verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Top 10 “kokat” e mafies shqiptare

on 10 - 12 - 2013       

Që në fillim, artikulli krijon iluzionin e titullit bombastik. Me një pompozitet të shfrenuar, shtjellohen informata të cilat kanë të bëjnë me “nëntokën shqiptare”. Rradhitja e emrave të dhjetë personave, për të cilët thuhet se janë të implikuar thellë në botën e krimit shqiptar, nuk është shoqëruar me asnjë burim të vetëm që verifikon origjinalitetin e informatës. Kuazi biografitë të cilat vijojnë pas emrave, në të shumtën e rasteve janë të pakompletuara, duke mos dhënë as informata bazë për personat në fjalë. Që të gjitha këto bëjnë që teksti gradualisht të largohet nga faktet dhe ti afrohet senzacioanlizmit dhe shpifjeve. Fjalia hyrëse e tekstit madje sjell edhe elemente të etiketimit të një etnikumi si bartës në botën e krimit, me çka është shumë afër gjuhës së urrejtjes.

Top 10  kokat  e mafies shqiptareLinku deri te artikulli origjinal: Top 10 “kokat” e mafies shqiptare

Data dhe koha e publikimit: 25.11.2013

Data dhe koha e recensionit: 28.11.2013

Recensues: Gent Mehmeti

 Vërtetësia: Vërtetësia e informative të hedhura në këtë artikull, në asnjë mënyrë nuk mundet të vërtetohet duke u bazuar në atë që është shkruar. Madje, një pjesë e informative është aq absurde, që automatikisht kërkon të injorohen dhe të kornsiderohen si të pavërteta. Artikulli që është botuar në rubrikën e lajmeve rajonit, më tepër i ngjason një informacioni nga rubrika për zbavitje ose një kontributi të shtypit të verdhë, me shumë pak përpjekje për t’u dhënë legjitimitet të dhënave të liferuara.

Burimet e informatave: Është evidente mosprania e burimeve të çfarëdo lloji. Jo vetëm që informatat nuk ndjekin parimin e dy burimeve, por, ato figurojnë si trillime që nuk arrijnë të bëjnë madje as një referencë të vetme deri te treguesit faktikë.

 Përmbajtësia: Në vazhdën e anomalive të theksuara më lartë, ky tekst nuk arrin të konstituohet si i mirëfilltë as sa i përket përmbajtjes së vet, e cila është e gjymtuar dhe e pakompletuar. Për një numër të madh të personave të cekur në tekst, të cilët në kontekst të titullit etiketohen si “koka të nëntokës shqiptare”, nuk janë siguruar as informatat më bazike. Biografitë janë ilustruar me vlerësime banale të hiperbolizuara dhe aspak të verifikuara, si “më i rrezikshmi në vend” etj.

Anshmëria: Edhe pse artikulli në të shumtën e rasteve tenton të etiketon një grup etnik si actor kryesor në botën e krimit, nuk ekzistojnë shenja të qarta të cilat tregojnë se kjo bëhet për të anuar kah ndonjë opsion tjetër. Kjo në rend të parë për shkak të mospranisë së ndonjë opsioni tjetër etnik në tekst.

Komentimi: Koka e lajmit është koment blatant. Ajo qartë jep kontekstin e dërshiruar nga ana e autorit. Komenti nuk është aspak i ndarë nga pjesa tjetër e tekstit dhe është botuar si pjesë e artikullit.

Plagjiatura: Informatat janë të pranishme në një numër të madh të bllogjeve dhe open-source enciklopedive në internet. Si të tilla, ato munden të modifikohen dhe ripërtërihen nga të gjithë personat me qasje në internet. Mirëpo, duke mos potencuar autorësinë, artikulli ndeshet edhe me plagjiaturën.

Kualiteti i titullit:  Titull senzacionalist i pa bazuar në asgjë konkrete. Paralajmëron përmbajtjen senzacionaliste të artikullit.

Fotografia: Këtu është publikuar një fotografi e një personi të arrestuar nga agjentë të Byrosë Federale për Hetim. Nën foto nuk ekziston legjendë përkatëse e cila shpjegon përmbajtjen. Si e tillë, ajo shkakton konfuzion tek lexuesi i cili nuk është i njoftuar se çka saktësisht përshkruan ajo.

Gjuha e urrejtjes: Një pjesë e këtij teksti thekson se shqiptarët nga troje të ndryshme përbëjnë disa ngsa grupet më të rrezikshme mafioze në botë. Sado që një konstatim i tillë të ketë qenë i pranishëm në media edhe më parë, ai megjithatë thyen normat e korrekcisë në momentin kur plasohet si e vërtetë dhe shoqëron një tekst të pa bazuar në fakte. Ndaj, kjo ngjall dyshimin për një mënyrë implicite të infiltrimit të gjuhës së urrejtjes në shtyp.

Përfundimi: Artikulli është një shembull i mirë i lajmit që nuk u përmbahet rregullave të profesionit. Me mungesë burimesh dhe një sërë komentesh, ai është shumë më afër senzacionalizmit se raportimit të mirëfilltë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të konstatohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim nacional,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.