Recension: Qentë, të rrezikshëm ose jo, në rrugë patjetër duhet të lidhen
Published in Recensione
on 12 - 12 - 2013 Author: Александар ПисаревProblemi me qentë në mjediste urbane është trajtuar disa herë nga mediat, por asnjëherë nuk fituam një pasqyrë të qartë për të – çka, si dhe me cilat dispoziat ose ligjje është rregulluar kjo materie. Në tekstin që e recensojmë, autori e ka përpunuar mirë këtë temë, duke iu përmbajtur udhëzimeve të cilat para do kohësh i publikuam në leksionet gazetareske se si duhet të duket një tekst i pajisur. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme për shkak të së cilës ky tekst ka miratuar recension pozitiv. Ka disa dhe to shkojmë me radhë.
Linku deri te artikulli origjinal: Qentë, të rrezikshëm ose jo, në rrugë patjetër duhet të lidhen
Data dhe koha e publikimit: 04.12.2013, 09:30
Data e recensionit: 06.12.2013
Recensues: Аleksandar Pisarev
Vërtetësia: Asnjë fjali në tekst nuk zgjon dyshim në vërtetësinë e tij, për shkak se është bazuar në burime, deklarata të institucionit kompetent ose ekspertëve individualë.
Burimet e informatave: Ka disa burime të informatave, u referohet dispozitave ligjore dhe është biseduar me ekspertë.
Përmbajtësia: Теksti e ka të zhvilluar mirë bllokun e titullit, me mbititull, titull dhe nëntittull, të cilat janë harmonizuar ndërmjet tyre dhe në shikim të parë e paraqesin përmbajtjen që vijon. Pastaj teksti është i ndarë me nëntituj që mundësojnë lexuesi menjëherë të përcaktohet se përmbajtja e ofruar a është në fushën e tij të interesin ose jo. “Regjistri i qenve të rrezikshëm”, “Për lëshimin e manarit dënim prej 150 eurosh”, “Nuk ka më cirk me kafshë”, “Sivjet janë kafshuar 871 qytetarë”. Secili nga këto blloqe është përmbajtësor dhe paraqet një tërësi në vete.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është vepër origjinale me emër dhe mbiemër të plotë të autorit.
Kualiteti i titullit: Titulli është shumë i qartë, preciz, relativisht i shkurtër dhe komunikon mirë me mbititullin dhe nëntitullin.
Fotografia: Fotografia është zgjedhur mirë, “e gjallë”, dinamike, është inkuadruar në mënyrë të shkëlqyeshme në përmbajtjen e tekstit dhe mungon vetëm nënshkrimi i autorit ose prej ku është marrë.
Përfundimi: Ajo që vazhdimisht mungon si temë në media janë tregimet për jetën e njeriut të zakonshëm dhe tregimet që ndërlidhen me të. Autori ka zgjedhur një temë aktuale urbane-komunale që ka të bëjë me qentë. Ka dalë nga stereotipi “kush i helmon qentë”, “qentë endacakë sulmojnë njerëz”… dhe duke e njohur mirë problemin ka bërë një storje hulumtuese, duke iu referuar zgjidhjeve aktuale dhe atyre të reja ligjore (në formë të propozim-ligjeve), si dhe ka mjaft deklarata dhe komente të ekspertëve për këtë problematikë. Në këtë mënyrë është pasuruar përmbajtja dhe është prezantuar një pasqyrë autentike, e qartë dhe precize e problemit, duke propozuar edhe zgjidhje.
Ajo që rrallë ndodh në artikujt gazetareskë është përfshirja e disa kategorive të lexuesve të cilët i tërheq tema e përmendur. Janë respektuar të gjitha parimet dhe vlerat etike që i parasheh kodi i gazetarëve të Maqedonisë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
kreativ
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e