verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Myslimanët do të protestojnë për shkak të altoparlantëve të xhamive

on 26 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Започнуваат протести поради звучниците на џамиите 001

Teksti është publikuar së pari në një ueb-faqe si reklamë nga ajo që mund të lexohet në javoren me emër të njëjtë në formë të shtypur. Autori përpiqet që nga thirrjet për lutje në xhami nëpërmjet altoparlanteve të bëjë problem aty ku nuk ka, që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike. Më tepër është në funksion të mobilizimit (“Do të ketë protesta”, “Do të organizohen protesta”) se sa që informon. Ka elemente shqetësuese që bazohen në bisedën me kryetarin e OJQ-së “Iloja” për të cilën nuk jepet asnjë e dhënë për atë se kush është grup i saj i qëllimit dhe me çka merret konkretisht.

Започнуваат протести поради звучниците на џамиитеLinku deri te artikulli origjinal: Fillojnë protesta për shkak të altoparlantëve të xhamive

Data dhe koha e publikimit: 20. 09. 2013

Data e recensionit: 24. 09. 2013

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia: Artikulli nuk e paraqet pasqyrën reale dhe të vërtetë të problemit, me ç’rast autori bën problem me konstatimet dhe konstruksionet e tij. E fsheh të vërtetën se muezini (nëpunësi fetar që thirr pët lutje në fenë islameа) personalisht thërret për në lutje, ejo nëpërmjet CD-së, dhe gjatë kësaj përdor mikrofon dhe përforcues, dhe “nuk fle në shtëpi gjatë asaj kohe” siç dëshiron ta paraqesë autori.

I referohet pjesëve të Kuranit, që nuk ekzistojnë (…„as në Kuran e as në ndonjë libër tjetër islam nuk shkruan se hoxha duhet të flejë në ora katër të mëngjesit”…).

Në artikull nuk ka interpretim autentik të thirrjes së muezinit, si dhe të informatës më kryesore se kjo thirrje nuk zgjat më shumë se 2-3 minuta, ndërsa për namazin e akshamit edhe më pak, kështu që autori me vetëdije e zmadhon problemin.

1257-5Je informatë jo të saktë dhe arbitrare se fuqia e zërit nga thirrja për lutje është mbi 200 decibelë, (më poshtë vetë autori konstaton se askush nuk e ka matur fuqinë e zërin).

U referohet bashkëbiseduesve anonimë që nuk jetojnë në pjesët e qytetit ku mund të ketë problem real (Bit Pazar, Çair, Gazi Babë, Butel, Taftalixhe 2, Nerez, ku ka koncentrim më të madh të objekteve fetare islame). Artikulli thirr në/përmend protesta, e nuk ka informatë as ku, as kur, e as në sa ora do të mbahen ato.

Deklarat e kryetarit të OJQ-së nuk është referente dhe nuk ka pika të përbashkëta me problemin, grupin e qëllimit dhe veprimtarinë e kësaj organizate joqeveritare. “Iloja” është organizatë për ndihmë humanitare për popullatën rome në lagjen Todor Çangov në fshatin Lisiçe, ku aspak nuk ekziston një problem i këtillë – nuk ka xhami. Ndërsa, bashkëbiseduesit e tjerë janë anonimë.

Autori bën interpretimin e gabuar të Kuranit, i përzien kompetencat, e përzien policinë pa iu referuar burimit, jep interpretime të tija të gabuara të dispozitave ligjore dhe përpiqet të tregojë se si duhet të matet zëri.

1257-2Burimi i informatave: Burimi kryesor i informatave është bashkëbiseduesi i OJQ-së “Iloja”, një organizatë humanitare anonime dhe margjinale për ndihmë të personave të hendikepuar të personalitetit rom. (“Iloja” është regjistruar me seli në lagjen “Todor Çangov” në rrugën me po të njëjtin emër, numër 35. Kjo lagje është logjistikë e fuqishme e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-së. Kjo organizatë humanitare është aktive kryesisht gjatë aktiviteteve parazgjedhore kur ndan “ndihma humanitare” për romët lokalë).

Burimi i dytë, zëdhënësi i BFI-së, i cili praktikisht i demanton tezat e gazetarit dhe jep deklaratë diametralisht të kundërt me atë që e thotë autori se muezini thirrjen për lutje e lëshon në CD (… “Sipas dispozitave islame muezini duhet të thërrasë për lutje dhe këtë e bën në mënyrë natyrore, domethënë me zërin e tij”…).

Përmbajtësia: Теksti është kaotik, konfuz, kalon prej një teme në tjetrën, prej xhamive te këmbanat ortodokse dhe kisha katolike,te metodologjia për matjen e fuqisë së zërit, te celularët bashkëkohorë, tema është prekur vetëm sipërfaqësisht dhe nuk është përpunuar profesionalisht. Ajo krijon konfuzion dhe huti te lexuesi, është e mbushur përplot me teza brengosëse dhe shqetësuese që mund të shkaktojnë tensione serioze ndërfetare, mobilizon për protesta, nxit urrejtje fetare.

1257-3Anshmëria: Artikulli e stigmatizon dhe e satanizon një fe, fut elemente të urrejtjes (…„hoxhallarët dëshirojnë t’i detyrojnë jomyslimanët të shpërngulen”…).

Komentimi: Аutori nuk ka depërtuar në thellësinë e temës, e nga ana tjetër e komenton atë. Nuk e njeh përmbajtjen e Kuranit, por me ironi përpiqet të komentojë („as në Kuran e as në ndonjë libër tjetër islam nuk shkruan se hoxha duhet të flejë në ora katër të mëngjesit”).

Kualiteti i titullit: Мobilizues, shqetësues, joadekuat për problemin që trajtohet.

Fotografia: Jopërmbajtësore, e pajetë, stigmatizuese.

Gjuha e urrejtjes: Ka elemente: (…”Popullata jomyslimane në botë altoparlantët i quan “pastrim me zë”, metodë me të cilën hoxhallarët dëshirojnë jomyslimanët të shpërngulen“…).

Përfundimi: I gjithë teksti paraqet një komunikim të koduar, të cilin duhet ta kuptojnë vetëm bashkëmendimtarët e tezës që plasohet nga autori në fund (pastrim etnik, myslimanët i detyrojnë jomsyslimanët të shpërngulen), plason gjoja rrezikim të popullatës jomyslimane nga myslimanët dhe fut shqetësim me metodat e pretenduara me të cilat hoxhallarët dëshirojnë t’i detyrojnë myslimanët të shpërngulen. Kjo tezë krijon brengosje te lexuesit, shqetësim dhe frikë nga e ardhmja. Ka elemente serioze të manipulimit politik dhe homogjenizimit etnik-fetar, të fshehur prapa një farë perdeje të gjoja mbrojtjes së kolektivitetit të vet.

Në botën dhe në kohën në të cilën jetojmë, feja shpeshherë keqpërdoret për qëllime politike (bile edhe për nxitje lufte), në vend që t’i afrojë njerëzit. Mediat gjatë hapjes së temave të këtilla (të cilat akoma janë tabu te ne) duhe të jenë të kujdesshëm që të mos i lëndojnë ndjenjat e njerëzve në një mjedis mulftifetar siç është Maqedonia. Porositë dhe konstatimet e këtilla, interpretimet personal dhe joprofesionale të rregullave dhe normave fetare, edhe mund të duke si beninje, mund të jenë shumëfishues të problemeve serioze. Mediat dhe gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e kanë në një shoqëri heterogjene. Ato nuk guxojnë të jenë transmetues të deklaratave që fusin elemente të mostolerancës fetare dhe shkojnë në drejtim të stereotipeve negative. Përvoja nga disa ngjarje negative (djegia e xhamive, demolimi i xhamive…) që kanë ndodhur në një të kaluar jo edhe aq të largët, e rrisin përgjegjësinë e bashkësive fetare dhe të mediave.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

Pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare, anonime

relevante, jorelevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

Pjesërisht

nuk nxit dhunë

Pjesërisht

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja