verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Obama heziton për shkak se rusët kanë rrëzuar një F-22 dhe 4 projektile Tomahawk?

on 11 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Në një kohë kur sytë e gjithë botës janë të kthyera drejt Sirisë dhe Lindjes së Afërt, për shkak të sulmi të paralajmëruar të forcave ushtarake amerikane ndaj këtij vendi, këtu është përcjellë një lajm nga një burim jo shumë i njohur ku thuhet se është rrëzuar një aeroplan amerikan F-22 Raptor dhe katër raketa të tipit Tomahawk.

Sulmi gjoja ka ndodhur më 31 gusht, në kufirin ndërmjet Jordanit dhe Sirisë, ku është rrëzuar aeroplani amerikan, ndërsa “gjeneralët amerikanë janë shokuar për këtë, për shkak se aeroplani është shkatërruar në mënyrë shumë profesionale, duke i përfshirë edhe projektilet Tomahawk”.

Në lajmin e përcjellë thuhet se projektilet janë rrëzuar një ditë më parë (më 30 gusht) me anë të sistemit kundërajror rus Pancir -1 dhe se e gjithë kjo ka ndikuar që kryetari Obama është bërë pishman dhe nuk e ka sulmuar Sirinë, por ka vendosur të kërkojë leje prej Kongresit që të blejë kohë.

Обама се двоуми, бидејќи Русите собориле Ф-22 и 4 Tomahawk проектили

Linku deri te artikulli origjinal: Оbama heziton për shkak se rusët kanë rrëzuar një F-22 dhe 4 projektile Tomahawk?

Data dhe koha e publikimit: 03.09.2013 00:30

Data e recensionit: 03.09.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Së pari të nisemi nga fakti se ky lajm do t’i “kallte” mediat në Lindjen e Afërt, veçanërisht ato që e përkrahin regjimin e Bashar El Asadit (Irani dhe pjesë të Libanit që janë nën dominimin e Hezbollahut), si dhe të gjithë ata arabë që kanë disponim antiamerikan si lexues potencialë ose publik televiziv dhe i radios, e me siguri ata janë qindra milionë. Sheshet dhe rrugët do të vlonin nga njerëzit që do ta festonin “shkatërrimin e jobesimtarit”. Kjo nuk ndodhi, nuk kishte reagime te publiku amerikan dhe ai evropian, ku ka rezistencë ndaj luftës, e së paku ata nuk janë të detyruar të heshtin për “humbjen” e këtillë në fushëbetejën e Pentagonit. Çka të thuhet për Moskën dhe reagimin eventual prej atje?! A do të mund të fshehej triumfi në këtë rast?

Ai që e ka përcjellë këtë lajm ka përcjellë (ose gjatë përpunimit ka bërë) edhe një sërë gabimesh të tjera faktike (koha e gjoja rrëzimit të aeroplanit dhe koha e vendimit të Obamës, për shembull, janë në cajtnot), fakti se izraelitët hyjnë në hapësirën ajrore siriane kur të duan dhe askush nuk u ka bërë ndonjë dëm, shumë gabime gjatë përmendjes së pajisjeve; për shembull Damasku ka aeroplanë Mig 24, e jo Mig 23, sistemi Pancir -1 nuk përmendet në asnjë analizë të njohur ushtarake… Shkruhet për “aeroplan që është shkatërruar në mënyrë shumë profesionale” (a ka shkatërrim joprofesional të një super avioni?!). Të mos flasim për ngatërrimin e termeve për atë se kush kë e ka rrëzuar – rusët pjesë në luftë në mënyrë aktive, si këshilltarë ose si mercenarë? Këto nuk janë fakte naive dhe kërkojnë sqarim.

Burimet e informatave: Portali përmend një burim kryesor të informatave – intervistë të një oficeri të paemërtuar për stacionin televiziv libanez Al Manar, i cili çdokund shënohet qartë si medie e Hezbollahut. Nuk ka link deri te burimi, e përmendet edhe gazeta serioze “Los Angeles Times” (përsëri pa link), pastaj “Oklahoma Post”, e cila gjoja i referohet burimeve të saja në armatën e SHBA-ve.

Përmbajtësia: Artikulli përpiqet jetë sa më përshkrues, përmenden madje edhe incidente të tjera në hapësirën ajrore mbi Detin Mesdhe, por askund nuk mund vërehet verifikim ose distаncim nga pasaktësitë apo teprimet e mundshme të burimit (burimeve) të theksuar të informatave.

Anshmëria: Gjithsesi, ai që e ka përcjellë këtë lajm, gjatë dimensionimit të tij, titullit dhe përpjekjes që të mbetet i paanshëm dhe i ftohtë në një situatë serioze, e cila e brengos gjithë botën, e në kontekst të detajeve të shumta që kanë kërkuar të jetë i përmbajtur, nuk ka mundur të qëndrojë deri në fund dhe sikur ka rënë në një lloj sentimenti në matjen e potencialeve ushtarake të njërës palë në konflikt.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Тeksti në një pjesë të madhe është i njëjtë me një tekst me titull dhe përmbajtje të ngjashme që është publikuar në të njëjtën kohë në portalin serb vestinet.rs, vetëm se aty nuk përmendet burimi libanez i informatave dhe i referohet vetëm “Los Angeles Times”. Sikur portali maqedonas që e ka përcjellë këtë lajm t’i referohej atij burimi, lexuesve menjëherë do tÇi kishin të qarta shumë gjëra, por ai që e ka përcjellë lajmin sikur ka dashur të paraqitet si “më i afërt me origjinalin”.

Kualiteti i titullit: Titulli bën pjesë në skemën bardhë e zi (amerikanë – rusë, inferiorë-superiorë), që i largon sirianët si “lojtarë” në tryezën luftarake dhe implikon Luftë të Tretë të mundshme Botërore, gjegjësisht konflikt të drejpërdrejtë të dy fuqive më të mëdha në planet, që përveç elementit spekulativ e ka edhe senzacionalizmin e redaktorit.

Fotografia: Artikulli ka dy fotografi, gjithsesi të marra prej tjetërkund – njëra është me aeroplanin F-22 Raptor, ndërsa në tjetrën është paraqitur ndonjë sistem raketor kundërajror rus. Mund të thuhet se teksti është ilustruar në përputhje me përmbajtjen e ofruar.

Përfundimi:  Edhe pse kaluan disa ditë nga ngjarjet që përshkruhen në tekst, ai që e përcjell lajmin nuk e ka pаrë të nevojshme ta verifikojë një lajm të këtillë serioz. Kaloi kohë e mjaftueshme nga publikimi i tekstit, ndërsa numri i madh i lexuesve edhe më tej e presin – të vërtetën. Është e çuditshme që portali shumë shpejt e tërhoqi këtë lajm nga faqja e parë?! Kjo nuk mjafton.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja