Recension: Sevastopol: Nuk ka ushtarë maqedonas në aeroport
Published in Recensione
on 8 - 03 - 2014 Author: Југослава ДуковскаNjë lajm, kryesisht i shkruar në mënyrë korrekte, për ngjarjet në Ukrainë, ku janë dhënë të gjitha elementet e nevojshme për një informatë të plotë, përmban dy gabime serioze, të cilat prej saj bënë një shembull shkollor se si nuk guxon të bëhet një lajm. Që në shikim të parë vërehet titulli i lajmit: “Sevastopol: Nuk ka ushtarë maqedonas në aeroport“, e menjëherë në vazhdim tërheq vëmendje edhe ilustrimi i tekstit – ushtarë të ARM-së të stolisur me flamuj maqedonas, të reshtuar para autoriteteve të larta. Duke pasur parasysh se mediat botërore në kohën e publikimit të informatës ishin të mbushura me informata nga konflikti në Ukrainë, vështirë se mund të gjendej, bile edhe ndonjë njeri mesatarisht i informuar, që nuk i dinte parametrat kryesore të kësaj krize – hyrja e trupave ruse në territorin ukrainas, më saktë në gadishullin e Krimit, si dhe qëndrimin e forcave globale për këtë çështje. Megjithatë, në ditën kur kjo informatë është publikuar në mediat botërore dhe është marrë nga ana e portalit, ajo është plasuar, me titull, që sugjeron se ushtarët maqedonas nuk janë involvuar në krizën që ndodh në aeroportin e Sevastopolit, i cili në atë kohë ka qenë i mbushur me trupa ruse, e bile edhe është ilustruar me fotografi nga arkivi, në të cilën, poashtu janë paraqitur ushtarë maqedonas. Nënkuptohet, ata në asnjë mënyrë nuk kanë mundur të gjenden në vendin për të cilin bëhet fjalë, e as që ARM-ja është e lidhur në ndonjë mënyrë me situatën në Ukrainë. Me këtë, edhe titulli edhe fotografia, në këtë kontekst, janë gabim komik.
Nuk ka dyshim s gabimi në këtë artikull është rezultat i shpejtimit në përpunimin e informatës së pranuar, gjegjësisht përgatitjen e saj për publikim – është e qartë se ajo as që është lexuar me vëmendje që të mund të gjendet ndonjë titull dhe ndonjë ilustrim adekuat. Gabimet e këtij lloji konsiderohen shumë serioze.
Linku deri te artikulli origjinal: (nuk ka link, teksti me gabimin në ndërkohë është tërhequr)
Data dhe koha e publikimit: 28.02.2104, 10:19
Data e recensionit: 5.03.2014
Recenzuese: Јugosllava Dukovska
Informata për të cilën bëhet fjalë në artikull, bazohet në njoftimin e Flotës ruse të Detit të Zi, me të cilën demantohet deklarata e ministrit ukrainas për punë të brendshme, Arsen Avakov, se ushtria ruse e ka okupuar aeroportin në kryeqytetin e krahinës autonome të Krimesë në Ukrainë. Nuk theksohet se prej ku është marrë kjo informatë, duke pasur parasysh se është e qartë se portali nuk ka Не се наведpasur gazetar të vetin në vendin e ngjarjes, i cili do të njoftonte në mënyrë të drejtpërdrejtë, e kjo shihet, në mes tjerash, edhe nga titulli dhe ilustrimi i gabuar, që është marrë nga arkivi.
Në këtë rast, informatat e rrejshme në artikull nuk janë të qëllimshme, por ato janë rezultat i pakujdesisë me të cilën është përpunuar lajmi për t’u publikuar.
Fotografia, me autor të nënshkruar, që është praktikë pozitive e portalit, është zgedhur gabimisht dhe është joadekuate për përmbajtjen, dhe e tregon të njëjtën gjë sikurse dhe titulli – se informata ose aspak nuk është lexuar nga ndonjë person që aspak nuk është i informuar për ndodhitë në Ukrainë, pasi është miratuar për publikim me fotografi të ushtarëve të ARM-së.
Kjo informatë është tërhequr tre orë pas publikimit të saj, me gjasë pasi është parë gabimi. Megjithatë, ajo mbeti aq kohë “onlajn” që të vërehet dhe ky lëshim duhet serioz duhet të shërbejë si mësim për seriozitetin me të cilin duhet qasur procesit të informimit, në qoftë se pretendohet për të qenë burim i besueshëm i informatave.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i balancuar
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente kualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e