Recension: Në rrethin e Tetovës: Një amerikan e hulumton bombarduesin e rrëzuar amerikan
Published in Recensione
on 20 - 01 - 2014 Author: Југослава ДуковскаReportazhi për kërkimin e mbetjeve nga bombarduesi i rrëzuar amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore në rrethin e Tetovës dhe tregimi që lidhet me atë ngjarje dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në të, paraqet një freskim të vërtetë në hapësirën edhe ashtu monotone mediatike në Maqedoni. Përveç që bëhet fjalë për zhanr të reportazhit, që shumëë rall hset në faqet e gazetave të shtypura, tema është përpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Reportazhi është përplot me të dhëna interesante, deklarata të njohësve të çështjes, fotografi ekskluzive, është përmbledhur bukur dhe është i lehtë për t’u lexuar. Është e qartë përpjekja e autorit, që është dhënë vetëm me inicale, që temën ta hulumtojë në mënyrë të detajuar, kështu që produkti final veçohet në detin e produkteve të paqarta dhe joorigjinale në aspekt të zhanrit, me të cilat gjithnjë e më shumë mbushen faqet e mediave elektronike dhe të shtypura.
Linku deri te artikulli origjinal: Në rrethin e Tetovës: Një amerikan e hulumton bombarduesin e rrëzuar amerikan
Data dhe koha e publikimit: 17.01.2014, 9:19
Data e recensionit: 18.01.2014
Recensuese: Јugosllava Dukovska
Vërtetësia: Faktet që janë dhënë në këtë reportazh janë prezantuar në mënyrë solide, të mbështetura me deklarata të njohësve të ngjarjes, dëshmi, fotografi autentike nga pilotët amerikanë, nga hulumtimet në vendin e ngjarjes, sendet e gjetura nga aeroplani.
Burimet e informatave: Pohimet janë mbështetur se deklarata të detajuara dhe dëshmi të më tepër burimeve relevante.
Anshmëria: Një produkt i balancuar dhe i përmbyllur në mënyrë të mirë.
Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Portali e vazhdon praktikën e publikimit të teksteve të nënshkruaa autoriale, edhe pse vetëm me iniciale.
Kualiteti i titullit: НTitulli nuk është atraktiv, por vetëm në mënyrë korrekte informon për temën e reportazhit.
Fotografia: Ilustrimet me fotografitë e vjetra, si dhe inçizimet nga hulumtimet në lokacionin ku ka rënë bombarduesi amerikan, janë njëri nga argumentet më të fuqishme të këtij reportazhi. Ato me siguri do ta mbajnë vëmendjen e lexuesit.
Заклучок: Edhe pse vlen si një nga zhanret më atraktive gazetareske, reportazhi autentik (feature story) pothuajse edhe nuk ekziston në mediat e Maqedonisë ose, temat përpunohen në mënyrë gjysmake ose jokualitative. Dhe përderisa në botë ky zhanr është më i lexuar, më i shikuar dhe më i shpërblyer, te ne sikur është në zhduje e sipër. Aftësia për të bërë një reportazh të mirë është në mënyrë të suksesshme, me fjalë dhe fotografi ta vendosësh lexuesin në vendin e ngjarjes, ta përshkruash ngjarjen, t’i ringjallësh ndjenjat, Mu për këtë, reportazhet e këtilla ia vlen të përmenden dhe të shërbejnë si shembull dhe inspirim, që të përkujtojnë se si duhet të duket një produkt gazetaresk kur respektohen standardet gazetareske. Bëhet fjalë për një zhanr atraktiv dhe shumë të lexuar, prandaj redaksitë, edhe përkundër vështirësive financiare, duhet të ndajnë njerëz dhe resurse që ato të realizohen më shpesh.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
është i balancuar
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente kualitative multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e