verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Sot rreth orës 11.00 vdiq Dule nga dyshja “Dule dhe Koki”!

on 25 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

denes-okolu-11-00-casot-pocina-dule-od-duoto-dule-i-koki 001

Ky artikull është lajm i shkurtër që ofron informata për një ngjarje tragjike, gjegjësisht për shkaqet për vdekjen e muzikantit Dushan Ljubisavljeviq – Dule, nga dyshja “Dule dhe Koki”. Në të, pa mos u theksuar burimi, spekulohet për sëmundje (kancer mëlçisë) si shkak për vdekjen, ndërsa në fotografinë që e shoqëron tekstin është paraqitur një vajzë e mitur po mos u mjegulluar fytyra e saj. Duke pasur parasysh këtij artikulli iu referuan edhe media të tjera, ai meriton recension që të potencohen dhe të riafirmohen partimet etike gjatë raportimit, që janë shënuar në Kodin e gazetarëve.

denes-okolu-11-00-casot-pocina-dule-od-duoto-dule-i-koki

Linku deri te artikulli origjinal: Sot rreth orës 11.00 vdiq Dule nga dyshja “Dule dhe Koki”!

Data dhe koha e publikimit: 23.09.2013 | 12:41

Data e recensionit: 24.09.2013

Recensuese: Ida Protuger Veljkoviq

Vërtetësia: Në tekst thuhet se këngëtari ka vdekur nga kanceri i mëlçisë dhe njëkohësisht demantohen informatat e publikuara nga mediat e tjera, ku janë theksuar shkaqe të tjera mjekësore për vdekjen (infarkt dhe probleme me zemrën), por nuk ofrohet asnjë burim ose informata zyrtare që do ta mbështetnin atë që thuhet.

Burimet e informatave: Nuk janë theksuar burimet e informatave, me çka nuk është plotësuar njëri nga standardet kryesore profesionale për atë se si duhet të shkruhet një lajm.

Përmbajtësia: Lajmi nuk e plotëson as nivelin minimal të zbatimit të standardeve proprofesionale siç është theksimi i burimit, publikimi i informatave të sakta dhe të verifikuara. Ajo që është shkruar mund të jetë deklaratë arbitrare dhe gjatë kësaj, ka të bëjë me një çështje shumë senzitive që lidhet me shëndetin e dikujt dhe që prek në privatësinë e familjes. Nëjkohësisht, me atë që është shkruar në këtë lajm, shkilen parimet e Kodit etik të gazetarëve, i cili kërkon që për rastet e që kanë të bëjnë me shëndetin e dikujt të publikohen vetëm nëse interesi i publikut është më i rëndësishëm sep privatësia e dikujt. Kjo nënkupton se nëse bëhet fjalë për kondicionin shtetëror të ndonjë funksionari vendimet  e të cilit ndikojnë mbi rrethanat shoqërore, në atë rast, interesi i publikut vihet mbi mbrojtjen e privatësisë. Në këtë rast, kënaqet kërshëria, e jo interesi i publikut.

(Kodi i gazetarëve: Gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i obliguar ta respektojë dhimbjen personale dhe pikëllimin. Mënyra e informimit për raste të fatkeqësive, fatkeqësive elementare, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, procedurave gjyqësore duhet të jetë e lirë nga senzacionalizmi.)

Në këtë rast është e qartë se bëhet fjalë për senzacionalizëm në raportim dhe se nuk është respektuar privatësia, si është plasuar ky lajm në media, por edhe te numri më i madh i mediave, të cilat pa asnjë informatë zyrtare, supozonin diagnoza dhe shkaqe për vdekjen e këngëtarit:

(Тelegraf: Dule një kohë të gjatë ka pasur probleme me mëlçinë dhe është shëruar nga ciroza; ТV Nova: Siç kupton NOVA nga burimet e spitalit, këngëtari i njohur nga dyshja “Dule dhe Koki”, Dusha Ljubisavljeviq, ka vdekur sot pasdite në Qendrën urgjenet në Shkup, ku është sjellë të shtunën pasdite., në gjendje të vështirë me disa sëmundje kronike. Ai para tre vitesh ka qenë i operuar nga pankreatiti, e ka pasur edhe hepatit; Republika: Siç na konfirmoi një mik i tij i afërt, Dules i është ndërprerë puna e zemërs. Ai një kohë të gjatë ka pasur probleme shëndetësore; А1On: Sipas burimeve jozyrtare nga Qendra klinike, këngëtari një kohë të gjatë është shëruar, ka pasur probleme me mëlçinë, ndërsa shkaku për vdekjen, jozyrtarisht është ndërprerja e punës së zemrës; Sitel: Sipas informatave të Sitelit nga burime nga klinika, sipas të gjith gjasave, shkak për vdekjen kan qenë problemet me vdekjen.)

Anshmëria: Siç nuk mund të konstatohet se a bëhet fjalë për fakte të vërteta, nuk mund të vërtetohet as ajo se a e paraqetlajmi të vërtetën, veçanërisht pas informatave të shumta te pothuasje të gjitha mediat me “të vërteta” të ndryshme për ngjarjen tragjike.

Përveç kësaj, edhe pse në shikim të parë duket se është e parëndësishme dhe se në esencë nuk e ndryshon lajmin, vërehet se në këtë informatë, sikurse edhe në informatat e tjera që u publikuan nga mediat e tjera për këtë ngjarje, ka shumë versione për mbiemrin e bashkëshortes së muzikantit të vdekur. Publikimi i identitetit të saktë të ndonjë personi që përmendet në tekst është i rëndësishëm! Bashkëshortja e Dules quhet Ljupka Naskova Ljubisavljeviq (sipas profilit të saj në Facebook). Në tekstin që është objekt i recensionit është theksuar Nastovska, në tekstin në portalin Republika është Neskova, ndërsa te NOVA dhe Siteli është Nastovska. Ky është edhe një tregues se në vrapin pas senzacionit, është lënë në plan të dytë saktësia e informatave të plasuara.

Kualiteti i titullit: Titulli është adekuat dhe informativ.

Fotografia: Janë publikuar dy fotografi pa i theksuar autorët. Në të parën është paraqitur Ljubisavljeviqi, ndërsa në fotografinë e dytë familja e tij, bashkëshortja dhe vajza e mitur. Në fotografinë e dytë është bërë edhe një shkelje e Kodit etik, për shkak se është paraqitur një person i mitur pa e mjegulluar fytyrën e saj.

(Kodi i gazetarëve: Gazetari nuk guxon të intervistojë ose të fotografojë fëmijë nën moshën 16- vjeçare pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve, përveç nëse kjo nuk është në përputhje me të drejtat e fëmijës.)

Përfundimi: Senzacionalizëm, e jo informim objektiv dhe i saktë i publikut ka qenë parimi udhëheqës i medies që e ka publikuar këtë lajm. Me këtë rast, mungon njëri nga elementet kryesore të lajmit të shkruar profesionalisht – theksimi i burimit. Është shkelur privatësia e individit dhe familjes dhe është shkelur Kodi i gazetarëve, që nuk lejon publikin e fotografisë së personit të mitur pa lejen e prindërve. Senzacionalizmi kundrejt informimit të vërtetë dhe objektiv të publikut vërehet edhe te pjesa më e madhe e mediave të tjera që informuan për këtë ngjarje – vdekjen e muzikantit Dushan Ljubisavljeviq. Sa i përket mbrojtjes së privatësisë, mund të theksohet, edhe pse kjo nuk është e lidhur me profesionin e gazetarisë, se mjekët që japin informata  për gjendjen shëndetësore të ndonjë personi, lehtë mund të gjenden nën hetim dhe ta humbin vendin e punës. Në Maqedoni deri tani nuk ka pasur për mjekëtë që kanë dhënë informata për gjendjen shëndetësore ose diagnozën e ndonjë personi, kështu që kjo fushë nuk është e rregulluar sa duhet, gjendje kjo të cilën, gazetarët e shfrytëzojnë në garën pas senzacionalizmit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

adekuat

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja