verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Paratë që u gjetën te drejtori i “Hallkbank”-ës në Turqi të dedikuara për në Maqedoni?

on 26 - 12 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-205-Парите-најдени-кај-директорот-на-Халкбанк-crop-resize

“Paratë që janë gjetur te unë në shtëpi ishin donacion për Universitetin ndërkombëtar ballkanik në Maqedoni. Djali i deputetit Husein Burge, i cili është kryetar i Fondacionit që është themelues i Universitetit ndërkombëtar ballkanik në Maqedoni. Djali i deputetit Husein Burgem që është kryetari i Fondacionit që është themelues i Universitetit, solli te unë 1.950.000 еuro, për shkak se nuk mund t’i dërgonte për shkak të pengesave ligjore në Maqedoni, theksoi sot në mbrojtje të tij drejtori gjeneral i bankës turke “Hallkbank”, Sulejman Asllan, i cili vitin e kaluar u arrestua nën akuzën për marrje të mitës”.

Ky lajm senzacional që në thellësi i prek shumë çështje në vend (sigurinë, financimin joligjor, kontrollin e qarkullimit të parave) është publikuar pa dhënë asnjë shenjë të burimit ku është bazuar, e kjo e devalvon bindshmërinë e tij.

'Парите најдени кај директорот на „Халкбанк“ во Турција наменети за Македонија

Linku deri te artikulli origjinal: Paratë që u gjetën te drejtori i “Hallkbank”-ës në Turqi të dedikuara për në Maqedoni?

Data dhe koha e publikimit: 23.12.2013, 23:33

Data e recensionit: 25.12.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Tregimi buron nga deklaratat e drejtorit gjeneral të “Hallkbankës” në Turqi, Sulejman Busle, i arrestuar para dhjetë ditësh. Ai është nën hetime, e disa media turke “kanë marrë informata të besueshme. Kur transmetohen lajme të ndjeshme, e që kanë rëndësi për mjedisin e Maqedonisë, gjithsesi gazetari duhet të jetë i kujdesshëm dhe më pak që mund të bëhet është të thuhet “sipas…” dhe të theksohet se si ato media (ose ajo medie) i kanë marrë informatat e tilla të ndjeshme, të cilat zakonisht mbahen rreptësisht prapa dyerve të mbyllura, së paku deri sa të publikohet aktpadia.

Burimet e informatave: Kërkimi i parë nëpër internet pas publikimit të lajmit, na e dha njërin nga burimet (e mundshme) – versionin në gjuhën angeleze të gazetës me autoritet në Turqi, “Hyriet”. Kjo do të duhej të vendoset, nëse ai ka qenë burimi, për shkak se gazeta “Slloboden peçat” e datës 25 dhjetor e thekson si burim të përditshmen “Aksham”, e cila vlen si gazetë proqeveritare në një vend ku shumica e gazetave janë proqeveritare. Ka mundësi që si gazetë e besueshme edhe ajo ta ketë marrë “versionin burimor” të marrjes në pyetje të drejtorit, te i cili janë gjetur 4,5 milionë dollarë kesh, të vendosura nëpër kuti këpucësh. Burime ka, por pa i theksuar ato, dëmtohet besimi i publikut lexues në medien e dhënë.

Përmbajtësia: Lajmi, përndryshe, është mjaft tërheqës për t’u lexuar. Në të ka shumë detaje për atë se për ku ka qenë e dedikuar ajo shumë ilegale parash (për shkollat fetare në vend), pastaj sa para janë futur në Maqedoni në mënyrë ilegale (950 mijë euro), si janë shpërndarë ato për t’u harxhuar, pse nuk ka mundur të shfrytëzohen kanalet legale… Qartë, sa më tepër që lexohet teksti, aq më tepër potencohet pyetja – prej ku i dijnë këto gjëra këta njerëz?

Anshmëria: Tërthorazi, sipas informatave më të gjera që vijnë nga Turqia, është e qartë se bëhet fjalë për dramë të thellë, tektonike në pushtetin e atjeshëm, e cila deri tani rezultoi me një dorëheqje të ofruar (nga ministri për punë të brendshme), rikonstruim të paralajmëruar të kabinetit qeveritar, ndarje në pushtetin qeveritar, akuzë deri te ambasadorët e huaj për përzierje në punët e brendshme të Ankarasë. Ky lajm, në këtë kuptim edhe nuk është aq shokues, por është me rëndësi thelbësore, për shkak se e prek edhe Maqedoninë dhe kërkon përgjigje edhe nga organet tona edhe atë menjëherë, e jo duke u menduar dhe duke i larguar gazetarët. Në mënyrë indirekte, pa qëllim, lajmi i thekson dobësitë, para së gjithash, në pushtet (organet e kontrollit financiar, siguria shtetërore, dogana, organet arsimore). Nga kjo është dashur të dalin edhe një sërë lajmesh, që siç shihet, e bëri vetëm një e përditshme (Vest), vërtetë me vonesë prej një dite, por së paku e bëri.

Portali e lëshoi shansin të mbetet i pari në njohuritë rreth kësaj çështjeje, t’i zgjerojë ato dhe u dha shansë njerëzve kompetentë të përgatisin alibi eventuale.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është marrë nga një medie turke. Thanë se nuk është theksuar cila. Nuk është nënshkruar as ai që e ka përgatitur lajmin. Por, në faqen ku është plasuar, në mënyrë të qartë është theksuar se nuk lejohet kopjimi i tekstit.

Kualiteti i titullit: Titulli është përshkrues dhe ndoshta ka mundur të ketë edhe formë më të redukuar, nëse nuk bëhet fjalë për rastin “nuk kam kohë të të shkruaj më shkurtë …”.

Fotografia: Tekstit i është bashkangjitur një fotografi ku shohim një njeri që pozon. Nuk ka legjendë, e sipas ndonjë logjike duhet të bëjmë asociacion se bëhet fjalë për drejtor të “Hallkbank”-ës. Por cilës bankë, asaj në Stamboll ose kësaj në Shkup. Të mos qëllojmë, për shkak se është dashur të potencohet qartë se për kë bëhet fjalë.

Përfundimi: Gjithsesi se mund të ketë edhe shumë arsyetime se pse nuk është theksuar burimi i informatës – frika ka kërkimi i dëmshpërblimit, fshehja e burimit nga konkurrenca, që ai të mund të shfrytëzohet edhe të nesërmen në mënyrë “ekskluzive”, të vazhdohet me elemente të reja për storjen. Por, për një temë të këtillë të ndjeshme, për të cilën shumë njerëzve në pozita udhëheqëse në vend duhet menjëherë t’u dhemb koka, megjithatë nuk bën të shfrytëzohen burimet e huaja heshturazi, së paku jo në forma foljore, të cilat në vete përbajnë formë të drejtpërdrejtë të bërjes me gisht.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të konstatohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja