verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Në Veles gjenden 150 emigrantë të karbonizuar

on 15 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-066-jaglenosani-crop-resize

Funksioni kryesor i gazetarisë është të informojë, saktë, në mënyrë precize dhe në kohë. Recensojmë një informatë që tregon se si duket mundësia e lëshuar që publiku lexues të informohet saktë, në kohë, dhe sa më detajisht dhe me kualitet.

Lajmi për 150 emigrantët sirianë, të fshehur në vagonin e trenit me karbon, të cilët u gjetën nga policia e Velesit, ishte njëri nga lajmet e ditës. Mediat shpejtuan t’i dërgojnë ekipet e tyre dhe ta mbulojnë storjen për refugjatët e lodhur të luftës siriane, të cilët në këtë mënyrë janë nisur drejt një jete më të mirë diku në Evropë. Gjatë asaj dite, e veçanërisht të nesërmen, vinin versione të plotësuara të informatave fillestare për këtë ngjarje, ku kishte edhe deklarata nga një pjesë e emigrantëve, qëndrimi i Ministrisë për Punë të Brendshme, detaje për atë se sa u ka kushtuar sirianëve ky udhëtim ilegal e kështu me radhë.

Lajmi që është subjekt i këtij recensioni, është publikuar të nesërmen, më saktë 15 orë pas lajmeve të para për refugjatët sirianë në vagonet me qymyr, kur kanë qenë të njohura të gjitha detajet në lidhje me rastin në Veles. Megjithatë, për arsye të panjohura, ky lajm ka informata të varfëra, më saktë, siç është thënë, informata FILLESTARE, nuk ka burime, nuk ka deklarata, nuk ka asgjë nga ajo që mediat e tjera e kishin publikuar më herët, e nga ana tjetër ka një titull shumë të keq, morbid dhe të pasaktë, si dhe një fjalë të shkruar gabimisht, e cila në lajmin me shtatë reshta, përsëritet dy herë.

Titulli paraqet një përpjekje të dështuar për senzacion dhe në vend që të informojë, plason një dezinformatë të kulluar, të kamufluar me një titull me “shtos”. Mirëpo, puna nuk është për t’u tallur – “emigrantë të karbonizuar”, gjithmonë dhe çdokujt do t’i asocojnë në trupa të djegur, të karbonizuar të njerëzve të mjerë, e jo siç ka menduar autori – në njerëz të nxirrë nga ajo që është dashur të udhëtojnë në vagon përplot me qymyr, siç ishte rasti këtu. Pasi të lexohet lajmi, mund të kuptohet se titulli ka qenë një “shaka”, edhe atë e pakripë.

Plotna003Linku deri te artikulli origjinal: Në Veles gjenden 150 emigrantë të karbonizuar 

Data dhe koha e publikimit: 1.09.2014, 05:30

Data e recensionit: 5.09.2014

Recensues: Јugosllava Dukovska

Se lajmi bazohet në informata të sakta mund të konstatohet pasi të lexohen edhe informatat e tjera që kanë të bëjnë me gjetjen e 150 emigrantëve sirianë në vagonin e trenit në Veles. Vetë lajmi nuk citon as ndonjë burim, as që ka informata të dorës së parë që do ta mbështesnin vërtetësinë e asaj që është publikuar.

Jogjithëpërshirja e kësaj informate është njëra nga mangësitë e saja serioze. Duke pasur parasysh kohën e publikimit të saj, është evidentet se në internet tashmë ka pasur një bollëk të madh detajesh për gjetjen, prejardhjen dhe fatin e refugjatëve nga Siria. Në këtë rast, fshehja e informatave është bërë ashtu që nuk është asnjë përpjekje që ato detaje të reja të futen në lajmin FILLESTAR, të cilin e ka pasur kjo medie.

Ajo për të cilën më së shumti dallon ky lajm nga të tjerët që janë publikuar në këtë temë është – titulli. “Në Veles gjenden 150 emigrantë të karbonizuar” me të vërtetë është një konstruksion nga i cili do t’ju ndalet fryma dhe do t’ju detyrojë që ta lexoni lajmin me titullin e këtillë, por vetëm deri sa të konstatoni se bëhet fjalë për një të pavërtetë, që është keqpërdorur që të tërhiqet vëmendja juaj. Përveç që është e pandershme si procedurë, dezinformimi i këtillë nuk është në frymën e profesionit, i cili nënkupton informim në kohë dhe të saktë, dhe është krejtësisht joserioz.

Fotografia që është vënë si ilustrim për lajmin, është gjëja e vetme që ka vlerë të mirëfilltë në këtë informatë, për shkak se bëhet fjalë për fotografi autentike nga vendi i ngjarjes. Por, as kjo nuk është theksuar në mënyrë të veçantë, e as, që është theksuar burimi i informatës dhe çka paraqet ajo, ndërsa mënyra se si është plasuar (shumë e vogël, në këndin e epërm të majtë të faqes) ia zvogëlon vlerën.

Si duket nuk ka pasur mundësi që lajmi të dalë më i keq – i vogël, i padenjë, i vonuar dhe i deplasuar për shkak se informata shumë më të detajuara për refugjatët e gjetur sirianë në Veles tashmë ishin publikuar në media të tjera, me titull që i dezinformon lexuesit dhe me dy gabime të vrazhda që “t’i vrasin sytë”, në nëntitull dhe në brendi të lajmit.

Simptomatike është se këtë lajm, me gjithë gabimet e tij, i tillë siç është, e transmetojnë (pa e theksuar burimin, që është praktikë e përhapur) edhe disa media të tjera maqedonase. Edhe në këtë rast, sikurse edhe shumë herë të tjera, kur do të ballafaqohemi me lëshime të këtilla të vrazhda dhe joprofesionale të mediave, imponohet pyetja: a i lexon dikush lajmet para se ato të vendosen nëpër ueb-faqe apo më me rëndësi është të publikohet diçka, qoftë edhe lajm i shtrembëruar dhe i pasaktë, vetëm që të merret pjesë në garë?


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk ka burime

nuk ka burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

fotografia kryesore nuk shfaqet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja