verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Të hënën fillon luftë në Shkup nëse nuk lirohen të dënuarit e Monstrës!!!

on 1 - 08 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

pvp-09876-098-crop-resize

Nëse fjala është njëra nga mjetet më të fuqishme dhe më të përdorura për ta gdhendur mendimin gazetaresk dhe për përcjelljen e ndonjë informate të caktuar, atëherë ajo duhet të jetë e matur, precize dhe të matet dy herë para se të përdoret. Titulli i tekstit që e recensojmë shmanget nga ky parim dhe le përshtypje të ashpërsisë së tepruar dhe acarimit të situatës.

pvpLinku deri te artikulli origjinal: Të hënën fillon luftë në Shkup nëse nuk lirohen të dënuarit e Monstrës!!!

Data dhe koha e publikimit: 14.07.2014, 09:20

Data e recensionit: 22.07.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Para nesh kemi një informatë të marrë nga një medie tjetër, me ç’rast nuk është bërë asnjë përpjekje plotësuese që ajo të verifikohet (ose së paku nga ajo që është prezantuar kjo përpjekje nuk është e dukshme), e as që është bërë përpjekje që të arrihet deri te burimi, gjegjësisht deri te “formacioni gueril”. Rekomandohet që gazetari para se ta marrë dhe ta ripublikojë ndonjë informatë, ta pyesë veten e tij se cilët janë motivet e atij që publikon diçka, a janë ato të besueshme dhe “a mbajnë ujë”. Konteksti ndonjëherë ka më tepër domethënie se sa vetë informata.

Nga ajo që është prezantuar nuk mund të arrijmë deri te informata – në çfarë mënyre ky “formacion gueril” ka kontaktuar me mediat që t’i paraqesë kërkesat e tij, në qoftë se kjo ka ndodhur me të vërtetë.

Edhe pse si burime citohen dy medie serbe, megjithatë, është për t’u çuditur se pse nuk aspak nuk janë kontaktuar njerëzit e këtij formacioni. A i ka parë gazetari? A është ai i sigurt se ato ekzistojnë? Pse është i sigurtë? Përgjigjet në këto pyetje do të japin indikacion se a është kryer puna e gazetarit deri në fund vetëm nëse përkthehet ndonjë lajm nga mediat e huaja.

Nënkuptohet se tempoja e gezaterisë ditore si dhe platformat onlajn hapin mundësi për marrjen e lajmeve dhe në këtë gjë nuk ka asgjë kontekstuese, por pyetja është se kur dhe për çfarë lloj lajmet bëhet kjo dhe a duhet të bëhet kjo edhe gjatë raportimit për tema të ndjeshme me rrezik të lartë të shkaktojnë frikë plotësuese, panik dhe tensione, dhe pse bëhet kjo.

Nuk është i logjikshëm “paralajmërimi” për “luftë” nëse dihet se shtytja kryesore e gazetarit duhe të jetë kërkimi i fakteve dhe informatave të verifikuara ose së paku të tregojë se është përpjekur ta bëjë këtë, por ka qenë i pamundësuar në këtë. Në këtë rast, kjo nuk shihet.

Titulli seriozisht mund të shkaktojë panik, për shkak se prezantohet me fjali konfirmuese, në mënyrë të sigurt, të bindshme dhe si pohim, e gjithë kjo e përforcuar me interpunksion. Titulli i tillë nuk është logjike të përdoret për diçka që nuk ka ndodhur. Pse të paralajmërohet “luftë”? Pse është përdorur kjo fjalë? Të informohet për fillimin e “luftës” në këtë mënyrë është e pepërgjegjshme.

Teksti është përkthyer në tërësi nga mediat serbe duke i theksuar dhe duke i cituar (atribuar) burimet.

Edhe përkundër ekzistimit formal të burimit të informatës, megjithatë, duhet pasur arsye për citimin e këtij burimi dhe për të besuar në vërtetësinë e asaj që merret. Marrja e lajmeve nga burimet tjera e tregon qëndrimin e atij që e bën atë, se u beson atyre burimeve. Edhe pse mediat që janë cituar në këtë rast janë “mainstream” (bëhet fjalë për shërbimin nacional serb si burim i parë), megjithatë, në publikim askund nuk mund të gjendet përfundimi për atë se prej ku janë marrë informatat për të cilat shkruhet. Mungon një informatë shumë e rëndësishme, prej ku është marrë “komunikata” të cilës i referohet teksti.

Edhe Shoqata e gazetarëve, duke iu referuar kodit etik, nëpërmjet një komunikate u bëri thirrje gazetarëve që me vetëdije të mos krijojnë, e as të mos përpunojnë informata që nxisin dhunë dhe diskrimin në çfarëdo baze.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja