verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Përfundimisht fund për serialet turke

on 12 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

021014-Puls-24-Turski-serii-crop-resize

Assesi nuk mund ta kuptojmë nevojën e mediumit, lajmin e të cilit e recensojmë, të publikojë lajm dy vjet të vjetër, të japë burim të gabuar (në vend të “Deneshen”, si burim i këtij lajmi të mykur është dhënë “Dnevnik”-u), kurse linku e çon lexuesin deri te burimi i saktë i lajmit, ku shumë qartë shihet data e lajmit, nëntor 2012!? Pse?

Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë informatë me interes të veçantë për publikun, e cila ende mund të jetë aktuale – kuptohet disi. Edhe pse, edhe atëherë bëhet në mënyrë krejtësisht tjetër, të na rikujtojë ndonjë lajm ët vjetër, i cili për ndonjë arsye ende është aktual.

Asgjë nga kjo. Një lajm totalisht i panevojshëm në skenën mediatike dhe vetëm krijon huti.

021014-Puls-24-Turski-seriiLinku deri te artikulli origjinal: Përfundimisht fund për serialet turke

Data dhe koha e publikimit: 10.02.2014, 02:00

Data e recensionit: 10.02.2014

Recensues: Zoran Bojarovski 

Vërtetësia: Nuk mund të flasim për vërtetësi për një lajm të vjetërsuar. Kjo informatë edhe në kohën kur është publikuar ka qenë vetëm opinion, ose deklaratë, e një përfaqësuesi qeveritar, e cila, dy vjet më vonë nuk ka të bëj me realitetin.

Përveç kësaj, Kodeksi i gazetarëve  nga neni i parë, në paragrafin e 2 dhe të 4, thotë:

„Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fsheh të dhëna të rëndësishme dhe të falsifikojë dokumente…

Saktësia e informatës duhet të kontrollohet sa më shumë që është e mundur.“

Marrim guxim të deklarojmë se me një veprim të tillë, gazetari dhe mediumi , të publikojnë lajm dy vjet të vjetër, u vënë në huti lexuesin.

Burimet e informatave: Siç konstatuam në hyrje, autori i informatës dhe mediumi përveç se publikojnë lajm dy vjet të vjetër, japin burim të gabuar – „Dnevnuk“, në vend të „Deneshen“. Skajmërishtë jo profesionale. Për këtë jo profesionalizëm, ky recension do të jetë pa komentim përmbajtjen, anshmëria, komentimi, se a është ky lajm origjinal, si është titulli …

Thjeshtë metodologjia jonë mbaron me notën për mos seriozitetin e gazetares dhe mediumit.

02102014-Denesen-Turski-ser

Mund vetëm të përmendim, se në qoftë se bëhet fjalë për lajm aktual, sigurisht se ajo o të trajtohej nga më shumë aspekte, si që është: qasja jokorrekte që demonstron intervenim shtetëror se çfarë do të transmetojnë mediumet … e dyta e i ofendon gratë, duke i apostrofuar ata, në përgjithësi si publik të cilën ministri dëshiron ta mbrojë nga serialet turke …e treta edhe më tej, bëhet fjalë për transmetim jokritik të deklaratës, për të cilën nuk thuhet, ku, pse, pr çfarë arsye jepet, a është në bazë të ndonjë njohurie, se serialet turke shkaktojnë diçka që duhet ti jepet fund ..

Përfundimi: Çfarë të përfundojmë përveç asaj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk meritojnë mediume, të cilët me vetëdije apo pa, i vënë në huti. Prandaj, ndoshta nuk është modeste, me vlerë më  të madhe se ky recension del projekti Shërbimi për verifikim të fakteve nga mediumet, për arsye se nuk do ta lë këtë pa mos u vënë re.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim gjinor

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja