verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Pamje trishtuese nga vajza e pafat në Parkun e qytetit (GALERI)

on 29 - 06 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Страотна глетка од несреќната девојка во Градски парк ГАЛЕРИЈА-crop-resize

Versioni inicial i këtij teksti ka pësuar disa ndryshime gjatë ditës dhe natës pasi është publikuar. Në fakt, teksti i parë (shih printscreen-in) ishte spekulativ, pa shumë informata dhe në bazë të burimeve anonime. Më vonë teksti përsëri në mënyrë anonime, mirëpo, megjithatë, është shtuar deklarata e një dëshmitari, i cili e ka treguar ngjarejn ashtu siç e ka parë. Edhe në këtë version të tekstit nuk ka informatë se a është vetëdjegur vajza para syve të dëshmitarit ose dëshmitari e ka gjetur trupin e shkrumbosur. Nuk ka as informata nga MPB-ja që të kuptohet se çka ka ndodhur saktë. Shkaku kryesor që teksti gjendet në recension janë fotografitë, pa shenjën “fotografi shqetësuese”, që shkaktoi edhe shumë komente negative nëpër rrjetet sociale.

recenzija-Plusinfo-jaglenosano-telo-FOTO-printskrin-coverLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Pamje trishtuese nga vajza e pafat në Parkun e qytetit (GALERI)

Data dhe koha e publikimit: 23.06.2015, 14:47

Data e recensionit: 24.06.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Fotografitë që janë publikuar janë në kundërshtim me nenet e Kodit të gazetarëve. Për shembull, në nenin 8 thuhet:

Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftërave, tragjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizimi.

Sa i përket tekstit (para së gjithash, të parit) duhet theksuar se nuk janë respektuar standardet për etikë në gazetari, të cilat janë paraparë edhe Doracakun për etikë në gazetari, ku thuhet se verifikimi i të dhënave dhe saktësia janë imperative morale të gazetarisë, dhe për këtë arsye gazetari është i obliguar ta verifikojë informatën nga sa më shumë burime që është e mundur, e së paku dy burime që nuk janë të lidhura në mes vete. Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon ta rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizmin  e kontributit.

Në doracak thuhet:

Kur raportojnë për ngjarje që kanë shkaktuar tragjedi personale, dhimbje dhe shok – gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët duhet të tregojnë dhimbshuri, diskrecion dhe maturi.

Duhet të shmanget nxitja e interesit të opinionit për përshkrime grafike dhe detale për krime të kryera ose tragjedi. Të gjitha të dhënat flasin se publikimi i detajeve specifike për ndonjë vetëvrasjen të kryer, e shton mundësinë për zbatimin e të metodës së njëjtë.

Duhet të shmanget publikimi i fotografive ose inçizimeve të viktimës, si dhe letrave ose porosive eventuale lamtumirëse.

Raportet duhet të mbajnë llogari për familjen e viktimës, të mos shtohet dhimbja e tyre, e poashtu të mos kontribuohet për “anatemimin” e tyre.

Kur raportohet për fatkeqësi, krim, ose aksion të policisë, mediat në përgjithësi duhet të përmbahen nga publikimi i emrave, fotografive ose të dhënave tjera që do të mundësojnë identifikimin e viktimave ose të aktorëve.

Nëse bëhet fjalë për vetëvrasje me vetëdjegie, media e ka pasur për obligim që për këtë të raportojë më ndryshe. Si duhet të duket ose jo një tekst gazetaresk, nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, përgjigje ka dhënë eksperti për të drejtat e njeriut, mr. Zharko Trajanovski, në analizat Si (nuk) duhet të raportohet për vetëvrasjen:  Përmbahuni nga senzacionalizmi!

Sipas tij, për raportim më të përgjegjshëm në lidhje me vetëvrasjet, gazetarët duhet të kthehen kah burimet relevante.

“Në ato raste kur ndonjë vetëvrasje e caktuar shtron ndonjë çështje me interes publik, raportuesit nuk duhet të mbështeten në burime “tradicionale” (МPВ-ja, anëtarët e familjes që janë në shok, çarshia…), por në burime relevante që jaë të njohura me këtë problematik. Për shembull, në raportimet për vetëvrasjet, në përgjithësi, shumë rrallë shfrytëzohen si burime ekspertët shëndetësorë për mjekësi ligjore ose të dhëna nga institucionet zyrtare shëndetësore që janë kompetente për këtë problematikë, siç janë, për shembull, Klinika për psikiatri, Instituti për mjekësi ligjore, Instituti për shëndet publike, etj.”

Ai thotë se gazetarët duhet ta dijnë se edhe Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) ka publikuar një broshurë të veçantë për parandalimin e vetëvrasjes për profesionistët mediatikë.

“Gjithmonë kur shkruajnë për ndonjë vetëvrasje, gazetarët më mirë është që ta konsultojnë ueb-faqen e OBSH-së, ku ka të publikuara informata të përgjithshme për temat e vetëvrasjes dhe të parandalimit të vetëvrasjeve, si dhe tabela dhe të dhëna statistikore për vendet e veçanta, duke përfshirë edhe Maqedoninë (për periudhën 1991-2003).“

Ky tekst, me siguri për qëllime pozitive (të informojë për diçka që nuk ka ndodhur më parë në Maqedoni) ka kaluar disa kufi të sjelljes së një medieje serioze. Për shembull, fotografitë të bëhen nga largësia, të mos jenë aq eksplicite dhe të potencohet se bëhet fjalë për “përmbajtje shqetësuese”. Veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për medie në internet ku qasje kanë njerëz të moshës prej 7 deri në 77 vjet.

Linja SOS për gjendje krize në Klinikën për psikiatri (24/7): (02) 3136 400.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon në mënyrë joadekuate

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja