verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Statistika shënon rritje të rrogave në janar, trendi do të vazhdojë deri në fund të vitit

on 1 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Статистика-бележи-раст-на-платите-во-јануари-трендот-че-продолжи-до-крајот-на-годината-crop-resize

Recensojmë lajm prej dymbëdhjetë rreshtave, ku ka tetë gabime gramatikore dhe gabime të shtypit. Nga shpejtësia për të reklamuar edhe një “sukses” të qeverisë dhe të tregohet “mirëqenia” në të cilën jetojnë qytetarët, është harruar që para publikimit të lexohet teksti. Kështu, lexueseve u ofrohet një produkt gazetaresk qesharak, plot me gabime, pa përmbajtje dhe pa kuptim, për disa lëvizje statistikore, të cilat tregojnë rritje të përgjithshme të rrogave të gjithë të punësuarve në shtet, veçanërisht në sektorin e transportit dhe ndërtimtarië, që asocon në përkushtimin e qeverisë, e cila, ndërton, krijon dhe realizon.

FireShot Screen Capture #127 - 'Статистика бележи раст на платите во јануари трендот че продолжи до крајот на годината I СителLinku deri te artikulli origjinal: Statistika shënon rritje të rrogave në janar, trendi do të vazhdojë deri në fund të vitit

Data dhe koha e publikimit: 28.03.2014, 20:21

Data e recensionit: 29.03.2014

Recensues: Aleksandar Pisarev

 

Manipulime statistikore

Lajmi fillon me një fjali konfuze dhe të paqartë “Statistika ka matur për 0,7% janë rritur të ardhurat mujore të punëtorëve“…  Punëtorët janë një term i gjerë, kështu që nuk dimë se cilëve punëtor iu janë rritur të ardhurat për përqindjen e përmendur. Më tragjike se nuk shpjegim se cila statistikë ka ardhur deri te këto parametra. Në këto kohë statistikë mbajnë institute të ndryshme. Nuk është e qartë se bëhet fjalë për të dhëna statistikore nga Enti statistikor, Oda ekonomike, Ministria e ekonomisë ose financave. Në qoftë se ishte shfrytëzuar cilido nga këto burime dhe ilustrimi do të ishte më adekuat, sepse statistikat e tyre kryesisht ndiqen me grafike dhe tabela të bukura.

Duke pasur parasysh se „statistika ka matur” nuk tregon asgjë, e qartë se në tekst nuk ka burime në të cilat thirret autori.

Teksti është i ndarë me disa numra dytësor të cilat duhet të përfaqësojnë tabelë, është e qartë se autori nuk ka ditur si ta bëj tabelën por ka tentuar me rreshta të ri disi lexuesve tua shpjegojë lëvizjen e rrogave në tre sektor (transport dhe deponim, ndërtimtari, aktivitete financiare dhe sigurime), mirëpo tentimi është i pa suksesshëm, sepse janë integruar në tekst me çka vetëm më shumë ngatërron lexuesin.

 

Si është në rregull me „Ч“ ose me „Ќ“ ?

Titulli, gjegjësisht është një lajm i shkurt me gabim gramatikor serioz „трендот че продолжи до крајот на годината“, e cila përsëritet edhe në fund të artikullit  „платите во администрацијата  че пораснат за 5 %“ me çka tregon se nuk bëhet fjalë për gabim shtypi të rastësishëm, por autori nuk dallon „Ч“ nga „Ќ“. Kjo ndodh, por redaktori është dashur ta kontrollojë dhe ta përmirësojë gabimin.

I gjithë artikulli është një spin i hapur, „Për shtatorin, pas disa viteve, për herë të parë është paralajmëruar rritje të pagave në sektorin publik … rrogat në administratë do të rriten për 5 %“.

Është e qartë nevoja që para fushatës zgjedhore qytetarëve të ju shiten përrallat se sa jetë të bukur kanë dhe në çfarë mirëqenie jetojnë. Autori në krijimin e tregimeve nuk është i vetmuar.  Të njëjtën ditë, si me marrëveshje, manipulime të ngjashme statistikore kemi këtukëtu dhe këtu .

 

Gënjeshtra, gënjeshtrat e mëdha dhe statistika

Për këtë arsye duhet edhe një herë ti kthehemi edhe njëherë deklaratës së cituar të Benxhamin Dizeraeli, kryeministër britanik nga pjesa e parë e shekullit XIX, i cili ka thënë: Ka tri lloje gënjeshtrash: gënjeshtra, gënjeshtra të mëdha, dhe statistikat”.  Kjo është një shembull i mirë kur është keq përdorur statistika.

Të dhënat statistikore, paraqiten si të pavërteta, që të realizohet qëllimi qartë, manipulim me qytetarët, nëpërmjet të dhënave të manipuluara të cilat duhet të tregojnë sukseset Qeversë në të gjitha fushat.

Gazetari i cili është nënshkruar emër dhe mbiemër, nuk ka treguar as pak interes dhe ambicie që në mënyrë burimore ti merr të dhënat për lëvizjen e rrogave në shtet dhe të verifikojë saktësinë e tyre dhe të jep burimin. „Statistika ka matur” është deklarata që ditëve të fundit që shpesh e përdorin funksionarët e qeveritar, por kështu të prezantuara „matjet” nuk janë në interes të qytetarëve, por në funksion të qëllimit të qartë të porositësit.

Pas hulumtimit të burimeve të mundshëm të informatës për këtë lajm kuptohet se bëhet fjalë për Entin shtetëror statistikor. Është e saktë se pagat për janarin këtë vit janë për 0,7 %, më të larta krahasuar me janarin e vitit të kaluar, pro këtu bëhet fjalë për rritje nominale, gjegjësisht rritjes me shifra. Në qoftë se shihet në detaje njoftimi i Entit, do të vërehet se rrogat reale, gjegjësisht me inflacion ti përfshirë, në vërtetë kanë rënie për 0,2 %, çka do të thotë të punësuarit, edhe pse në para kanë marrë rroga më të larta për 0,7 %, ato para vlejnë për 0,2% më pak se rrogat e janarit nga viti i kaluar.

Sa i përket stilit, gjuhës dhe gabimeve gramatikore dhe të shtypit autori e ka shkelur nenin 15 të Kodeksit të gazetarëve të Maqedonisë, i cili thotë:

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën dhe etikën e të folurit. I papajtueshëm me profesionin e gazetarit është komunikimi i pahijshëm me publikun.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja