verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Skandaloze LSDM gënjeu për anëtarësimin e Sheqerinskës në kryesinë e PSE-së

on 26 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

СДСМ-излажа-за-членството-на-претседателството-на-Шеќеринска-во-ПЕС-kurir_mk-crop-resize

Media tenton, që nëpërmjet të ndërrimit të tezave, të manipulojë me lexuesit dhe t’i bindë ata se LSDM-ja gënjen se Radmilla Sheqerinska është anëtarе e kryesisë së Partisë së Socialistëve Evropianë (PSE). Duke ikur nga tema kryesore, se a është ose jo Sheqerinska në kryesi, mediumi e sqaron strukturën e PSE-së, thirret në statutin e tyre, që në fund në një qasje konfuze dhe jo të qartë për temën, megjithatë ta konstatojë atë që e thekson edhe LSDM-ja se Radmila Sheqerinska është anëtare e Bordit udhëheqës të PSE-së , por me theks të veçantë se nuk ka të drejtë vote. Kjo në rrëfimin e plotë është krejtësisht e parëndësishme, për arsye se LSDM-ja askund nuk thekson se Radmila Sheqerinska ka të drejtë vote në PSE. Thjesht ata vetëm e njoftuan opinionin se ajo është anëtare e kryesisë së kësaj partie. Dhe asgjë më shumë.

 

Nëse hiqet mbititulli ”Skandaloze:LSDM-ja gënjeu për anëtarësimin e Sheqerinskës në kryesinë e PSE-së“  që nuk është e vërtetë, edhe toni i lajmit të publikuar, konstatimet tjera janë të sakta dhe jo të dyshimta. Edhe më keq, mediumi vet e hudh tezën për ndonjë mashtrim nga ana e LSDM-së dhe skandal se kjo parti diçka ka gënjyer, sepse në fund edhe vet konstaton: „ata megjithatë,…  anëtarësohen vetëm si parti bashkëpunëtore me procedurë të rregullt në Kryesi … D.m.th asgjë nuk është padiskutueshme . Nuk është e vërtetë se LSDM-ja diçka ka gënjyer.

Burime të informatave: Burim i informatave janë sajtet, statuti dhe dokumentet tjera të PSE-së, të cilat janë publike, në të cilat nuk ka asgjë të diskutueshme, që do të paraqiste skandal në lidhje me LSDM-në.

Përmbajtja: Përmbajtja, e thënë në gjuhë popullore është , “turli – tavë”, mediumi tenton që nëpërmjet ndërrimit të tezave dhe disa interpretimeve të veta dhe dokumenteve të PSE-së, ta satanizojë dhe  t’i ul vlerat nënkryetares së LSDM-së, Radmila Sheqerinskës dhe partisë së saj që të bëhet lëmç në rrjetën e vet. Duke u thirrur në faqen zyrtare të PSE-së dhe statutin tyre dhe duke e publikuar lajmin për lexues mesatar, pjesët e pakuptueshme të këtyre dokumenteve, shpjegojnë se LSDM-ja nuk është anëtare e plotë e PSE-së dhe këtu, gjoja, “i kanë kapur në renë”. (LSDM-ja asnjëherë nuk ka deklaruar se është anëtare e plotë e PSE-së). Me dokumentet e publikuara, te të cilat ekziston qasje në internet dhe interpretimi i tyre,  mbahen në tezën se LSDM-ja nuk është anëtare e plotë e PSE-së , por se është parti bashkëpunëtor, por nuk mund ta vërtetojnë tezën bazë “”Skandaloze:LSDM-ja gënjeu për anëtarësimin e Sheqerinskës në kryesinë e PSE-së , sepse , si që konstaton vet mediumi në fund “Anëtarësohen si parti bashkëpunëtor me procedurë të rregullt në Kryesi“

Në fakt, vet mediumi „përfundon“  se nuk asnjë lloj gënjeshtre, kurse ajo që janë në kryesi me procedurë të rregullt, megjithatë nuk e zvogëlon rëndësinë e këtij funksioni të Radmilla Sheqerinskës, pa marrë parasysh se nuk ka të drejtë vote.

Paragjykimi: Paragjykimi është fshehur në degradimin e kundërshtarit politik.

Koment: Komentet janë vënë në kontekst të interpretimit të dokumenteve të PSE-së

 

FireShot Screen Capture #100 - 'Скандалозно_ СДСМ излажа за членството на претседателството на Шеќеринска во ПЕС' - kurir_mkLinku deri te artikulli origjinal: Скандалозно: СДСМ излажа за членство на претседателство на Шеќеринска во ПЕС

 Data dhe koha e publikimit: 22.01.2014, 12:56

Data e recensionit: 23.01.2014

Recensues: Александар Писарев

Vërtetësia“LSDM-ja me publikimin e lajmit për anëtarësimin e Radila Sheqerinskës në kryesinë e PSE-së, mundohet me marketing politik të gënjejë publikun,ndërsa nuk përmend se bëhet fjalë për procedurë të rregullt dhe se Sheqerinska është bë anëtare e kryesisë  sipas procedurës së rregullt”…

Origjinaliteti/Plagjiatura: Duke mare parasysh se ky medium është I pari që e publikoi informacionin, të cilin pastaj e përcollën edhe portalet tjera, bëhet fjalë për vepër origjinale pa nënshkrim të autorit.

Кualiteti i titullit: Titulli është sensacional dhe qëllimi I vetëm është që të bëjë skandal lidhur me LSDM-në dhe ta nënvlerësojë.

Fotografia: Dokumente të paqarta dhe të pakuptueshme për lexuesit, të mara nga sajti I PSE-së.

Gjuha e urrejtjes: Gjuhë urrejtjeje nuk ka, por ka nënvlerësim të institucioneve të fshehur në mes reshtave  dhe fjalor “Skandaloze LSDM-ja gënjeu për anëtarësimin në kryesi, mundohen ta gënjejnë opinionin “… Siç e pamë më lartë ky konstatim nuk është i saktë.

Përfundimi:  Bëhet fjalë për kontekst politik, i cili në këtë rast është faktor  i kufizuar për paraqitje reale të së vërtetës,  dhe nën presion të tij është bërë konstruim me të cilin një strukturë politike do të përfaqësohet në dritë negative, do të satanizohet dhe ulet vlera.

Një shembull i dukshëm kur media përpiqet që lexuesve t’ju sugjeroj se çfarë të mendojnë dhe jo se për çfarë të mendojnë. Artikulli ka vetëm nj qëllim, sulm ndaj partisë politike dhe tentim për satanizim dhe ule të vlerës, fyerje dhe prezantim në dritë negative të nënkryetares së LSDM-së.

Në mungesë të argumenteve manipulohen lexuesit,duke u thirrur në dokumente të PSE-së, të cilët janë publike dhe në të cilët, nuk ka asgjë diskutueshme, me çka dëshmohet teza origjinale e mediumit, mashtrimi i pretenduar dhe skandali nga LSDM-ja.

Mediumi mbahet për informata periferike të PSE-së, se LSDM-ja nuk është anëtare plotë, diçka që kjo parti kur nuk e ka deklaruar dhe prezantuar listën e anëtarëve të plotë, duke tentuar në këtë mënyrë t’ia ul vlerën funksionit të Radmila Sheqerinskës si anëtare e kryesisë, duke pranuar, se nuk është e diskutueshme. Me këtë, teza bazike e mediumit: “Skandaloze: LSDM-ja gënjeu për anëtarësinë në kryesinë”… bie në ujë.

Bëhet fjalë për kurdisje të pastër. Kjo nuk është e mirë për lexuesit, veçanërisht për mediumin, për arsye se në këtë mënyrë kredibiliteti lehtë humbet, kurse shumë me mund dhe kohë të gjatë kthehet. Për këtë fenomen medial ekziston shprehje e veçantë “rosë gazetareske “.

Nur është respektuar neni 12 i kodeksit të Institutit për dallueshmërinë në mediume.

 Neni 12

“Duhet të  injorohen thirrjet nga autoritetet, partitë politike ose nga subjekte të tjera me të cilat nga gazetarët kërkohet të tregojnë lojalitet… „ Lojaliteti i gazetarëve duhet të drejtohet kah publiku, të cilit duhet ti prezantohen informata gjithëpërfshirëse dhe të sakta.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja