verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Raperët amerikanë të entuziazmuar nga bukuria e Maqedonisë, inçizuan video-klip në Shkup

on 26 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Американски рапери воодушевени 001 foto

Një video-lajm i shkurtër, ku autori nëpërmjet paraqitjes selektive të informatave përpiqet t’ia imponojë lexuesit entuziazmin e tij nga një ngjarje.

Американски рапери воодушевени 001Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Raperët amerikanë të entuziazmuar nga bukuria e Maqedonisë, inçizuan video-klip në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 23.09.2013 15.20

Data e recensionit: 25.09.2013

Recensuese: Sonja Zdraveska

Vërtetësia: Artikulli i merr informatat nga video-klipi i muzikantes amerikane që është publikuar në Youtube. Është e qartë se video-klipi është inçizuar në Shkup, në afërsi të përmendoreve dhe ndërtimeve të projektit “Shkupi 2014”, por këtu mbarojnë të gjitha faktet që mund të konstatohen nga teksti.

Burimet e informatave: Теksti në tërësi i referohet videos së publikuar, gjegjësisht kanalit zyrtar të këngëtares amerikane Cola De në Youtube. Burimi mund të konsiderohet si legjitim dhe relevant, por informatat që janë marrë nga videoja janë prezantuar jashtë kontekstit, gjegjësisht autori i shfrytëzon ato në mënyrë selektive dhe i interpreton në mënyrë subjektive. Në tekst nuk ka deklaratë nga Cola De, ndërsa autori konstaton se ajo “është entuziazmuar nga bukuritë e Shkupit dhe rrethit të tij”.

Përmbajtësia: Edhe pse ky është lajm ku në esencë ka vetëm një palë, kjo nuk e liron autorin nga obligimi që informatat t’i përcjellë në mënyrë të plotë dhe të detajuar. Kontrollimi i shkurtër në internet zbulon se Cola De është pjesë e një grupi, së bashku me vëllezërit e saj, që quhet Grindstarz. Sipas informatave nga ueb-faqja e tyre, nga fundi i qershorit grupi ka qenë në turne në disa vende ballkanike dhe evropiane, në mesin e të cilave edhe në Maqedoni. Videot e Cola De janë inçizuar në shumë qytete gjatë kësaj turneje, duke përfshirë edhe Gjermaninë. Por, autori i teksti nuk i zbulon këto informata dhe e prezanton versionin e tij:

“Raperja amerikane Cola De, për inçizimin e video-klipit, nga të gjitha qytetet e botës e zgjodhi Shkupin. Ajo muajin e kaluar erdhi në Maqedoni dhe u entuziazmua nga bukuritë e Shkupit dhe të rrethit të tij.”

Anshmëria: Duke dashur që ta imponojë perceptimin e tij për video-klipin e inçizuar, autori i shfrytëzon vetëm informatаt që e përforcojnë tonin “entuziazmues” të tekstit. Gjatë kësaj, ai madje prezanton edhe informata të rrejshme (si ajo se këngëtarja ka qenë në Shkup muajin e kaluar, e jo në qershor).

Komentimi: Pothuajse i gjithë teksti përbëhet nga komentet, të cilat autori i paraqet si fakte. Në tekstin e shkurtër, komentet nuk janë ndarë nga faktet.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli është vepër origjinale, por autori nuk është nënshkruar.

Kualiteti i titullit: Në titull konstatohet se muzikantëtë amerikanë kanë qenë “të entziazmuar nga bukuritë e Maqedonisë” dhe se kanë inçizuar një video-klip në Shkup. Kështu, autori edhe në titull i përshkruan ndjenjat e muzikantëve amerikanë, pa kërkuar deklaratë prej tyre dhe ta paraqesë atë në mënyrë burimore.

Fotografia: Artikulli është i ilustruar me një “screenshot” nga videoja e Cole De, që është publikuar në Youtube.

Përfundimi: Këtë lajmë e transmetuan një numër i madhe mediash në Maqedoni. Ngjarja padyshim ia vlen të publikohet, si lajm interesant dhe si kuriozitet, por natyra e tij triviale nuk guxon të jetë arsyetim për shkeljen e etikëst gazetareske.

Artikulli në ueb-faqen e Sitelit (që u paraqit tre ditë më vonë se sa lajmet e tjera në këtë temë) është shembull klasik për manipulim gazetaresk ku një ngjarje transmetohet dhe interpretohet ashtu siç i përgjigjet gazetarit (ose politikës redaktuese të medies për të cilin punon).

Informatat të cilat autori i artikullit i ka marrë nga video-klipi i publikuar janë transmetuar në mënyrë jo të saktë ose joprecize, ndërsa në disa pjesë të tekstit, autori i lejon vetëvetes dhe trillime të pastra që shkojnë në favor të tezës së tij. Inçizimi i video-klipit është paraqitur si një arritje e madhe e Maqedonisë, ndërsa dy këngët e Cole De janë paralajmëruar si “hit botëror”. Nuk ka nevojë te jesh njohës i mirë i muzikës që ta dish se kjo është larg realitetit dhe të vërtetës. Autori konstaton edhe se “nga të gjitha qytetet e botës, Cola De e zgjodhi Shkupin” – fjali kjo, në të cilën, shihet entuziazmi i gazetarit, të cilin ai përpiqet t’ua imponojë edhe lexuesve.

Në qoftë se gazetari ka dashur në mënyrë objektive ta transmetojë lajmin dhe të kuptojë më tepër, ka mundur ta kontaktojë Cola De, t’i vërtetojë informatat që i ka pasur dhe eventualisht të marrë informata të reja, që do ta pasuronin edhe më tepër artikullin. Por, është e qartë se ky nuk ka qenë qëllimi i autorit, për shkak se në atë rast do të duheshte ta transmetojë të vërtetën, e cila nuk  nuk përputhet me atë që e ka shkruar ai.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja