Recension: Një vajzë ka qenë shkaku i sulmit të të rinjve në Kumanovë
Published in Recensione
on 28 - 11 - 2013 Author: Александар Писарев“Nacionaliteti” i homo sapiensëve të parë është përcaktuar sipas asaj se cilit fis i kanë takuar. Takimi me fisin tjetër ndonjëherë kaq qenë i qetë dhe ka sunduar paqja, e ndonjëherë janë rrahur. Kështu është gjithkund në natyrë. Ka lukuni luanësh dhe lukuni luanësh të tjerë. Mendoni se u intereson që të gjithë ata janë luanë. Do të rrihen ose për territor ose për ndonjë femër. janë të gatshëm që t’i therin edhe të vegjlit e të gjithë luanëve të fisit tjetër vetëm që të mos u bëjnë konkurrencë kur të rriten.
A mund që ligjet e natyrës, të thejshtësuara në këtë mënyrë, të gjejnë analogji edhe në shoqëri. Po. Në lajmin që e recensojmë.
Linku deri te artikulli origjinal: Девојка причина за нападот на момчињата во Куманово
Data dhe koha e publikimit: 23.11.2013, 14:28
Data e recensionit: 27.11.2013
Recensues: Аleksandar Pisarev
Vërtetësia: Nuk ka dilemë se dy grupe tinjexherësh janë rrahur në Kumanovë, njëra palë ka pasur thikë, ndërsa tjetra e ka pësuar. Lajmi është konfirmuar edhe në polici edhe në spital.
Burimet e informatave: Burimet janë referente dhe të sigurta. Raporti policor, paditë penale, konstatimet e mjekëve…
Përmbajtësia: Lajmi që e recensojmë është përshkruar nga buletini policor. Gjendet në të gjitha portalet, e diku është më përmabjtësor duke e përshkruar vendin ku ka ndodhur incidenti. Përmbajtja kryesore është e njëjtë te të gjithë. Nëse e vullgarizojmë pak sikurse që bëmë në hyrje të recensionit. Dy grupe tinejxherësh janë rrahur për shkak të sundimit të territorit (çerdhes së fëmijëve ku mblidhen në mbrëmje) dhe për shkak të vajzës, të cilën njëri prej tyre, paraprakisht e ka përfituar, dhe e ka sjellë në territorin e tyre që “t’ua tregojë”.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Informata është kontribut origjinal televiziv pa nënshkrim të autorit.
Kualiteti i titullit: Titull joadekuat që e stigmatizon vajzën (femrën) si shkak për rrahjen e përgjakshme të djemve. Ka elemente të mizogjinisë. Duhet t’i urrejmë femrat-vajzat, për shkak për to dikush mund të na sulmojë.
Fotografia: ФFotografia nuk ka legjendë dhe nuk mund të definohet se a është vendi i incidentit ose është vënë vetëm si ilustrim.
Gjuha e urrejtjes: Deklaratë eksplicite se vajza është shkaku i sulmit, ka elemente të urrejtjes.
Përfundimi: A duhet në një situatë të ndërlikuar shoqërore kur jemi dëshmitarë të përleshjeve të përditshme ndërmjet të rinjve, media të jetë “e lumtur” që në këtë rast të rinjtë nuk janë rrahur me thika për shkak të përkatësisë etnike ose fetare, por për shkak të një vajze?
“Një vajzë ka qenë shkaku i sulmit të të rinjve në Kumanovë” është porosi e koduar dhe spin se në vend ka harmoni në marrëdhëniet ndëretnike dhe se të rinjtë nuk rihen për shkak të mosdurimit etnik, por për shkak të vajzave.
Gjatë transmetimit të këtyre lajmeve, mediat dhe gazetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, për shkak se bëhet fjalë për çështje të ndjeshme. Në përpjekjen që ta amnestojnë njërën dukuri – rrahjet ndëretnike, futen në një skajshmëri tjetër duke e paraqitur femrën/vajzën si shkak të sulmit, si viktimë të mjedisit shoqëror ku është e lejuar dhuna mbi femrat, ose dhuna për shkak të femrave, që nuk është karakteristikë e shoqërive të civilizuara. Në mënyrën e këtillë të transmetimit të lajmit për atë që ka ndodhur në çerdhen në Kumanovë, ka edhe elemente të mizogjinisë (vajza është fajtore për përleshjen e përgjakshme), por edhe trajtim të femrës si send-mall, pronësia e të cilës duhe të mbrohet me thikë. Media edhe palën tjetër e trajton si “mall”, tregti” duke përdorur fjalor të keq, të pahijshëm për ta përshkruar ngjarjen …”ka marrë goditje me thikë në shpinë dhe agendë”… “М.М. dhe R.М. fituan padi penale”…
Në tekst është evident diskriminimi i femrës. Askund nuk sqarohet se si është gjetur ajo atje, me kë dhe pse ka ardhur. Kjo është ideologjia që femrën e vë në pozitë inferiore ndaj mashkullit, edhe atëherë kur bëhet fjalë për një lajm të zakonshëm. për rrahje ku “ajo është shkaku i sulmit”…
Kjo është një pasqyrë e transmetuar keq e mozaikut shoqëror ku të rinjë, qartazi të manipuluar dhe të inspiruar nga më të moshuarit, shërbejnë si grusht i tyre goditës, dhe rrihen dhe shpërthehen me thika që në situata të caktuara kjo të paraqitet si mosdurim fetar ose etnik, e në disa të tjera, ky motiv të amnestohet dhe të paraqitet si moskontrollim i hormoneve dhe i emocioeneve të tinejxherëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
2 burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
diskriminon
diskriminim gjinor
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e