Recension: Për ta bërë pushimin “rehat”, do të punësohen 25 punëtorë në Agjencinë e Rrugëve
Published in Recensione
on 8 - 07 - 2015 Author: Benjamin ArifiGazetari mund të nisë në hetim mbi supozime por ato duhet ti botojë vetëm nëse ka fakte. Botimi i tyre pa asnjë argument cënon rëndë profesionalizmin. Lajmi që recensojmë e që flet për konkursin për punësimin e 25 punonjësve në Agjencinë e Rrugëve është cilësuar si “më skandalozi” nga autori i tekstit. Kjo për shkak se autori supozon dhe paragjykon se 25 të punësuarit e rinj “nuk kanë njohuri elementare” dhe “ekziston rreziku për kryerjen e keqpërdorimeve financiare”!
Në Maqedoni po ndodhë edhe konkursi më skandaloz. Do të punësohen punëtorë të përkohshëm nga 1-2 muaj të cilët nuk kanë as njohuri elementare për punën nëpër pikat pagesore, madje ekziston rreziku që këta persona të bëjn keqpërdorime financiare. Mirëpo gjithë këtë konkurs Agjencia për rrugë shtetërore e bënë që puntorët e kësaj agjencie të bëjnë rehat pushimin veror.
Linku deri te artikulli origjinal: Për t’a bërë pushimin “rehat”, do të punësohen 25 punëtorë në Agjencinë e Rrugëve
Data dhe koha e publikimit: 06.07.2015 në 12:28
Data e recensionit: 06.07.2015
Recensues: Benjamin Arifi
Autori i jep të drejtën vetes që të paragjykojë, dhe në njëfarë mënyrë fyej kandidatët e pranuar, pa i bazuar konstatimet e tij në asnjë argument me bazë. Teksti nuk shpjegon kriteret për pranimin e punonjësve dhe kualifikimet e tyre, për të gjykuar nëse ata kanë ose jo “njohuri elementare për punë”. Pjesa tjetër, paragjykimi për kryerjen e keqpërdorimeve financiare, as që ka mënyrë për t’u argumentuar dhe është jashtë çdo standardi etik dhe profesional gazetaresk. Është e palogjikshme të ngihen akuza për shkelje që mund të bëhen në të ardhmen. Jo vetëm aq, por konstatimi i tillë është bazë edhe për proces civil eventual, në bazë të nenin 6 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, i cili thotë:
-
Për ofendim përgjigjet ai i cili me qëllim që të nënçmojë, me deklaratë, sjellje, publikim ose mënyrë tjetër do të shprehë mendim nënçmues, me të cilin cenohet nderi dhe imazhi i dikujt.
-
Përgjegjësi për ofendim ekziston edhe nëse me një veprim të tillë cenohet imazhi i një personi juridik, grup njerëzish ose njerëz të vdekur.
Tekstin informativ për punësimin e 25 personave në ndërmarrje publike, tenton të jetë një tekst hulumtues. Megjithatë në proces nuk ka përmbushur thuajse asnjë kusht për tekst të mirëfilltë hulumtues gazetaresk. Nuk janë cituar ligjet që trajtojnë problematikën e punësimeve publike, pushimet që me ligj u takojnë punonjësve, punësimet e përkohshme. Nuk është siguruar asnjë deklaratë nga personat përgjegjës në Agjencinë e Rrugëve dhe/ose kandidatëve të paraqitur në konkurs. Është transmetuar vetëm një qëndrim i Agjencisë, që nuk specifikohet se nga kush është deklaruar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
1 burim
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
jokreativ
senzacionalist
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
EDITED FOR THE WEB
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale