verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Moslëshimi i këngëve popullore është “mëkat” prej 20.000 eurosh

on 30 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

nova-makedonija-nepustanjeto-crop-resize

Dënimi prej 20 mijë eurosh që iu shqiptua TV Telmës për shkak të prezencës së pamjaftueshme të muzikës popullore në programin e tyre e ngriti edhe ashtu temperaturën e lartë në relacionin pushtet – media. Me të vërtetë, në të ashtuquajturat media proqeveritare nuk kishte reagim, si zakonisht, kur bëhet fjalë për veprimet e pushtetit (nisemi nga ajo se edhe Agjencia për media, apo jo, dominon ajo “strukturë votuese”), por reagime kishte te ato të pavarurat. Përjashktim nga kjo skemë është teksti në “Nova Makedonija”, i cili është bërë në mënyrë më studioze dhe meriton respekt për qasjen dhe shfrytëzimin e më tepër burimeve. Ai është shembull i mirë për kolegët e rinj për ta zhvilluar temën në mënyrë të strukturuar dhe për ta shndërruar të paqartë dhe të ngatërruarën në diçka të thjeshtë dhe të ngatërruar për vlerësim personal të gjithë rastit, pa e shfrytëzuar komentimin (përmbylljen) nga ana e autorit.

Непуштањето народњаци е „грев“ од 20.000 евраLinku deri te artikulli origjinal: Moslëshimi i këngëve popullore është “mëkat” prej 20.000 eurosh

Data dhe koha e publikimit: 23.05.2014

Data e recensionit: 25.05.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Televizionet e Maqedonisë që emitojnë program në nivel nacional do të kishin dëm më të vogël nëse nuk sigurojnë mbrojtje adekuate për publikun e mitur, se sa nëse nuk e plotësojnë kuotën për muzikë popullore dhe zbavitëse të vendit, ekskluzivisht me balanc ndërmjet këtyre dy zhanreve. Sipas Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, nëse ndonjë televizion u mundëson fëmijëve të shohin dhunë ose pornografi, mund të paguajë dënim prej 10 deri në 20 mijë euro. Por, për mosëlshimin e muzikës së mjaftueshme popullore dënimi është 20 mijë euro, as më paj as më shumë. Ky është dënimi i dytë më i lartë që parashihet me këtë ligj. Dënimi më i lartë është 100 mijë euro dhe shqiptohet nëse mediat nuk prodhojnë dhe nuk emitojnë së paku 10 orë program dokumentar vendor dhe së paku 20 orë program filmik vendor në vit”.

Së pari, teksti jep një pasqyrë të mirë të politikës ndëshkuese që është paraparë me Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe e tregon absurditetin, sipas të cilit, shkeljet, kushtimisht marrëm, më banale, nga një medie marrin dënime maksimale, ndërsa lëshimet të cilat në një mjedis etik-programor të pranuar gjerësisht edhe jashtë kufinjve tonë do të shkaktonin sanksione më të ashpra, te ne trajtohen në mënyrë shumë të butë nga politika ndëshkuese. Kështu, “nëse televiuzioni ka pronar të dyshimtë, nëse ka bashkëpronar të fshehtë, gjegjësisht nëse pas pronarëve qëndron ndonjë i huaj të cili nuk mund t’i përcaktohet prejardhja e kapitalit në vendin amë. Gjegjësisht, është mëkat më i vogël nëse në strukturën pronësore ka një narkokartel meksikan se sa të mos lëshohet muzikë popullore. Në këtë kornizë janë edhe dënimet nëse ndonjë televizion nuk i lejon agjencisë të bëjë mbikëqyrje profesionale ose nëse nuk ia dorëzon të dhënat që i nevojiten. Madje edhe sikur televizioni fillon të emitojë program pa siguruar leje, mund të kalojë me dënim më të vogël se sa ai për muzikën.” Absurde, për të cilat, nëse asgjë tjetër, ata që udhëheqin me Agjencinë duheshte të marrin iniciativë për ndryshime. Siç është absurde edhe dispozita se nëse ndonjë televizion organizon lotari të rrejshme do të kalojë me dënim prej vetëm 5.000 eurosh!

Segmenti i dytë të cilin e prek teksti është definimi i termit muzikë popullore. Sipas drejtorit të televiziont Telma ata kanë edhe më tepër minutazh të muzikës popullore se sa ajo që kërkohet, mirëpo koncepti i tyre është ta mbrojnë muzikën burimore!

Nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike kanë thënë se cilat kategori të muzikës i konsiderojnë si popullore, domethënë janë të pranishme si burim, ndërsa muzikologu Kollovski jep një sqarim pak më të gjerë, që lejon përzierje absolute të asaj që e përcaktojmë si muzikë zbavitëse me atë që e trajtojmë si muzikë popullore! Pra, teksti në “Nova Makedonija”, e vërtetoi ekzistimin e dy “zbrazëtirave” në trajtimin e përmbajtjeve programore nga ana e Agjencisë e të cilat, deri tani dy herë e kanë qëlluar mu televizionin të cilin vëzhguesit ndërkombëtarë e lavëdruan për informimin e paanshëm në zgjedhjet e fundit. Prandaj, ky dënim edhe përjetohet si “vënie klasike në rend dite” të një medie, e cila në mes tjerash karakterizohet me trajtim jokomercial të kulturës.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja