verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Rrahje në Çair të Shkupit

on 17 - 12 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Тепачка во скопски Чаир-crop-resize

Shpejtësia e plasimit të informatave gjithsesi është me rëndësi të madhe, por a duhet në “vrapin pas ekskluzivitetit” të harrohen elementet e tjera të informimit: saktësia, vërtetësia, konsekuenca, dhe gjithsesi, në fund edhe autenticiteti? Përgjigja ështo jo. Ndoshta dikujt mund t’i duket gabim i vogël ose lëshim, por sidoqoftë bëhet fjalë për shkelje të cilën e ka vërejtur syri i lexuesit, e jo i gazetarit. Kur transmetohet lajmi për ndonjë incident serioz, si në rastin konkret kur bëhet fjalë për rrahje, dhe kur ai pretendon të jetë “lajm kryesor”, për shkak se informata që përcillet vërtet tërheq vëmendje, atëherë lajmi duhet të shoqërohet me fotografi adekuate, e jo fotografi të çfarëdoshme, siç thekson lexuesi.

Тепачка во скопски ЧаирLinku deri te artikulli origjinal: Rrahje në Çair të Shkupit

Data dhe koha e publikimit:  14.12.2013   20:26

Data e recensionit: 16.12.2013

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia: Bëhet fjalë për një lajm që është marrë nga një portal tjetër, gjë që është theksuar qartë. Teksti nuk ka problem me vërtetësinë, për shkak se baza e informatës, siç thuhet, është konfirmuar nga burimet policore. Problemi qëndron diku tjetër – te fotografia, për të cilën është e qartë se është “huazuar” nga ndonjë incident tjetër. Domethënë kemi vërtetësi të ndarë – ajo e përmbajtjes është korrekte, por jo edhe ajo që është përdorur në fotografi. Huti plotësuese te lexuesit do të mund të shkaktonte ajo që te lajmi origjinal është përdorur një fotografi krejtësisht tjetër ku është theksuar qartë autori i saj. Mangësi tjetër është edhe pjesa ku thuhet se “shkaqet e sulmit dhe autorët janë të panjohur”, por në fotografinë me të cilën “ilustrohet” ngjarja, qartazi shihen fytyrat e pjesëmarrësve në rrahje.

Burimet e informatave: Burimet janë theksuar në mënyrë precize: e para se lajmin për rrahjen është marrë nga një portal tjetër, dhe e dyta se incidenti është konfirmuar nga policia.

Përmbajtësia: Nëse nuk e marrim parasysh fotografinë “problematike”, lajmi i plotëson kriteret themelore të përmbajtësia. Informon për ngjarje, precizon ku ka ndodhur dhe transmeton se ka të lënduar, që mjafton publiku të ketë informata kryesore për incidentin.  

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është marrë nga një portal tjetër dhe kjo është theksuar në mënyrë korrekte.

Kualiteti i titullit: НTitulli është i shkurtë dhe informativ, dhe gjatë kësaj qartë tregon se për çka bëhet fjalë dhe ku ka ndodhur ngjarja.

Fotografia: Ja ku është problemi. Serioziteti i informatës që përpunohet nuk lejon improvizime gjatë ilustrimit të saj, e mu ajo ndodh me këtë ngjarje. Supozojmë se shpejtimi për ta publikuar lajmin ka çuar deri te publikimi i fotografisë. Sipas meje, më mirë do të ishte të mos ketë fare fotografi, se sa të vendoset “fotografi” me çdo çmim.

Përfundimi: Tekst korrekt, është theksuar qartë se prej ku është marrë, me informata kryesore, i mbështetur mirë në burime, por me një “gabim fabrik” – fotografi krejtësisht e gabuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Lajm i parë pa shumë detaje

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

Titull korrekt

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

Fotografi e marrë prej diku tjetër dhe joadekuate

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja