verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Rritet numri i rasteve të zbuluar për korruptim

on 20 - 02 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

02172014-Korupcija-MVR-Dnev-crop-resize

Pse janë mediumet dhe metodologjitë gazetareske për “përpunim” të ngjarjeve me vlerë mediatike nëse redaktorët në mediume transmetojnë njoftime dhe buletine statistikore shkronjë për shkronje – pa distancimin e e nevojshëm gazetaresk, pa këndvështrim të observimit mediatik, të përshtatshme me konceptin redaktues?

Sot, kur secila organizatë  ka ueb faqen e vet ku i plason informacionet e rëndësishme, më shumë vinë në shprehje roli i mediumeve kur i marrin ato informata. Përpunimi mediatik i informatave të vlefshme për publikim dhe në interes për publikun nga të njëanshme bëhen më të rëndësishme: gjuha e informimit, e cila më shpesh është burokratike ose mjaft profesional, bëhet i qartë dhe i pranueshëm për publikun më ët gjerë, kurse statistikat, të cilat janë lënë ashtu siç i japin organizatat, kompanitë ose administrata publike nuk janë të lexueshme, me procedurë mediatike bëhen fotografi më të thjeshta të cilat ju japin mesazh të thjeshtë lexuesve, shikuesve dhe dëgjuesve.

Nga këtu, vlerësojmë se me të drejtë recensojmë përmbajtje mediatike e cila nuk ka respektuar asnjë nga këto rekomandime për analizë mediatike të inforamcionit, por është transmetuar me kopi/pejst. Kjo e bënë një lajm të tillë të pa shfrytëzueshëm për publikun.

02172014-Korupcija-MVR-DnevLinku deri te artikulli origjinal: Rritet numri i rasteve të zbuluar për korruptim

Data dhe koha e publikimit: 16.02.2014, 13:32

Data e recensionit: 18.02.2014

Recensues: Zoran Bojarovski 

Vërtetësia: Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kopi/pejst të transmetimit përmbajtjes nga një institucion publik si që është MPB, nuk kemi bazë të dyshojmë se informatat nga kjo përmbajtje janë të vërteta. Është për të ardhur keq që media që e ka marrë këtë informacion nuk e ka bë më afër dhe më të kuptueshëm për lexuesit me një gjuhë të përshtatshme dhe të kuptueshme dhe stil gazetaresk.

Burimet e informatave: Mbititulli kësaj përmbajtje mediatike në mënyrë të qartë tregon burimin e informacionit – MPB (Ministria e Punëve të Brendshme). Lehtë mund të kontrollohet duke kërkuar në ueb faqen e ministrisë, ku raporti është publikuar  me nën titullin 16.02.2014 Raport nga fusha e korruptimit klasik për vitin 2013 – Janë zbuluar 25 raste të korruptimit klasik, kurse penalisht janë raportuar 57 persona”.

Deri këtu, zgjedhja e mediumit për të raportuar për një organ qeveritar është e mirë. S’ka dyshim se në këtë ka tregues të informacionit interesante, por siç thamë në hyrje të këtij recensioni, është një mundësi e humbur, në vend që bënte një kopi/pejst të  informacionit, është dashur përpunohet në aspekt mediatik.

Procedurë mjaft normale dhe e pritshme do të ishte që raportin të interpretoj dikush prej ministrisë. Vlera e shtuar e informacionit mediatik do të ishin komentet e ndonjë eksperti të  pavarur, por e humbën mundësitë që të japin një dimension krejtësisht të ndryshëm këtij raporti dhe natyrisht do të përmbushte funksionin e përmbajtjes dhe do të ishte gjithëpërfshirës.

Përmbajtësia: Në funksion të këtij informacioni ministria ka përmbush qëllimin e saj. Ky organ qeveritar nuk duhet të publikojë informacion në stil zhurnalist. Kjo është puna e gazetarëve. Ajo çfarë shkon favorin e pretendimeve se është në vërtetë një mundësi humbur për të përpunuar informacionin në aspekt mediatik, janë treguesit interesant të trendeve të korrupsionit klasik për sa i përket procedurave kundër këtyre dukurive që merr Ministria Brendshme gjatë periudhës raportuese.

Përveç pretendimin tonë se kjo është një mundësi e humbur për këto të dhëna, nga raporti i Ministrisë së Brendshme, për t’i dhënë “jetë” kësaj janë edhe rekomandimet që dalin nga teoria dhe praktika e mediumeve, siç thuhet në publikim “Udhëzues për shkrim në mediumet e shkruar” (MIM 2005.). Burime primare janë ato që “vet” e posedojnë informacionin dhe shpesh këto janë persona që, përveç informatave të tilla mund të dorëzojnë fakte, dhe mund të interpretojnë. Primare mund të jenë  edhe dokumentet edhe arkivat që përmbajnë informata të cilat kanë informacion jetik për mediat. Për dallim nga numri më i madh i burimeve të “gjalla”, si burimet dhe dytësore dytësore janë dokumentet e shkruara, raportet, vjetore  … Sigurisht, se ato janë burime të besueshme siç, thotë William Gejns në “Manualin për mediumet e shkruara  (MIM, 2005):

„dokumentet janë tullat ndërtesën e quajtur storje mediatike, ndërsa tregimet e njerëzve janë laçi që i jep fortësinë e asaj ndërtese”.

Anshmëria: Përveç se gazetaria kopi/pejsat e transmeton gjuhën administrative nga dokumentet e shërbimeve publike, kjo procedurë i jep jo aq të përshtatshme mediumit në aspekt të distancimit që redaksitë duhet ta aplikojnë kur transmetojnë informata pa përpunim mediatik. Në këtë drejtim neni 14 i Kodeksit të gazetarëve rekomandon:

„raportimi nga proceset politike, veçanërisht nga zgjedhjet duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nag subjektet politike.“

Përfundimi: Në përfundimin e këtij recensioni do të vihemi në rolin e lexuesit të kësaj përmbajtje mediatike për të përshkruar reagimin e numrave të cilat i përshkruajnë trendet e korruptimit dhe aksionet policore në 2013. Që të jemi më preciz, do ti transmetojmë dy pasuset e para të përmbajtjes. Në të parin thuhet:

„Në pjesën e korruptimit klasik gjatë vitit të kaluar 2013 është evidentuar rritje prej 19% ne aspekt krimeve të regjistruara dhe zbuluar në këtë fushë krahasuar me 2012.”.

Pyetja në lidhje me këto fjali hyrëse që mund ta bëj lexuesi është nëse ky numër i krimeve të zbuluara të korrupsionit është si rezultat i trendit në rritje të korrupsionit ose rritjes së efikasitetit të policisë. Koment i ndonjë personi të autorizuar për këto çështje do të qartësonte e këtë dilemë. Apo kjo kuotë me shumë shifra:

„janë zbuluar nëntë (11) raste  „ryshfet marrje” dhe për të njëjtat janë raportuar 14 (15) bërës, nëntë (tetë) raste për „ryshfet dhënie” të cilat janë raportuar 26 (13) bërës,  pesë (dy) raste „ndërmjetësim jashtëligjor” për të cilën  janë raportuar 13  (dy) kryerës dhe dy raste (/) „tentim për blerje gjatë zgjedhjeve dhe votimit”  për ët cilën janë raportuar katër kryerës.”

Çfarë janë numrat në kllapa? Gjatë procedurës kopi/pejst të redaktorëve të mediumit, është lëshuar legjenda në fund e tekstit burimor i MPB  ku qartë thuhet se të dhënat në kllapa janë për vitin 2012. Ky është një lëshim serioz.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja