verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Pse “Fokus” nuk kundërshtoi kur i pagoi Crvenkovskit 30.000 euro për shpifje?

on 29 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-017-Fokus-crop-resize

Bëhet fjalë për komentim politikisht të anshëm të redaksisë, i kamufluar si “informacion”, sipas të cilit, e përjavshmja “FOKUS” ka pasur kritere të ndryshme kundrejt dy dënimeve me para për shkak të procesit të humbur gjyqësor në bazë të padive për shpifje – dënimi tprej € 6000 në rastin e drejtorit të DZK-së.

Sasho Mijallkovi ka kundërshtuar, ndërsa për kompensimin shumë më të lartë prej  30.000 eurosh, që i është  paguar Cërvenkovskit – jo. Ky pretendim, mbi të cilin është ndërtuar ky “informacion” është i pavërtetë. Vetëm një hulumtim sipërfaqësor i arkivave gazetareske tregon se për rastin “llogaritë bankare zvicerane”, pronari i “Fokusit”, i ndjeri Nikolla Mlladenov, ka ngritur kundërpadi në të cilën kërkonte 100.000 euro dëmshpërblim  nga Cërvenkovski, kurse avokati i tij paralajmëroi se do rastin do ta dërgojë edhe para Gjykatës Ndërkombëtare në Strazbur. Përveç përpjekjeve që në gjykata të kërkoj drejtësi në lidhje me këtë rast, Mlladenovi ka pasur paraqitje të shumta në publik, ku ka treguar se ishte një dënim drakonik, i paparë dhe i padrejtë dhe për inferioritetin e gjyqësorit, i cili sjell vendime të këtilla kundër mediumeve në raport me ekzekutivin. Megjithatë, ajo që mund të zbulohet në vetë tekstin duke lexuar “midis rreshtave” është pretendimi i bazuar, i cili nuk është rezultat i mungesës së informacionit të autorit, por heshtja e qëllimshme e të vërtetës:

“Në qoftë se ky dënim prej 6.000 € paraqet diktaturë, atëherë gjoba prej 30 mijë eurosh në vitin 2006 ka qenë gjenocid ndaj gazetarisë, të cilën “Fokus”-i nuk e ka kundërshtuar”, 

Që të ketë logjikë teza nga titulli dhe që të arsyetohet kualifikimi “gazetarët e dëgjueshëm të opozitës” si dhe që të futet propaganda pro-qeveritare:

„… Gjithashtu, dënimet për shpifje dhe fyerje janë dukshëm më të vogla, me ndryshimet e ligjit që i solli qeveria e tanishme.”

 

Рецензија: Зошто “Фокус“ не се противеше кога му плати на Црвенковски 30.000 евра за клевета?Linku deri te artikulli origjinal: Pse “Fokus” nuk kundërshtoi kur i pagoi Crvenkovskit 30.000 euro për shpifje?

Data dhe koha e publikimit23.01.2014, 10:01

Data e recensionit: 27.01.2014

Recensues: Jugosllava Dukovska

Vërtetësia: Autori i artikullit (i panjohur) nis nga dy fakte të njohura – se javorja “Fokus” është paditur për shpifje nga Cërvenkovski dhe Sasho Mijallkov dhe  se të dy kontestet i ka  humbur dhe është dashur të paguajnë dëm monetarë. Pjesa tjetër e deklaratave në tekst janë përafërta dhe jo te sakta dhe kualifikime negative.

Burimet e informatave: Shihet se nuk është be as përpjekja më e vogël për gjetur burimin e informatave të cilët do të zbardhnin rastet për të cilët bëhet fjalë në artikullin.

Përmbajtësia: Artikulli nuk është i plotë, nuk janë dhënë të gjitha informatat e njohura për rastin, kurse fitohet përshtypja se është bë me qëllim të arsyetohet teza e dhënë në titullin – se “Fokusi” nuk është ankuar për dënimin që i pagoi Cërvenkovskit, e tash ankohet për dëmshpërblim që duhet t’ia paguaj Mijalkovit.

Anshmëria: Artikulli sjell një pretendim të pavërtetë, të cilin e plason nga vetë titulli, të cilën e përsërit edhe në tekst – kjo është gjoja se “Fokus”-i nuk është ankuar për dënimin 30.000 euro të cilin është dashur t’ia  paguaj Cërvenkovskit, kurse tash ankohen për një shumë disa më të ulët. E cila si dëmshpërblim duhet ti paguhet drejtorit УБК , Sasho Mijalkovit. Anshmëria politike është evidente me intencën të plasohet informacion i rremë që të arsyetohet etiketimi i të punësuarve në “Fokus” si “gazetar të të dëgjueshëm të opozitës”.

Komentim: Artikulli është i përbërë nga disa komente me dënimet që është përballur javorja “Fokus”. Bëhet fjalë për “kurdisje” – komentim politik i kamufluar dhe plasuar si informacion  për rastin e padisë së Mijalkovit kundër javores, edhe pse vetëm se komentohen faktet e njohura për të dy paditë.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Vazhdon praktika e publikimit të teksteve të pa nënshkruara.

Kualiteti i titullit: Në titullin edhe pse i dhënë në formë të pyetjes, është ruajtur  pohimi, i cili është dezinformatë dhe cili është lajt-motivi i tërë tekstit.

Fotografia: Ilustrim është faksimile i lajmit të publikuar për gjykimin kundër “Fokusit” në rastin e Cërvenkovskit nga një burim i panjohur.

Gjuha e urrejtjes: Në tekst është tërhequr paralele në mes javores “Fokus” dhe shprehjes “gazetarët e dëgjueshëm të opozitës”, në këtë mënyrë jo vetë që është diskriminuese prë mediumin dhe të punësuarit në të, por, drejtpërsëdrejti dërgohet ofendim në llogarinë e tyre duke i diskriminuar në bazë të  pretendimit të rremë se janë dëgjuesit e dikujt.

Përfundimi:  Artikujt, të cilët vetëm duken si lajme, informacion i zgjeruar, raporte, komente, në të vërtetë nuk janë, nuk kanë ndërmend të informojnë lexuesit, por për të dërguar një mesazh me ngjyrime politike, nuk janë të rralla në mediumet maqedonase. Zakonisht janë të panënshkruara, nuk është për t’u habitur, sepse në plan të parë nuk është angazhimi individual gazetaresk, por tezat janë që plasohen dhe zakonisht janë qartë me motivim politik. Gjatë këtyre rasteve si rregull e vërteta është lënë në plan të dytë, shfrytëzohen gjysmë të vërtetat ose krejtësisht është harruar e vërteta. Për fat të keq, shumë shpesh me tekste të tilla një medium përballet me një ose mediume tjera, të cilët zakonisht janë kundërshtarë politikë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja