Recension: Samsung-u i pagoi 1 miliardë dollarë Apple-it me 30 kamionë monedha prej 5 centësh
Published in Recensione
on 25 - 11 - 2013 Author: Оливера Војновска“Sot në mëngjes mbi 30 kamionë të ngarkuar me monedha prej 5 centësh kanë arritur para zyrave të kompanisë Apple në Kaliforni. Sigurimi i firmës është përpjekur t’i bindë të shkojnë, por disa minuta më vonë drejtori i kompanisë Apple, Tim Kuk ka pranuar një thirrje telefonike nga Samsung-u, me ç’rast i është sqaruar se kompani nga Koreja Jugora ka vendosur në këtë mënyrë ta paguajë borxhin pas kontestit gjyqësore me Apple-in.”
Kështu fillon tregimi satirik që publikut i ofrohet si lajm i vërtetë, Në fakt, kjo informatë satirike është publikuar në shumë ueb-faqe botërore me profil dhe përmbajtje të këtillë që në gusht të vitit të kaluar. Në tekstin që e recensojmë, nuk ka asnjë distancim se bëhet fjalë për tallje dhe askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për lajm që është marrë nga një ueb-faqe për “humor dhe satirë”. Ashtu siç është plasuar “lajmi” me titull “Samsung-u i pagoi 1 miliardë dollarë Apple-it me 30 kamionë monedha prej 5 centësh”, shkakton huti te lexuesit se para selisë së kompanisë Apple në Kupertino të Kalifornisë ka ndodhur një “ngjarje” e tillë. Disa nga komentet nën tekstin e publikuar e dëshmojnë mu këtë. Por, disa e kanë “gëlltitur” këtë fabrikat dhe ka vërejtje të tipit: “kanë rrëshqitur”, “dezinformojnë”, “nuk dijnë as të kopjojnë”…
Linku deri te artikulli origjinal: Самсунг му исплати 1 милијарда долари на Apple во 30 камиони монети од 5 центи
Data dhe koha e publikimit: 20.11.2013, 23:06
Data e recensionit: 23.11.2013
Recensuese: Оlivera Vojnovska
Vërtetësia: БNuk ka kuptim të verifikohet vërtetësia e një lajmi të këtillë të vjetër dhe të kopjuar. Në të është plasuar një gënjeshtër që paraqet shkelje serioze të rregullave gazetareske.
Burimet e informatave: Në tekst nuk është theksuar asnjë burim i informatave, dhe ai është plasur pa pikë profesionalizmi.
Përmbajtësia: Bëhet fjalë për tekst që është krejtësisht i kopjuar, kështu që këtu as që mund të flitet për ndonjë përmbajtësi.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Nuk ka dyshim se materiali është i kopjuar, por nuk mund të thuhet me siguri se prej ku është marrë, Në fakt, informata origjinale është publikuar para më shumë se një viti në një ueb-faqe meksikane për lajme qersharake dhe të trilluara. Së shpjeti u plasuan edhe repordukime të këtij lajmi në media të tjera të huaja me përmbajtje satirike. Pothuajse material identik me titull “Samsung-u ia pagoi dënimin prej 1 miliardë dollarësh Apple-it, por në monedha!“ është publikuar dy ditë më parë – më 18 nëntor, në një ueb-faqe tjetër maqedonase. Vetëm se, po atë ditë në këtë medie është dhënë edhe informata: “Megjithatë Samsung nuk ka provuar ta paguajë dënimin në monedha”, ku sqarohet se bëhet fjalë për lajm të rrjeshëm.
Kualiteti i titullit: Titulli është shkruar në mënyrë senzacionaliste, dhe në të gjendet informata e rrejshme që është plasura në tekst.
Fotografia: Artikulli është ilustruar me fotografi që është shkarkuar nga interneti, ku është paraqitur një pamje se si derdhet një sasi e madhe monedh në një kontejner. Ajo duhet ta rrumbullakësojë rolin manipulativ të “lajmit”.
Përfundimi: Portali u ka ofruar lexuesve një informatë bajate satirike që është publikuar që moti në mediat e huaja, duke vlerësuar se në këtë moment ajo do të paraqesë një lajm interesant për publikun vendor. Është e qartë se “lajmi” i paketuar në këtë mënyrë ka për qëllim ta orientojë lexuesi në përfundim të gabuar. Me veprimin e këtillë, pikë së pari demonstrohet mungesë e përgjegjësisë ndaj publikut. Kjo assesi nuk mund të arsyetohet me trajtimin e lehtë të temave në rubrikën “Argëtim”, ku është publikuar “lajmi”.
Respektimi i parimeve kryesore profesionale dhe etike është standard në gazetari, pavarësisht se a bëhet fjalë për përgatitje dhe plasim i ndonjë teme politike, ekonomike apo ndonjë teme më të lehtë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
deklratata jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
Nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
Krejtësisht i pavërtetë
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e