verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Teoria më e tmerrshme: Аeroplani është vjedhur që të shkaktohet Lufta e Tretë Botërore

on 24 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

apokalipsa-0987-0099-crop-resize

Pas publikimit të këtij teksti në emisionin kroat “Na rubu znanosti” ai fiton një lloj “konkurrence” në versionin maqedonas që do të mund të quhej “Na rubu gluposti” (“Në kufi të budallallëkut”). Si të quhet ndryshe rubrika ose “show”-i i medies që e transmetoi artikullin për atë se “çka me të vërtetë fshehet pas zhdukjes së aeroplanit malezian me udhëtarë”, tekst ky i cili është përplot me, më së paku që mund të thuhet, budallallëqe në katror.

Në kohën e sotme digjitale, çdokush mund të publikojë gjithçka, por shtrohet pyetja se si ka mundur të transmetohet një tekst i këtillë, veçanërisht duke e pasur parasysh “background”-in e njeriut që është nënshkruar si autor i tekstit. Në tekst kemi gjithçka, thjesht gjithçka: mister, konspiracion, fuqi të fshehta, armë nukleare, armë konvencionale, Luftë e Tretë Botërore, plan i paparë, “truri” i panjohur i operacionit, 20 shkencëtarë gjenialë, “politikë demografike” për zvogëlimin e mbipopullimit… Mungojnë edhe MI-6, CIA, FSB-ja, MOSAD-i, ndoshta edhe KGB-ja, e pse jo edhe DZK-ja dhe ja, skenar për Xhems Bondin e ri. Vetëm se kjo nuk është Hollywood ose “Pinewodd Studios”, por realitet, e poashtu nuk është në rregull që “filmat e dikujt” të plasohen si informata ditore, duke e pasur parasysh se me gjasë bëhet fjalë për tragjedi të madhe ajrore.

apokalipsaLinku deri te artikulli origjinal: Teoria më e tmerrshme: Аeroplani është vjedhur që të shkaktohet Lufta e Tretë Botërore

Data dhe koha e publikimit: 14.03.2014, 11:56

Data e recensionit: 19.03.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

MISTERI KA, POR ÇKA ËSHTË SHUMË, SHUMË ËSHTË

Pajtohem se periudha e gjatë e kërkimit hap mundësi për një sërë spekulimesh për atë se ku gjendet dhe çka ka ndodhur me fluturimin MH-370, por megjithatë, kjo që është shkruar, gjegjësisht që është transmetuar është e tepruar. Të thuhet se aeroplani është vjedhur, se gjendet në një vend të sigurt ku pret që të “maskohet” në ngjyra të një aviokompanie tjetër, dhe më pas do të fluturojë i armatosur me “projektime nukleare të përgatitura në mënyrë të re”, do të marrë identitetin  e fluturimit të vërtetë civil, do të fshihet pas atij aeroplani, do ta shkatërrojë atë aeroplan dhe do të dërgohet në ndonjë qytet të mbipopulluar ku do të rrëzohet, e me këtë do të fillojë Lufta botërore!!!!!???? Uf, e ku janë argumentet për këtë “film”? Askund. Gjithçka bazohet në shkrimet e njëfarë Hal Turner,, të cilat ai i publikon në ueb-faqen e tij problematike dhe në “Radio Turner“. Sa për sqarim, bëhet fjalë për një njeri të njohur me qëndrimet e tij ultra-djathtiste, e madje edhe fashiste, dhe kundër të cilit është duke u zhvilluar një proces gjyqësor për shkak të kërcënimeve ndaj tre gjykatësve federalë amerikanë. Hunter, në këtë tekst të marrë prej një burimi tjetër, është për përshkruar si njeri operativ i FBI-së, e në fakt ka qenë bashkëpunëtor-spiun i Byrosë federale për hetime për shkak të lidhjeve të tij me rrethet djathtitse dhe organizatat raciste. Domethënë, ka dallim ndërmjet njeriut operativ në terren dhe, thënë sipas gjuhës tonë lokale, kodoshit. Poashtu, në internet muund të gjenden një sërë shembujsh, të cilat absolutisht i demantojnë një pjesë të skenareve apokaliptike të Hanter-it jokredibil. Jo vetëm ajo që është shkruar, e cila nuk është bazuar në asnjë burim ose në ndonjë bashkëbisedues, por edhe “figura dhe vepra” e atij që e ka shkruar këtë, nuk flasin shumë mirë për vërtetësinë e këtij teksti. Madje, ky është edhe një konstatim mjaft i kujdesshëm, për shkak se artikulli nuk ka lidhje me vërtetësinë.

 

TEKST “I ZBRAZËT” QË PËR FAT TË KEQ KALON TE PUBLIKU

Komuniteti që flet për “konspiracione globale” është shumë i përhapur, besoj edhe këtu te ne. Prandaj, nuk dyshojmë se ky tekst, sado të i zbrazët në aspekt përmbajtësor, i pabazuar dhe senzacionalisht, “kalon” te publiku. Me këtë konfirmohet se, për fat të keq, lexuesit e lexojnë atë që u ofrohet, që nga ana tjetër do të thotë se mediat, veçanërisht ato të vendit, e harrojnë edhe funksionin edukativ që duhet ta kenë – ta formësojnë ose të ndikojnë pozitivisht mbi publikun.. Ky tekst, i cili gjithsesi nuk fsheh se është marrë nga një portal “i dyshimtë”, nuk është përjashtim nga rregulli se “kualiteti është më i rëndësishëm” për diçka të publikohet si lajm i besueshëm.

Titulli, sipas teorisë gazetareske, duhet të njoftojë, të potencojë, të tërheqë. Në këtë rast ai e ka vetëm karakteristikën e tretë. I gjithë konstruksioni kryesisht ka komponentë senzacionaliste, e jo informative, për shkak se përpiqet shkurtimisht ta thotë atë që gjendet më poshtë në tekst, e ajo është senzacion i llojit “të verdhë”. Kështu që, nga një shkrim-spekulim, do të ishte tepër pritet konstruksion korrekt i titullit. E gjithë kjo është plotësuar “bukur” me një fotografi nga një këpurdhë nukleare e cila e përafron efektin e apokalipsës së pashmangshme, për të cilën edhe flet e gjithë përmbajtja e artikullit.

“Prezantimi i ngjarjeve dhe i storjeve në mënyrë që do të provokojë interes publik ose jehonë në kurriz të saktësisë;

Potencimi i tepërt i informatave dhe i temave me qëllim që të rritet numri i lexuesve ose i shikusve”.

Këto janë vetëm dy nga mbi njëqind definicionet për gazetarinë senzacionaliste, një shembull të së cilës, pa asnjë dilemë, jemi duke e shqyrtuar. Shumë zhurmë, shumë spekulime, më tepër “tym”, se sa “zjarri” i vërtetë gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

shko gjeji

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja