verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Si e harxhojnë pensionin politikanët e njohur?

on 15 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Ljubomir-penzioneri-politicari-098-09876-crop-resize

Nganjëherë mediat e Maqedonisë u ngjasojnë automateve për topa të bejzbollit, të cilat “produktin” e njëjtë e hudhin në të gjitha anët. Edicionet festive, ato të 8 Shtatorit, të portaleve dhe televizioneve, me përjashtime shumë të vogla dhe me ndryshime të vogla në titull dhe në gjatësinë e tekstit, transmetuan një përmbajtje të marrë nga vendi i njëjtë, e që ka të bëjë me atë se çka bëjnë politikanët te ne kur janë në pension dhe bëhet një përpjekje që ato të krahasohen me emrat e mëdhenj të politikës botëtore. Qëllim i paqartë, krahasime të këqia, përplot me mosdije (ose thjesht spin) për funksionet dhe mënyrat në të cilat paguhen shërbimet në politikën ndërkombëtare, e aq më keq, bëhet krahasim vetëm me një politikanë të vërtetë – pensionist! Pak për të qenë shumës dhe aspak e mjaftueshme që të arsyetohet shkaku. Ajo tjetra, sa i përket qëllimeve të artikullit, është diçka krejtësisht tjetër, kuptohet.

Ljubomir-penzioneri-politicari-098-09876Linku deri te artikulli origjinal: Како ја трошат пензијата познатите политичари?

Data dhe koha e publikimit: 08.09. 2014, 11:52

Data e recensionit: 09.09.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Çka bëjnë liderët botërorë pas përfundimit të mandatit të tyre, e çka bëjnë politikanët maqedonas pasi tërhiqen nga jeta politike, ose më saktë, pse “burrështetasit” tanë asgjë nuk bëjnë dhe nuk janë askund? Përderisa ish-burrështetasit marrin pjesë në aksione humanitare, mbledhin ndihma për katastrofa të ndryshme natyrore, dhurojnë për shkollat në rajonet e rrezikuara, nga ish-politikanët tanë, asnjë gjurmë, asnjë zë, kur bëhet fjalë për këtë”.

Së pari, duhet thënë se titulli është krejtësisht në aut, sikurse edhe motivi i krahasimit. Me të autori dëshiron të thotë se pensionisti i vetëm, i cili është temë e observimit, te ne nuk i “ndan” paratë e pensionit, nuk punon asgjë, gjegjësisht, sipas njërit nga ilustrimet, madje kënaqet me ditët e pensionit (është dhënë një portret i të përmendurit në ndonjë manifestim me një gazetare të re!). Kjo gjithsesi është shpirtligësi, për shkak se, edhe pse Cërvenkovskit i takon pensioni në lartësi prej 80 mijë denarësh, ai ato para, të cilat i takojnë ligjërisht, madje as nuk i merr, por ia dhuron partisë (siç publikoi Nova Makedonija). Domethënë, ai jo vetëm që nuk merr 80.000 denarë, por nuk merr asnjë denar dhe nuk mund prej kësaj të bëhet storje, veçanërisht jo me kryetarët-pensionistë, të cilët marrin të ardhura që maten në qindra mijëra dollarë në muaj, dhe kanë para edhe për qëllime filantropike.

Dhe cilat shembuj i merr autori anonim? Toni Bleri, si duket, citohet më shpesh. Mirëpo, ish-kryeministri i Britanisë udhëton nëpër botë dhe merr honorare të majme për çdo udhëtim të tijin në cilindo qoftë aeroport. Para do kohësh, Telegrafi i Londrës, nëpërmjet pendës së MajK Heris-it shkroi:

“Nëse dëshironi ta dini se cili është çmimi për të cilin ndonjë njeri i madh e shet trashëgiminë e tij – ai është 13 milionë dollarë. Ai është çmimi që i kushton kryetarit të Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev, një autokrat i ashpër, që ta angazhojë ish-kryeministrin Toni Bler, si këshilltar të tij. Njeriu i cili sundontre në kohën e Post-Vestfalisë, anti-Kisinxheri i cili e parandaloi gjenocidin mbi muslimanët kosovarë dhe u vu në mbrojtje të të drejtave të banorëve të Siera Leones, tani është këshilltar i diktatorëve të pasur me naftë.” (Nova TV)

Pasuria e tij personale vlerësohet në mbi 67 milionë funta (në vitin 2011, e deri tani me siguri është rritur), e të përkujtojmë se merr paara për çdo gjë, e nuk jep, përveç nëse nuk ka ndonjë lehtësim tatimor. Në fakt, siç është publikuar edhe në vend, ish-kryeministri britanik u ka kërkuar të paguajnë bileta hyrëse nxënësve të klasës së djalit të tij Teo kur kanë ardhur te ata në shtëpi për ta festuar ditëlindjen, edhe atë nga dhjetë funta për çdo fëmijë!

Bill Klintoni, ish-kryetari i dytë që është marrë si shembull, bën pjesë në mesin e ligjëruesve më të shtrenjtë në botë, e me kërkesë të Senatit, bashkëshortja e tij është dashur të dorëzojë raport financiar, ku është shënuar se pasuria familjare është ndoshta edhe 50 milionë dollarë, edhe pse ata paskan edhe borxhe serioze. Si do që të jetë, filantropia është vështirë të futet në mesin e këtyre numrave dhe mënyrës se si ish-kryetari i SHBA-ve e kalon jetën e tij prej pensionisti.

Autori ka pasur probleme të gjejë së paku edhe një pensionist i cili i kalon ditët si “harxhues aktiv i buxhetit” (të ndihmojmë: kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u kthye nga pensioni , pastja ish-ministri i drejtësisë, Mihajllo Manevski, i cili në fillim të mijëvjeçarit të ri i plotësonte kushtet për pensionim, e sot është këshilltar në Kuvendin komunal, edhe pse ka 77 vjet …). Mirëpo, është “përpunuar” edhe një politikan, i cili është armik ideologjik i kryeministrit – Ljubço Georgievski (48), i cili nuk është as pensionist, kështu që nuk ka asnjë farë arsye që të krahasohet me “filantropët” e pasur që përmenden në tekst. Mirëpo, kemi “së paku” dy politikanë të përmendur, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët – madje i dyti është akoma aktiv në politikë!

Ajo që gjithsesi është më simptomatike në këtë kontekst është ajo se tema me “argumentet” e përmendura më parë është publikuar në një gazetë të përditshme si kolumnë e deputetit të VMRO-DPMNE-së, me titull “Pse Brankoja nuk është Toni Bler” edhe atë para pothuajse një viti. A do të thotë kjo se tema për “Branko pensionistin”, i cili na e “harxhin fondin pensional”, do të përsëritet pas 12 muajsh, në cikle të rregullta?


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

disa fotografi, ilustrative

edhe manipulative edhe ilustrative

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja