verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Publikohen inçizimet nga provat nukleare në SHBA të vitit 1995 (video)

on 7 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ааааа-09876-0980-706-crop-resize

[Recension: Publikohen inçizimet nga provat nukleare në SHBA të vitit 1995 (video)]

Viti 1955 ose 1995?

аааааLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Publikohen inçizimet nga provat nukleare në SHBA të vitit 1995 (video)

Data dhe koha e publikimit: 02.10.2015 11:13

Data e recensionit: 03.10.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

“GABIM FABRIKE NË VITIN E PRODHIMIT”!

Përsëri do të pyesim 1955 ose 1995? Mu këtu qëndron problemi me këtë tekst. na plasohen vite të ndryshme për atë se kur është inçizuar videomateriali ku janë paraqitur provat nukleare të SHBA-ve të kryera në Nevadë. Sinqerisht më habiti titulli, në fakt ai ma tërhoqi vëmendjen – se në vitin 1995 Uashingtoni ka bërë prova të armëve nukleare në tokën amerikane?!? Më së paku ky është pohim simptomatik, duke i pasur parasysh ligjet e rrepta dhe rregullat ekologjike të SHBA-ve, se forca më e fuqishme ushtarake në fund të shekullit 20 në territorin e saj do të bënte teste me armën më vdekjeprurëse që është zbuluar ndonjëherë. Plus, nuk duhet harruar se SHBA-të, së bashku me BRSS-në e atëhershme dhe me Britanin, që në vitin 1963 e kanë nënshkruar Marrëveshjen për testimin e kufizuar nuklear, me të cilën qartë ndalohen çfarëdo qoftë provash mbitokësore, atmosferike ose nënujore nukleare, ndërsa inçizimet me të cilat është i shoqërurar artikulli tregojnë eksplozion që nuk është nëntokësor. Leximi i mëtutjeshëm i tekstit nuk e sqaron temën, por edhe më shumë e problematizon. Përsëri përmendet viti 1995, që më në fund të theksohet se miratimi për ato prova është bërë me nënshkrimin e kryetarit amerikan Duajt Ajzenhauer në vitin. Aha, ja ku është esenca e “gabimit të fabrikës”. Po, videoinçizimi është nga provat nuklera, po ato janë bërë në Nevadë, mirëpo jo në vitin 1995, por në vitin 1955. Në fakt, Ajzenhaueri kanë qenë kryetar i SHBA-ve prej vitit 1953 deri në vitin 1961, periudhë kjo që përputhet me kohën kur ai i ka miratuar testet në Nevadë. Habit fakti se lëshimi i këtillë i ka ndodhur një agjencie, që ka përvojë në plasimin e informatave të këtij lloji, ndërsa faktor tjetër rëndues është ajo se në lajmin burimor është shënuar viti i vërtetë – 1955.

Gabim i paqëllimshëm, lëshim gjatë shpejtimi, si do që të jetë, megjithatë është gabim.

Gazetari duhet të publikojë, informata të sakta, të verifikuara… – neni 1 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

ka informatë të gabuar

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja