verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Një vajzë e shkruan me zhiletë emrin e Danielit në dorë (FOTO)

on 15 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

04092014-Zilet-Daniel-Repub1-crop-resize

Në qoftë se dhe kjo shkelje e privatësisë nga mediat kalon pa reagime dhe pa pasoja, kot i kemi edhe Këshillin e nderit të Shoqatës së gazetarëve edhe Këshillin për etikë në media të Maqedonisë (KEMM) dhe me shenjë alarmuese duhet publikuar se ka ardhur koha për roje qytetare të mediave.

“Teksti gazetaresk” që e recensojmë, e që është publikuar në një portal në internet që është shpallur ueb-faqe e vitit, përveç që ka shkelur madje 4 nene të Kodit të gazetarëve (nenen 7, 8, 9 dhe 17), dhunshëm e shkeli edhe Konventën për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, si dhe standardet e pranuara gjerësisht, sipas të cilave është rreptësisht i ndaluar manipulimi me emocionet e fëmijëve, insistimi për përjetimin e sërishëm të traumës dhe publikimi i identitetit të fëmijës.

Që është edhe më keq, përveç këtyre shkeljeve, kjo përmbajtje mediatike ka elemente që e shkelin edhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilën gjë është paraparë edhe përgjegjësi penale. Në fakt, në këtë temë Shërbimi për verifikimin e fakteve në media ka shkruar edhe në leksionin gazetaresk “Facebook-u nuk është hapësirë për vetëshërbim gazetaresk:

“Pëlqimi i shfrytëzuesit që të publikojë fotografi të veta në profilin e tij, pa marrë parasysh se sa shfrytëzues të tjerë do të kenë qasje në to, nuk do të thotë edhe pëlqim që ato të ripublikohen në ueb-faqe të tjera ose në media tradicionale, kështu që çdo ripublikim i fotografive pa pëlqimin e personit që është pronar i tyre, është kundërligjore. Mbrojtja e të dhënave personale që është e rregulluar me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa keqpërdorimi i tyre, përvçe në përputhje me këtë ligj, ndëshkohet edhe me Kodin penal.”

04092014-Zilet-Daniel-RepubLinku deri te artikulli origjinal: Një vajzë e shkruan me zhiletë emrin e Danielit në dorë (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 09.04.2014, 10:27

Data e recensionit: 09.04.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

“Teksti gazetaresk” që e recensojmë është i shoqëruar me fotografi nga e cila qartë shihet identiteti i “një vajze që e ka shkruar me zhiletë emrin e Danielit në dorë”. Përdorimi i fjalës “vajzë” qartë tregon se media e pranon se bëhet fjalë për qytetare të mitur, me çka shkelja fiton dimensione edhe më të pahijshme. Në “Doracakun për etikë në gazetari” (Т. Çausidis/Z. Bojarovski, SHGM, 2012) në mënyrë precize, në bazë të standardeve të vendit dhe ndërkombëtare është konstatuar:

“… publikimi ose mbrojtja e pamjaftueshme e identitetit të të miturve (intervista me farefisin, inçizime nga shtëpia ose rrethi i afërt), informimi për detaje nga krimi, veçanërisht nëse bëhet fjalë për raste delikate siç është dhuna seksuale ose familjare, gjithmonë e ekspozon viktimën ndaj një traume edhe më të madhe dhe e zmadhon tragjedinë. Përgjegjësia për ritraumatizimin e tillë bie drejtpëdrejt mbi gazetarin dhe medien që bënë këtë.”

Aq më tepër, në “Doracakun për etikën në gazetari” në mënyrë precize i ndjek udhëzimet dhe parimet kryesore të Federatës ndërkombëtare për raportimin për raste në të cilat janë të përfshirë fëmijët:

  • “Saktësi dhe ndjeshëmri kur informohet për çështjet e fëmijëve;
  • Shmangien e publikimit të fotografive dhe materialit tjetër që mund të cënojë ose të dëmtojë fëmijën;
  • „Të mos përdoren stereotipe dhe paraqitje senzacionaliste në kontributet televizive lidhur me fëmijët dhe në këtë mënyrë ta zbusin dëmin ndaj fëmijëve;
  • Me kujdes t’i marrin parasysh pasojat nga publikimi i çfarëdo materiali në lidhje me fëmijët dhe në atë mënyrë ta zvogëlojmë dëmin mbi fëmijën;
  • Të mos përdoret identifikimi vizual ose tjetër të fëmijëve me përjashtim kur kjo është qartë me interes publik.”

Themi në mënyrë kategorike se kjo informatë nuk ka asnjë interes të veçantë publik që ta publikojë identitetin e personit që media e viktimizoi, e bile edhe ekspozoi për tallje, duke cituar komente për fotografinë, ku vajzës e cila e ka bërë këtë fotografi i thuhet të kërkojë ndihmë nga institucionet psikiatrike.

Me të vërtetë, ky është një veprim mediatik pa asnjë ndjenjë për dinjitetin ndaj personit, si dhe është bërë keqpërdorim i të dhënave personale, të cilat për shkak të naivitetit ose mosdijes së qytetarëve, jo rrallë ndodh ta zbulojnë identietin e tyre, por kjo assesi nuk do të thotë se gazetari mund ta keqpërdorë këtë qëllim të mirë ose mosdije.

Prandaj, tani rendin e kanë përfaqësuesit e institucioneve që merren me mbrojtjen e fëmijëve (siç janë shërbimet sociale, policia, organizatat joqeveritare) ose prindërit dhe familja e viktimës, të cilët duhet ta alarmojnë publikun për këtë rast, me shpresë së janë të vetëdijshëm për ndikimin e mediave dhe mënyrën e punës.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja