verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: SHOK – Çfarë është duke ndodhur: Zjarr në Ambasadën amerikane në Shkup

on 10 - 07 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

7u-09876009-098-crop-resize

Para sysh kemi një përhapje të papërgjegjshme paniku. Veçanërisht për shkak të peshës dhe rëndësisë së kësaj ngjarjeje, ku mysafirë janë kreu shtetëror dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, pritet që ngjarjen ta ndjekë publiku i gjerë dhe ajo të shkaktojë interes. Prandaj, kur do të shkruhet se ka pasur zjarr në ambasadën amerikane, këtë duhet ta dëshmojë ose gazetari, ose së paku të jetë paraqitur në dy burime të pavarura siç kërkohet me standardet e BBC-së. Me fjalë të tjera, gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që e ka dhe të përmbahet nga përhapja e qëllimshme ose e paqëllmishme e panikut. Zjarr në ambasadën amerikane nuk ka pasur fare.

7uLinku deri te artikulli origjinal: SHOK – Çfarë është duke ndodhur: Zjarr në Ambasadën amerikane në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 3.07.2014, 22:07

Data e recensionit: 07.07.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Një fjalë në një tekst të ndjeshëm gazetaresk bën dallim të madh. Këshut, këtu, duke mos iu referuar asnjë burimi zyrtar, raportohet për një zjarr që gjoja paska shpërthyer në ambasadën ameriknae edhe atë në momentin kur atje ka qenë i pranishëm i gjithë kreu shtetëror i Maqedonisë, së bashku me diplomatë të tjerë me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë amerikane. Senzacionalizmi vërtetohet edhe me zgjedhjen e fotografisë ku shihet se si zjarrfikësit e shuajnë zjarrin në brendinë e një ndërtese, për të cilën dikush mund të mendojë se është objekti i ambasadës amerikane, gjë që nuk është e vërtetë. Fotografia është marrë nga interneti dhe nuk ka të bëjë aspak me ngjarjen për të cilën raportohet, mirëpo kjo nuk është theksuar askund, ashtu siç parashihet me standardet e gazetarisë profesionale, ku duhet të theksohet se fotografia është pjesë e arkivit, ose se është marrë nga ndonjë portal tjetër. Zjarr në ambasadë nuk ka pasur, por nga fishekzjarret është djegur bari i thatë në afërsi të objektit. Zjarri menjëherë është vënë nën kontroll.

Domethënë, të thuhet se ka pasur zjarr rreth ambasadës dhe në ambasadë është diçka krejtësisht tjetër, ndërsa raportimi nga rastet e këtilla kërkon precizitet kirurgjik. Nga rrjedha e tekstit shihet se ai është marrë prej diku, mirëpo gjatë bartjes nuk është theksuar se prej ku është marrë, kështu pjesa e mëposhtme mbetet si lapsus:

“Sipas informatave të portalit, zjarri i cili ka zgjatur shumë shkurt, është ndezur nga fishekzjarret me të cilat është festuar pavarësia e SHBA-ve”.

Në fillim të lajmit nuk theksohet se kush e transmeton informatën. Nuk janë bërë përpjekje që informata të verifikohet duke u paraqitur në telefon te shërbimi zjarrrfikës, ose në shërbimin për PR të ambasadës. Nuk ka asnjë burim. Poashtu, si mjet për mbledhjen e klikimeve përdoret edhe titulli senzacionalist i cili fillon me shkronja të mëdha SHOK. E gjithë kjo mund ta mashtrojë lexuesin dhe të përcjellë një informatë të gabuar, që në fakt edhe ndodh në rastin konkret. Infromata se në zjarr nuk ka viktima këtu ka zënë vend në paragrafin e fundit, që nuk është në rregull nga aspekti i prioritetit të informatave.

Gazetaria e përgjegjshme është obligim dhe zotim. Prej saj varet kredibiliteti, por edhe njëri nga rolet kryesore të gazetarisë, të informojë, në vend që të shokojë dhe të jetë në kërkim të senzacionalizmit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja