verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Protestë e të falimentuarve nga Kumanova në Shkup

on 24 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-196-ALFA-TV-www_alfa_mk_News_aspx_id71564_UwPYCfldVe9-crop-resize

Informacion i saktë, preciz dhe objektiv është standard të cilin secili medium duhet të ja ofrojë publikut. Në materialin që e recensojmë, për fat të keq, është përshtypje se janë fshehur principet gazetareske gjatë informimit të publikut. Edhe atë, duke filluar nga titulli me të cilin është sakatuar artikulli: „Protestë e të falimentuarve nga Kumanova në Shkup”   për arsye se në protestë , siç informuan  mediumet , ka pasur të falimentuar nga tetë qytete. Me titull të formuluar të tillë me të treguarit selektiv të informatave në tekst, fitohet një produkt gazetaresk i cili nuk e pasqyron realitetin.

FireShot Screen Capture #196 - 'ALFA TV' - www_alfa_mk_News_aspx_id=71564#_UwPYCfldVe9Linku deri te artikulli origjinal: Protestë e të falimentuarve nga Kumanova në Shkup 

Data dhe koha e publikimit: 18.02.2014, 18:54

Data e recensionit: 19.02.2014

Recensues: Olivera Vojnovska

Vërtetësia: Artikulli ka probleme me vërtetësinë. Në fjalinë e parë, i cili në të njëjtën kohë është nëntitull dhe thotë:

„qindra punëtorë të falimentuar, më së shumti nga Kumanova dhe Kriva Pallanka, sot protestuan në Shkup …“

Por, sipas vlerësimit  të Ministrisë së punëve të brendshme në protestë ka pasuar rreth 600 të falimentuar. Kështu që, jepet hapësirë për hamendje se qëllimi i mediumit është që të minimizoj ngjarjen.

Disa nga deklaratat në artikull janë të sakta, të tilla si:

Protesta filloi para Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë përmes Kuvendit për të vazhduar tek Qeveria. Me protestën udhëhiqte lideri jozyrtar të falimentuarëve nga Kumanova Ljiljana Gjeorgjevska, të cilat partitë qeveritare e lidhin me opozitën LSDM-në, si aktivist të asociacioneve majtiste Lenka dhe Solidarnost, ka ardhur deri tek incidenti dhe  kanë thyer kordonin policor të Qeverisë.

Megjithatë, në një pjesë të materialit është intonuar në atë mënyrë të cilin e relativizon arrestimin e dy përfaqësuesve të falimentuarëve:

Gjeorgjievska dhe disa aktivist të cilët me forcë e thyen kordonin, rreth 10 minuta përkohësisht ishin arrestuar në veturë policore dhe pas qetësimit të tensioneve në mes protestueseve, të cilët menjëherë janë liruar.

Askund në artikull nuk përmendët se të falimentuarit janë liruar „pas intervenimit të Komitetit të Helsinkit “.  Dhe se disa nga demonstratën para mediumeve janë ankuar se „brutalisht janë sulmuar “  nga polica dhe se disa prej kishin lëndime trupore”. 

Në artikull saktë është transmetuar lajmërimi i ASM, por mungon deklarata  drejtorit ekzekutiv të Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska, e cila ka kërkua përgjigje:

„Pse policët që arrestuan protestuesit në furgon kanë refuzuar të legjitimohen, edhepse sipas ligjit obligohen ta bëjnë këtë. Komiteti i Helsinkit do të ngurrej procedurë dhe do të dokumentojë lëndimet e njerëzve të cilat kanë protestuar pse ndaj tyre është bërë padrejtësi, pse kjo Qeveri nuk ju lejon minimum standarde për jetesë”

E cila ndikon në vërtetësinë e materialit.

Burimet e informatave: Mediumi ka raportues nga vendi ngjarjes, i cili, i transmeton përshtypjet nga protesta me një dozë subjektivizmi. Si burim i informatave është dhënë lajmërimi i ASM.

Përmbajtësia: Raporti për protestën e të falimentuarëve nuk është i plotë. Për skaj informatave të cilat mungojnë, të cilat i përmendëm më herët në recension, kurse në të nuk është i saktë dhe i qartë  qëndrimi  i të falimentuarëve ku shpjegohen arsyet për pakënaqësinë e tyre:

„Për arsye se në Ligjin e ri për kompensimin nuk përfshihen ato të cilat e kanë humbur punën në kompanitë e regjistruar për falimentim para vitit 2000. Me këtë zgjidhje ligjore do të përfitojnë vetëm rreth 300 të falimentuar, edhe pse Qeveria thotë se janë 3.000. Nëse nevojitet zgjidhje e problemit, duhet të përfshihen të falimentuarit të cilët kanë përvojë paku 15 vjet dhe kanë moshë 50 vjet për femrat dhe 53 për burrat”

Kjo bie ndesh me nenin 1 nga Kodeksi i gazetarëve

„ Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të vërtetuara dhe nuk do të fsheh të dhëna të rëndësishme….”

Anshmëria: Me transmetimin e të dhënave të pasakta për numrin e demonstruesve dhe për fshehjen e informatave për protestën, të cilat bukur ndikojnë në fotografinë e përgjithshme për ngjarjen, tregohet anshmëri ndaj partisë në pushtet.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Pas materialit qëndron nënshkrim me emër dhe mbiemër të autores.

Kualiteti i titullit: Edhe pse titulli nuk është inventiv dhe ka natyrë teknike, kjo manipulon,për arsye se lajmëron se kanë protestuar vetëm „ falimentuarit nga Kumanova”.

Fotografia: Artikulli është ilustruar me inserte nga protesta e të falimentuarëve.

Përfundimi: Në vend që televizioni të del me një raport objektiv dhe të balancuar i cili do ta jep atmosferën e vërtetë nga protesta, mirëpo shikueseve ju jepet fotografi e shtrembëruar për ngjarjen. Konstatim në fund të artikullit:

„Protesta vinë vetëm një javë pas miratimit të Ligjit për mbrojtje materiale të papunësuarve për arsye të privatizimit të kompanive  me pronësi dominuese shtetërore. Me këtë janë të përfshirë rreth 3.000 punëtor të falimentuar të cilët do ët marrin kompensim mujor rreth 7.100 denar, gjegjësisht 34% nga rroga mesatare e paguar në vitin e kaluar , plus sigurim shëndetësor. Miratimi i Ligjit u përshëndetë nga sindikatat dhe punëtorët e falimentuar, të cilët në të kanë parë mundësi për jetë të mirëfilltë deri në pensionim.”

E përmbledh mesazhin manipulativ deri te publiku dhe i jep kontekst tjetër protestës.

Ashtu siç është plasuar ky material, tregon se mediumi nuk ka pasur të merret me të vërtetën dhe ta transmetojnë kërkesën kryesore të punëtorëve të falimentuar. Gjegjësisht, se ato janë të pakënaqshëm për arsye se „Ligji i ri nuk e zgjidh problemin vetëm të disa qindra, por pjesa më e madhe përsëri do të mbetën në rrugë“.

Qasja e tillë është në kundërshtim me principet e Kodeksit gazetaresk ku vetë në preambulën është precizuar:

Është e drejtë dhe përgjegjësi e gazetarëve të tentojnë të pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja