verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Pse “Anonimët maqedonas” shkaktuan panik në selinë e LSDM-së?

on 2 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

КАНАЛ-5-Телевизија-09876-098-crop-resize

 

Ky është një tekst krejtësisht manipulues dhe i anshëm politikisht, që bazohet vetëm në spekulime dhe në muhabete çarshie, pa u mbështetur në asnjë fakt. Fakti i vetëm që është përdorur në këtë tekst është se”Anonimët maqedonas” kanë publikuar një video në “Youtube” ku thonë se kanë depërtuar në kompjuterët e LSDM-së dhe se do ta publikojnë të vërtetën e mirëfilltë, të kundërt me projektin “E vërteta për Maqedoninë”, të cilin e realizon LSDM-ja opozitare nëpërmjet të të ashtuquajturave “bomba”. Titulli dhe teksti janë tendenciozë me qëllim që të shkaktojnë panik te opozita dhe në publik, duke aluduar se ajo tashmë ka filluar të përhapet. Mirëpo, pa asnjë dëshmi për këtë, teza lehtë bie në ujë.

КАНАЛ 5   ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Pse “Anonimët maqedonas” shkaktuan panikë në selinë e LSDM-së?

Data dhe koha e publikimit: 17.02.2015

Data e recensionit: 26.02. 2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Nëpërmjet videos së vendosur në “Youtube”, anonimët maqedonas këto ditë i kërcënohen Zoran Zaevit se kanë bombë që do ta publikojnë. Sipas tekstit në video, do të publikohet material të cilin Zaevi ka dashur ta fshehë. Nuk sqarohet se çka përmban materiali, përveç spekulimeve të një pjese të mediave pro-opozitare se do të shokohej publiku.

Fakti që shfrytëzohet në këtë pjesë të tekstit, se anonimët maqedonas kanë publikuar video me të cilën i kërcënohen lideri të LSDM-së, Zoran Zaev, lehtë mund të hidhet poshtë si i pavërtetë, duke e pasur parasysh demantin që erdhir nga organizata Anonymous Macedonia, të publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrejtin social Facebook, e të cilin e transmetori portali Lokalno.mk. Kjo organizatë thotë se nuk ka asnjë lidhje me videon e publikuar dhe se “Аnonimët nuk janë edhe asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur me ndonjë parti”.

Spekulimet se me ato materiale do të shokohej publiku, dhe të cilat qenkan qëndrime të “mediave pro-opozitare”, poashtu nuk mund të verifikohen, për shkak se mediat, për të cilat flitet në këtë tekst, nuk janë theksuar me emër, e as që ka linke deri te artikujt e tillë.

Pas publikimit të videos, në rrjetet sociale filloi publikimi i komenteve shqetësuese, ndërsa nervozë ka edhe në radhët e LSDM-së.

Në këtë pjesë të artikullit, autori qëllimisht manipulon me lexuesit, duke mos i publikuar “komentet shqetësuese” në rrjetet sociale dhe të përfaqësuesve të opozitës.

Qëndrimi i këtillë në tekst është në kundërshtim me deklaratat e LSDM-së dhe të liderit të saj, Zoran Zaev. Në fakt, në një deklaratë për portalin Plusinfo, nga LSDM-ja demantuan se dikush  ka depërtuar në sistemin kompjuterik të partisë, gjegjësisht konfirmuan se “bombat” janë të sigurta. Ndërsa, Zaevi nëpërmjet profilit të tij në Facebook porositi: “Filloni, e do të shihni se kush janë anonimët”.

Në fund të tekstit autori flet për tre skenare, për atë se kush qëndron prapa anonimëve maqedonas. Sipas skenarit të parë, ai është Zaevi, sipas të dytit, ata janë njerëz të LSDM-së të cilët nuk pajtohen me Zaevin, dhe sipas skenarit të tretë ajo është ndonjë qendër e huaj. Skenaret e këtilla, poashtu, nuk janë të mbështetura me asnjë dëshmi ose fakt, por vetëm janë përcjellë muhabetet e çarshisë, dhe për këtë arsye është vënë në pikëpyetje vërtetësia e tyre.

Autori i tekstit e ka harruar ta shënojë edhe skenarin e katërt, të cilin e publikoi gazeta Fokus, sipas të cilës, prapa anonimëve maqedonas qëndron MPB-ja.

Është shumë e lehtë që në një tekst gazetaresk të plasohen informata dhe spekulime me të cilat lexuesi orientohet në mendim të gabuar, mirëpo ajo që është e vështirë, është që ato informata dhe spekulime të hulumtohen dhe të mbështeten me fakte dhe dëshmi. Ky tekst është shembull klasik për një pamflet politik, që është plasuar si artikull gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja