verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë dhe maqedonasit në Serbi

on 20 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

mmm23-09876-098-crop-resize

 

Nëse vlen thënia se “vera mund të jetë e mirë, mirëpo pa ambalazh të mirë e humb vlerën”, atëherë ky tekst e vërteton rregullën se titulli i keq e shëmton gjithë produktin. Intervenimi i panevojshëm dhe jashtë kontekstit në konstruksionin e titullit është shkaku kryesor se pse ky artikull, i cili në esencë është korrekt, seriozisht bie në shkallën e kualitetit.

2Linku deri te artikulli origjinal: Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë dhe maqedonasit në Serbi

Data dhe koha e publikimit: 02.11.2014 15:49

Data e recensionit: 17.11.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PUTINI NË TITULL, E AS “P” NGA PUTINI NË TEKST

Në përgjithësi, vërtetësia e tekstit nuk kontestohet. Bëhet fjalë për vizitën zyrtare të kryetari të Maqedonisë në Serbi, takimet me kreun e atjeshëm shtetëror, pjesëmarrjen në takimin e Komisionit trilateral misterioz, si dhe ngjarje shoqëruese – takimet me pakicën maqedonase. Zakonisht, nuk do të kishte problem serioz sikur teksti të mos publikohej me një titull nënshtrues. Është i pakuptueshëm veprimi i gazetarit që ta shfrytëzojë formulimin  “Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë…”, e në përmbajtje askund nuk përmendet kryetari rus dhe cila është lidhja e tij me kryetarin e Maqedonisë, përveç asaj se të dy, me një distancë të caktuar kohore, e kanë vizituar Beogradin. Domethënë, nuk ka asnjë aspekt, as përmbajtësor e as kontekstual, që të përdoret emri i kryetarit të Rusisë dhe atij të Maqedonisë në titull. Po është në rregull të thuhet se “Ivanovi do të takohet me udhëheqësit botërorë” – për shkak se “Komisioni trilateral” i famshëm, i cili mistifikohet si një qeveri botërore në hije, në atë periudhë kishte mbledhje në Beograd, mirëpo absolutisht nuk ka vend edhe për Putinin në konstruksionin e titullit, për shkak se, thejsht, ai nuk ka qenë në kryeqytetin serb kur ka qenë Ivanovi, dhe nuk ka marrë pjesë në takimin e ТKomisionit trilateral. Përshtypja është se qëllimi ka qenë që “misionit të Beogradit” të kryetarit të Maqedonisë t’i jepet rëndësi edhe më e madhe, me atë që do të thuhet se “pas Putinit” ai ka ardhur në kryeqytetin e Serbisë që të takohet me “udhëheqësit botërorë”. E para, vizita e Ivanovit kishte karakter bilateral dhe qëllimi primar kanë qenë takimet me autoritetet serbe, e pastaj pjesëmarrja e tij në “Komisionin trilateral”. Mirëpo, kjo nuk është thënë kështu në titull dhe kjo pjesërisht e huton publikun, edhe pse, siç thamë më herët, përmbajtja është korrekte dhe e përputhet me rrjedhën reale të ngjarjeve: takime me Tomsillav Nikoliqin dhe me Aleksandar Vuçiqin, pastaj “Trilateralja”, pastaj vizita e komunitetit të atjeshëm maqedonas.

 

“TITULLI  E ZBUKURON VEPRËN”

“Saldimi” i tillë i konstruksionit të titullit paralajmëron një dozë të mirë të anshmërisë dhe humbje nga fokusi të qasjes së balancuar dhe e zvogëlon kualitetin dhe korrektësinë që paraqiten më poshtë në tekst, si dhe të përmbajtësisë e cila jep një pasqyrë relativisht të mirë të qëndrimit të Ivanovit në Serbi.

Prandaj, të kthehemi në fillim dhe në domethënien e konstruksionit të titullit për një produkt gazetaresk. Do ta modifikoja thënien e njohur dhe do të thoja “Titulli e zbukuron veprën”, që gjithsesi nuk ndodh me këtë tekst. Ja pak ndihmë se si të arrihet deri te titulli i mirë.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

Për shkak të titullit edhe po edhe jo

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

titulli, i cili është pjesë përbërëse, gjithsesi jo

në titull po

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja