verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!

on 19 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Загадувањето-не-сопира-секоја-година-нови-4.500-заболени-од_-http___inbox7mk-crop-resize

Storja “Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!”, trajton një temë aktuale të përpunuar në mënyrë solide nga të gjitha aspektet. Faktikisht, publikut lexues i është prezantuar një hulumtim për ndotjen, i mbështetur me mendime profesionale, tabela dhe grafikone. Materiali është i madh, por i lexueshëm, ka qasje dhe përmbajtje të mirë dhe meriton vlerësim pozitiv për shkak se opinioni ka të drejtë ta dijë të vërtetën për këtë problem shumëvjeçar dhe për atë se cilat janë pasojat për shëndetin e popullatës.

Dy të tretat e vitit jemi të ekspozuar ndaj ndotjes dhe vlerësohet se një e treta e rasteve të vdekjes janë nga ndotja e ajrit.”

 

Numri mi i madh i njerëzve të sëmurë nga kanceri në katër vitet e fundit janë regjistruar në Shkup, ku vetëm në komunën Qendër vitin e kaluar ka pasur 800 njerëz të rinj të infektuar në krahasim me vitin paraprak (2012). Nga komunat e tjera, në krye të tabelës është Strumica, e pastaj vijojnë Manastiri, Velesi, Kumanova dhe Tetova.”

Загадувањето не сопира, секоја година нови 4.500 заболени од_ - http___inbox7.mk_Linku deri te artikulli origjinal: Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!

Data dhe koha e publikimit: 09.10.2014

Data e recensionit: 11.11.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

RESPEKTIMI I TË VËRTETËS

Bëhet fjalë për storje e cila nuk shtron pikëpyetje për vërtetësinë e saj. Në të në mënyrë korrekte janë shënuar burimet e informatave dhe plotësisht është repsektuar e vërteta. Janë transmetuar dëshmitë e banorëve të lagjes “Zhelezara” në Shkup, mendimet e ekspertëve (nga Instituti për shëndet publik dhe Klinika për onkologji), deklarata nga Ministria për Shëndetësi, si dhe nga OJQ-ja “Fronti 21/42”. Përveç kësaj, janë prezantuar të dhëna nga Banka Botërore dhe është theksuar rregullativa ligjore që e trajton këtë problematikë.

Me konsultimin e bashkëbiseduesve kompetentë, autorja nëpërmjet një naracion të mirë (ku, në mes tjerash, përkutojn edhe për premtimet dhe deklaratat e Ministrisë për ambient jetësore dhe planifikim hapësinor), ka arritur të plotësojë temën dhe ta prezantojë problemin nga të gjitha anët.

 

TEKST GAZETARESL ME PËRGJEGJËSI

Elementet komentuese janë përdorur me maturi, më tepër si konstatime gjatë transmetimit ttë deklaratave të ekspertëve, nga të cilat, qartë shihet se çfarë dimensionesh alarmante është duke marrë problemi.

“Koncentrimet e ndotjes së ajrit gjatë vitit janë me përqindje të lartë mbi kufinjtë e lejuar. Në fakt, vetëm 20 ose 30 për qind e vitit kemi përqendrime nën ata 50 mikrogramë të grimcave PM 10. Këto janë përqendrime shumë të mëdha… Ky është një presion i tmerrshëm i të jetuarit… Vetëm në Shkup nga rreth 5000 raste të vdekjeve që regjistrohen në vit, 1200 supozohet se janë nga ndotja e ajrit.” Dragan Gjorgjev, ekspert për ekologji shëndetësore nga Instituti për shëndet publik

 

“…  se çdo vit në shtet regjistrohen 4.500 njerëz të rinj të sëmurë me kancer. Nga viti në vit rritet numri i rasteve të njerëzve të sëmurë me kancer të mushkërive, ndërsa si arsye kryesore ai i cek pirjen e duhanit dhe ndotjen. “,  dr. Milan Risteski, drejtor i Klinikës për onkologji

Artikulli është i menduar i mirë dhe i rregulluar teknikisht. Kemi material të pasur dhe përmbajtësor, i ndarë me nëntituj dhe korniza, e kualitet të veçantë tekstit i japin grafikonet dhe tabelat për:

 “numrin e të sëmurëve nga neoplazma (kanceri) sipas komunave”

“gjendja momentale e kualitetit të ajrit”

 “substancat më të shpeshta ndotëse”

Paraqitja e këtillë grafike e të dhënave të fituara nga institucionet relevante, lexuesve u jep mundësi të fitojnë një pasqyrë më objektive për gjendjen me ndotjen e ajrit. Kështu, pa dyshim, kjo storje hulumtuese e dokumentuar me shumë fakte konkrete, paraqet një shembull autentik për një tekst gazetaresk me përgjegjësi që lexohet “me një frymë”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja