verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Nëpër çerdhe dhe shkolla festohet festë që nuk ka lidhje me ne

on 12 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-037-www_novamakedonija_com_mk_NewsDetal_asp_vest1-crop-resize

Recensojmë tekst i cili sikurse do t’ju imponojë qytetarëve opinion se si të orientohen për një situatë të caktuar, në këtë rast “Natën e Shtrigave”, duke i mobilizuar ata për të ndaluar një argëtim globalisht të pranuar – pra një karneval. Është kategorizuar në nivelin e “manifestimeve të rrezikshme shoqërore”, dhe se duhet të ndalohet me dekret për shkak se ky manifestim “e helmon qenien e maqedonasve të krishterë”.  Duke harruar se në Maqedoni nuk jetojnë vetëm të krishterët, se në mesin e të krishterëve ka katolikë dhe protestantë, pastaj jetojnë myslimanë … (“Sociologët mendojnë se është e rrezikshme dhe e dëmshme, nëse lejohet të hyjë festimi i kësaj dite në Maqedoni”).

FireShot Screen Capture #037 - 'Во градинките и во училиштата се слави празник што нема врска со нас - Нова Македонија' - www_novamakedonija_com_mk_NewsDetal_asp_vestLink deri te artikulli origjinal: Nëpër çerdhe dhe shkolla festohet festë që nuk ka lidhje me ne

Data e publikimit: 01.11.2014

Data e recensionit: 06.11.2014

Recensues: Aleksandar Pisarev 

 

A ËSHTË KUNGULLI I DËMSHËM ?

Kungujt, vizatimet naive të fëmijëve me kunguj dhe fëmijë të veshur me maska si shtriga, teksti i vë ato në një matricë ideologjike dhe nëpërmjet deklaratave të bashkëbiseduesve i stananizon dhe i shpall për të dëmshëm, pa mos arsyetuar dhe definuar se në çfarë baze janë të rrezikshëm – në bazë të shëndetit? Si fajtor për “dëmin” në mënyrë taksative përmenden mësuesit, edukatoret, prindërit dhe drejtorët. Në mes rreshtave hetohet tentim i cili është drejtuar direkt në adresë të tyre që herë tjetër kjo mos të ndodhë.

Mund të shihen vizatime të dallueshme me kunguj të ngjyrosur, kurse fëmijët bënin paradë me maska, të veshur si shtriga, vampir… kjo ndodh me dijen mësuesve, edukatorëve, prindërve dhe drejtorëve, edhe pse kjo ditë absolutisht nuk ka asnjë lidhje me këtë shoqëri, traditë dhe kulturë. Sociologët vlerësojnë se është e rrezikshme dhe e dëmshme nëse je lejohet të hyjë kremtimi i kësaj dite në Maqedoni, për arsye në këtë ditë kremtohen e keqja dhe jomoralja.

MOS RESPEKTIM TË SË DREJTËS PËR BESIM?

Jo vetëm që është e rrezikshme dhe dëmshme … por është e kuptueshme për mua që fëmijët tanë në çerdhet dhe shkollat tona shtetërore të kremtojnë të keqen … Kisha katolike e njeh këtë festë dhe e ka futur si të vetin, në katolicizëm ka hyrë si nata para ditës se të të gjithë të vdekurve. Sipas profesorit, është e rrezikshme nëse tek ne hynë kremtimi i Natës së shtrigave. Thotë nëse do të ishte varur nga ai do ta kishte ndaluar këtë.  

Qatë mund të shihet se harrohet se në Maqedoni jetojnë edhe katolikë, imponimi i një qëndrimi të tillë për ndalim në mënyrë direkte është shkelje e  së drejtës për besim.

Sipas Kushtetutës, Maqedonia është shtet sekular, kurse shkollat, përjashtuar ato religjioze, janë të ndara nga kisha. Me deklarata të theksuara të zyrtarëve religjioz, të cilët imponojnë ndalimin e kësaj zbavitjes, drejtpërdrejtë shkelet sekulariteti i shteit dhe kisha përzihet aktivitet e lira të shkollave. Edhe, më keq satanizohet festa e një religjioni tjetër në një shtet multi-konfensional që mund të ketë pasoja negative:

Asnjë i krishterë nuk e feston këtë ditë, kjo nuk duhet të shënohet,ajo është e njëjtë sikur të krishterët të festojnë Bajramin. Më konkretisht unë u kma treguar mësuesve të fëmijëve të mi të mos i përfshijnë në diçka të tillë për arsye se ato vijnë nga familje të krishterët.

Nëse “kjo ditë nuk ka absolutisht asnjë lidhje me shoqërinë, traditën dhe kulturën tonë … ndoshta duhet të ndalohet”, çfarë bëjnë me Babagjyshin e Vitit të Ri, ky nga një hero i “Koka-Kolës”, u bë fenomen global i pranuar edhe tek ne, kurse njëjta vlen edhe për Valentinin, dita e të dashuruarve dhe arushave prej pelushi, cili deri diku është pranuar edhe tek ne. I cili duhet të flaket si i padëshiruar, i dëmshëm dhe si pjesë e konspiracionit kundër nesh”? Por, edhe buzmi nuk ka qenë festë kishtere dhe nuk ka lidhje me Kërshëndellat, por, zakon pagan i lidhur me zvogëlimin e ndriçimit të diellit.  Ndezja e degës së dushkut është për tu mundur errësira dhe të ftohtit. Është e vërtetë se Kërshëndellat nuk paraqesin ditën e lindjes së Krishtit, pra sa do të jetë i rëndësishëm, prejardhjen e ka pagane- babilonase. Përsëri, çfarë rëndësie ka?

 

DALLIMI ËSHTË NË IKONOGRAFI

Në thelb, asgjë nuk është diskutabile dhe për çfarë gjithë kjo panik për arsye të kungujve dhe maskave.  Keltët e lashtë, ajo ka qenë fillimi i vitit të ri. Përskaj të pranimit të krishterimit, misionarët nuk kanë arritur të çrrënjosin disa tradita pagane, kështu që kisha në shekullin e 7 ka gjetur zgjidhje –  1 nëntori është shpallur dita e gjithë të shenjtëve, kurse nga shekulli i 11 edhe 2 nëntori është shpallur Dita e të vdekurve kur kujtohemi për të gjithë të ndjerit. Dallon vetëm ikonografia: a do të jenë kunguj, gjethe ose degë nga arrat.

Në vend që të ndiqen principet e përgjithshme të sjelljes dhe të promovohet demokracia, shoqëria civile, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe dinjiteti, këtu me një produkt të lirë dhe papërmbajtje, kemi tentim që qytetarëve që t’ju imponohet ajo që dikush donë t’ju imponohet dhe ti kthejë në individë të klonuar të cilët padiskutim do të ndjekin alkimistin e tyre.

Është shkelur neni 7, neni 10 dhe neni 11 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 7.

Gazetari të respektojë privatësinë.

 

Neni 10.

Gazetari me vetëdije nuk do të krijoj, dhe as nuk do të përpunojë informata që rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të nxit diskriminim në bazë të religjionit …

 

Neni 11.

Gazetari duhet ti respektojë standardet e pranueshme … për respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjionit në Maqedoni.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim fetar

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja