht e publikon atë.

Kluminacionin kjo sharlatani joetike e arrin momentin kur prezantohet edhe “ilaçi”, me udhëzime si të konsumohet, që, siç thamë edhe më parë, nuk është e mbështetur me fakte. Në qoftë se mjekësia bazohej në raste të izoluara të përmirësimeve, për të cilat pacienti thotë se janë rezultat i ndonjë përmbajtjeje ushqimore (në këtë rast mjaltit) atëherë pse do të kishte nevojë për testime klinike, studime, hulumtime laboratorike? Përveç kësaj, askund nuk është theksuar burimi, gjegjësisht ajo është anonime dhe ky është një argument plotësues për pavërtetësinë e “ilaçit”.

Në tekst favorizohet pala e mjekësisë joformale, në mënyrë të hapur dhe pa asnjë ndrojtje. Këtë e shohim nëpërmjet numrit të madh të kualifikimeve për mjekët, nëpër fjali.

“Mirëpo, është e paqartë se pse atëherë masovikisht në botë, njerëzit pa probleme të mëdha e tejkalojnë këtë sëmundje të rëndë, me ndihmën e natyrës dhe ilaçeve natyrore të cilat mjekësia moderne asnjëherë nuk do t’i pranojë, nënkuptohet natyra nuk mund të patentohet dhe si e tillë nuk është profitabile”.

Siç аnalizuam edhe më herët, raportimi për mjekësinë, duhet të jetë i saktë dhe gjithëpërfshirës.

Gazetari Geri Svicer, i cili mbi 40 vjet punon si gazetar që shkruan për tema nga mjekësa dhe shëndetësia, në hulumtimin e tij pas ndjekjes dyvjeçare të 500 shkrimeve gazetareske për tema të mjekësisë, konsaton se gazetarët në këtë fushë shpeshherë nuk arrijnë ta bëjnë punën me sukses. Sipas tij, shkrimet për mjekësinë dhe shëndetësinë duhet të jenë të sakta, të balancuara dhe të plota.

“Në qoftë se raportimi është jo i plotë, i pabalancuar ose jo i saktë, konsumatorët mund të fitojnë pritje joreale dhe të kenë kërkesa joreale për mbrojtjen dhe kujdesin e tyre shëndetësor, me çka dobia është e vogël, ose bile mund të jetë edhe e dëmshme”

Për qasjen senzacionaliste dhe të pamenduar mirë, fletë edhe informata që e kanë shënuar vetë autorët, se “zbulimi” me mjaltën te pacienti ka funksionuar  para 13 vitesh. Pse u bë aktuale mu tani? Nuk është bërë asnjë analizë se çka ndodh në fushën e mjekësisë dhe të trajtimit të kancerit në 13 vitet e kaluara. Këtu shumëfishohet shpresa që prodhuesi i mjaltës ua jep njerëzve që vijnë te ai, të cilët kanë dert dhe janë të pashpresë.

Për më tepër, edhe titulli çon në interpretim të gabueshëm për shkak se është shkruar sikurse tani është zbuluar ilaçi për kancer edhe me një gjë që e kemi para sysh tërë kohën. Rasti i izoluar i përmirësimit të gjendjes (për të cilën mjekësa nuk jep shpjegim, por kemi vetëm dëshminë e një njeriu të vetëm), paraqitet si zgjidhje e sëmundjes nga e cila vetëm në vitin 2012 kanë vdekur mbi 8 milionë njerëz në botë. 

Në librin “Bëhu gazetar”, Branko Geroski shkruan:

“Publikimi jokritik, senzacionalist i lajmit se është zbuluar ilaçi kundër kancerit mund të shkaktojë shpresë të rrejshme ose të parakohshme te mijëra gra. Shumë prej tyre do të bëjnë harxhime të panevojshme duke u përpjekur ta gjejnë ilaçin që tek duhet të shyrtohet në aspekt klinik. Disa prej tyre do t’i ndërpresin terapitë e tyre dhe do ta përkeqësojnë gjendjen. A guxojmë ta bëjmë këtë? Përveç kësaj, nuk guxojmë të publikojmë fakte për argumente mjekësore, bile edhe për argumente të tjera të ekspertëve, që mund të shkaktojnë frikë të paarsyeshme me përmasa të mëdha”.

Mu kjo është arsyeja kryesore, se pse etika dhe parimet e gazetarisë së përgjegjshme (të cilat në artikullin që e recensojmë janë varrosur), janë me rëndësi të veçantë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

:

informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

joadekuate

e gabuar

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja