verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Një arsye më shumë pse nuk duhet të mbani celularin nën jastëk

on 4 - 02 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Причина-повеќе-зашто-не-треба-да-го-ставате-телефонот-под-перница-I-A1ON-crop-resize

Ne shekullin 21, njeriu me hapa gjigant avancon pushtimin e teknologjive të reja, kurse jeta është bërë e paimagjinueshme pa Wi-Fi pajiset dhe telefoninë mobile. Interneti pa tel (wireless) dhe ruterët që transmetojnë sinjale janë gjithkund rreth nesh dhe ndikimi i tyre mbi njeriun dhe organizmat e gjalla të tjera ende nuk është hulumtuar sa duhet dhe në mënyrë të qartë. Prandaj, kjo fushë ngjall interes të madh në media. Megjithatë, përpunimi i këtyre temave kërkon kujdes të madh dhe njohuri. Përndryshe, mund të gabohet, publiku to vihet në dilemë, do të shqetësohet dhe do të frikohet nga përmbajtja që nuk është transmetuar në mënyrë reale.

Recensojmë prodhim gazetaresk i cili duhet ta tregojë dëmin nga rrezatimi nga ruterët dhe celularët, kurse në video, tregohet e kundërta, që mediumi nuk e ka theksuar. Prandaj edhe e recensojmë këtë artikull.

 

FireShot Pro Screen Capture #102 - 'ВИДЕО_ Причина повеќе зашто не треба да го ставате телефонот под перница I A1ON' - a1on_Linku deri te artikulli origjinal: Një arsye më shumë pse nuk duhet të mbani celularin nën jastëk

Data dhe koha e publikimit: 25.01.2014, 14:11

Data e recensionit: 28.01.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia: Është e vërtetë se pesë vajza nga një shkollë në Danimarkë kanë kryer një eksperiment me fara të bimëve në mënyrë që një pjesë e kanë ekspozuar nga veprimi i rrezatimit të routerit dhe pjesën tjetër e kanë lënë në një dhomë të “pastër”. Ata argumentojnë se bimët në dhomën ku kishte rrezatim nga routeri nuk kanë zënë. Eksperimenti është kryer në një hapësirë amatore që nuk është një laborator i kontrolluar.

Informacioni se eksperimenti është bërë dhe që ka shkaktuar shumë interes është i saktë. Megjithatë, videoja që e shoqëron informacionin e tregon të kundërtën, kurse mediumi këtë nuk e ka theksuar. Në të vërtetë, në kushte laboratorike me parametra të kontrolluara në mënyrë strikte, eksperimenti është përsërit dhe është dëshmuar e kundërta,  se nuk ka ndonjë lidhej të fortë në mes fuqisë së sinjalit Wi-Fi të routerit nga njëra anë dhe së nga ato fara a rriten bimë. Duke pasur parasysh këtë, besueshmëria e informacionit mund të vihet në pyetje.

Burimet e informatave: Nuk ka burim të informatave, lajmi është marr nga portalet rajonale i cili është publikuar në fillim të verës së kaluar.

Përmbajtësia: Informacioni nuk është deri në fund e përmbajtjesore. Fotografitë dhe videoja të cilat e përcjellin lajmin nuk janë autentike nga eksperimenti të cilin e kanë realizuar pesë vajzat nga shkolla në Danimarkë. Incizimi origjinal mund të shihet këtu .

Mediumi thotë se „pas 12 ditëve, farat afër routerit pa tel nuk është rritur as pak, ndërsa disa  bimë kanë pasur mutacion. Bimët nga hapësira pa rrezatim kanë bërë progres normal dhe kanë qenë  të shëndosha”… Kthehemi përsëri tek problemi me videon e treguar. Ajo nuk është nga eksperimenti që e kanë bë nxënëset në Danimarkë, shpjegimi tekstual i cili e përcjell videon është nga një eksperiment krejtësisht tjetër. Në të thuhet se ena me farat është vënë direkt në ruterin dhe ato të gjitha kanë zënë, gjegjësisht nuk është konfirmuar lidhja e rëndësishme në mes ruterit dhe a do të zënë farat. Artikulli është mbështetur me fuqinë e ruterit, temperaturën e kontrolluar dhe parametra tjerë. Më tej i njëjti eksperiment është përsëritur me farat e mbyllura në enë metali, me çka nuk ka pasur ndikim të rrezatimit Wi-Fi dhe një rritje të lehtë të numrit të farave që kanë zënë.

Kjo është pjesë shumë e rëndësishme e përmbajtjes së artikullit i cili nuk është transmetuar në mënyrë adekuate tek shikuesit dhe dëgjuesit me çka ato janë të hutuar dhe shqetësuar vetëm nga konstatimi për ndikim  negativ të ruterëve dhe celularëve.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli nuk është origjinal, për arsye se i njëjti është prezent në shumë portale, nga ku është transmetuar pa çmo u përmend burimi.

Kualiteti i titullit: Titulli është shqetësues pa mos u dhënë shpjegim i detajuar në tekst.

Fotografia: Fotografia nuk tregon asgjë, kurse videoja pa përkthimin dhe shpjegimin e detajuar mund ti shqetësoj shikuesit.

Përfundimi: Problemi shkencor dhe interpretimi i eksperimenteve kërkoj pa më shumë njohuri paraprake për temën e cila përpunohet. Në redaksitë e pasura ekzistojnë konsultat profesional për më shumë fusha, nga shkenca, kultura, arti … tek ne kjo nuk është rasti, kështu që shpesh gazetarët lëshohen në përpunimin e temave për të cilat nuk kanë paraditet bazike.

Në këtë rast autori hynë në problematikën nga fusha biologjisë molekulare, dhe aspak nuk i ka kushtuar kujdes videos të cilën e ka bashkangjitur dhe as që ka tentuar ta lexojë dhe përkthej komentet. Me këtë ka bë gabim të madh material në tekst dhe i ka vënë në huti shikuesit dhe të mendojnë se e ndjekin eksperimentin e pesë vajzave. Në atë që e shikojmë, gjegjësisht, bëhet fjalë për eksperiment shumë serioz dhe shkencërisht të verifikuar ku janë dhënë të gjitha parametrat e nevojshëm (temperatura, zmadhimi i fuqisë së rrezatimit të ruterit, substrati dhe përgatitjet…) metë cilat janë ndjekur farat dhe është hedhur  teza e pesë vajzave “një arsye më shumë pse nuk të mbani celularin nën jastëk”. Kjo mund të kontrollohet këtu.

Autori gjatë prezantimit është dashur më shumë hulumtoj në internet dhe ti gjej incizimet autentike të vajzave nga Danimarka, si dhe të bashkëngjiste këtë me çka e gjithë informata do të ishte e plotë dhe qartë dhe nuk do të sillte huti dhe shqetësim nga “nga ndikimi i fortë  dhe negativ të rrezatimit elektronik të ruterit”.

Vërejtja bazike për këtë artikull është përpunimi në mënyrë të shpejtuar të informacionit pa analizë të thelluar të incizimit të treguar dhe pa përmendje të burimit.

Me këtë janë shkelur neni 1. dhe neni 4  i Kodeksit të gazetarëve të  Maqedonisë:

Neni 1.

Gazetari duhet të publikojë informacion të saktë të verifikuar dhe të mos fshehë të dhëna esenciale … Saktësia e informacionit duhet të kontrollohet sa më shumë që është e mundur.

Neni 4.

Gazetari duhet të përmend burimin e informacionit …

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostKOMENTIMI

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGJIATURA

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja