verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Qenë endacakë kanë shpëtuar një njeri të rrëzuar në parking

on 6 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Бездомни кучиња спасиле паднат човек на паркинг-CROP-RESIZE

Shkaku kryesor për të cilin vendosëm ta recensojmë këtë artikull është këndi i tregimit dhe fakti që ai është i pazakonshëm, mirëpo në të njëjtën kohë edhe i thjeshtë. Dimensioni njerëzor në tekstet gazetareske, veçanërisht kur trajtohen tema nga jeta shoqërore, të cilat rrallë herë shkruhen jashtë shablonit, menjëherë bien në sy dhe storjeve u japin vërtetësi. Dimensioni njerëzor e bën këtë storje interesante për lexim dhe e modelon mendimin publik në mënyrë subtile dhe të argumentuar. Ajo ndikon në mënyrë “guerile” mbi mendimin publik, me ç’rast paraqet një kënd dhe anë të tregimit që haset më pak. Gjithsesi për t’u përshëndetur.

Бездомни кучиња спасиле паднат човек на паркингLinku deri te artikulli origjinal: Qenë endacakë kanë shpëtuar një njeri të rrëzuar në parking

Data dhe koha e publikimit: 14.04.2014

Data e recensionit: 18.04.2014

Recensuese: Мirosllava Burns

 

TREGIMET ME DIMENSION NJERËZOR JANË EFEKTIVE

Autori ka biseduar me njerëz që kanë qenë involvuar në këtë rast, që është evidente nga burimet e përmendura, të cilët i kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre.  Ka citime të drejtpërdrejta, ndërsa burimet janë shënuar edhe më të dhëna të detajuara, që në mënyrë plotësuese i jep peshë tregimit.

– Kjo ndodhi diku rreth orës 22. Qentë lehnin rreth njëzetë minuta pandërprerë, e të gjithë shikonim prej lartë, por nuk kuptonim se çka ndodh. Një komshi zbriti, e çka të shohë, një njeri i shtrirë për tokë që kërkon ndihmë. Komshinjtë e thirrën policinë dhe ndihmën e parë, e cila e mori. Ndërsa qentë, sikur ishin të kënaqur që kanë bërë një punë të mirë u shtrinë të pushojnë në barin aty afër – thotë Tatjana Çunovska, banore e Kapishtecit dhe aktiviste për të drejtat e kafshëve.

Bindshëm bëhet me dije se ngjarja për të cilën raportohet ka ndodhur me të vërtetë, por ajo që këtë storje e bën edhe më interesante është fakti se ka një kënd tjetër të trajtimit të problematikës së qenve endacakë. Sa i përket përmbajtësisë, problematika trajtohet nga disa aspekte të ndryshme dhe ofrohen informata që mund ta informojnë lexuesin në mënyrë gjithëpërfshirëse për veprimet e ardhshme ligjore në lidhje me qentë endacakë. Teknika është e thjeshtë, por shumë efektive. Fillohet nga një shmebull konkret dhe rast i veçantë kur qentë ia shpëtojnë jetën një qytetari që më pas të informohet për aspektin më të gjerë të rregullativës:

Risi në këtë vendim është fakti se do të futet kategoria e “kujdestarit të kafshëve endacake”, që ka të bëjë me ata qytetarë që në mëhallat e tyre ruajnë dhe ushqejnë qen të rrugës. Paraqitja për kujdestar do të ketë përgjegjësi dhe obligime për qytetarët që do ta pranojnë këtë status të ri. Në qoftë se ndonjë qen mëhalle e kafshon ose e sulmon dikë, përgjegjësia do të bjerë mbi kujdestarin, e jo mbi autoritetet komunale, siç është tani. Por, kujdestaria do të thotë se shërbimi për kujdesin ndaj qenve endacakë në Vardar nuk do të mund ta kapin qenin.

Bëhet fjalë për tekst autorial, origjinal. Titulli është informativ dhe konciz.

Marrë në përgjithësi, për t’u lavdëruar është këndi i ndryshëm që ka tregimi, konsultimi i burimeve që janë theksuar në mënyrë precize dhe gjerësia e informatave të ofruara. Roli i gazetarëve që të raportojnë për ngjarjet shoqërore, por edhe për temat që janë dilema të imponuara në diskursin publik, nga një kënd tjetër, është virtytshmëri dhe njihet nga publiku. Në atë rast gazetari është në rolin e të ashtuquajturit “agenda setter” (e përcakton agjendën dhe inicon debat publik për këtë çështje), pa marrë parasysh se sa e parëndësishme duket tema e zgjedhur.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja