verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: U derdh gjaku te parkingu në “Holiday Inn”

on 6 - 01 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

press24_mk_se-prolea-krv-na-parkingot-kaj-holidej-crop-resize

Përpjekje e panevojshme për dramatizim dhe krijim të senzacionit, duke i potencuar disa pjesë të lajmit, të cilat as nuk janë bazuar në fakte, e as që është bërë përpjekje plotësuese për ta verifikuar informatën e marrë nga buletini policor.

Në titull dhe në fjalinë e parë, gazetari konstaton se është derdhur gjak në qendër të Shkupit, që pastaj në lajmë të na tregojë se dikush e ka sulmuar dikë me ndonjë send të mprehtë në kokë, e policia punon në zbardhjen e rastit. Është e qartë se lajmi është marrë nga buletini policor, ndërsa gazateri vetëm e ka zbukuruar me detaje se është derdhur gjak në qendër të Shkupit, që është interpretim i lirë gazetaresk pa asnjë mbështejtje me të dhëna plotësuese. Në qoftë se është derdhur gjak siç është konstatuar në titull dhe në fjalinë e parë, kreu i lajmit (i cili nuk duhet të konstatojë, por të informojë), atëherë pritet që gazetari të interesohet sa çka ka ndodhur me të lënduarin, a ka fituar lëndime të rënda, a është ndalur në spital, a është operuar apo ndoshta lëndimi nuk ka qenë serioz, dhe është lënduar në shtëpi. Konstatimi i kësaj forem se “është derdhur gjak” mund të plasohet vetëm nëse gazetari ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe e përcjell atë që e ka parë. Në rastin konkret, asgjë nuk tregon se gazetari ka qenë në terren, prandaj, është e papranueshme që lajmet të zbukurohe me zbukurime-kiç, si është rasti këtu. Kur nuk është shkuar në terren, në vendin e ngjarjes, atëherë më së paku që mund të bëhet është të përshkruhet buletini policor, pa u menduar shumë e shumë.

press24_mk_se-prolea-krv-na-parkingot-kaj-holidejLinku deri te artikulli origjinal: U derdh gjaku te parkingu në “Holiday Inn”

Data dhe koha e publikimit: 01.01.2014

Data e recensionit: 04.01.2014

Recensues: Sashe Dimovski

Vërtetësia: Mund të spozohet se ngjarja ka ndodhur, për shkak se është marrë nga buletini policor ku janë shënuar vendi dhe koha e ngjarjes dhe inicialet e pjesëmarrësve.

Burimet e informatave: Buletini policor.

Përmbajtësia: Vetëm një informatë kryesore, për të cilën nuk mund të thuhet se jep pasqyrë të plotë për atë që ka ndodhur. Informata plotësuese për motivin, për gjendjen e të lënduarit, si dhe për atë se a janë njohur dy personat ndërmjet vete apo bëhet fjalë për takim të rastësishëm dhe sulm si mundësi për grabitje, vjedhje, do të ndihmonte që lexuesi të fitojnë një pasqyrë të qartë për ngjarjen. Informata e plasuar në këtë mënyrë është e mangët, dhe në vend të përmbajtësisë minimale, është zbukurar me konstatime të panevojshme gazetareske.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi është “origjinal” sa i përket titullit dhe konstatimit, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga buletini policor.

Kualiteti i titullit: Titulli është pjesë e problemit që e detektuam në këtë lajm. Lajmi potencon, konstaton dhe shqetëson pa nevojë, ndërsa nuk ofron fakte që do ta mbështetnin titullin. Ky është edhe një shembull ku titulli “ti vret sytë”, i potencuar pa nevojë që të tërhqeë vëmendje, por kur do ta lexoni lajmin, ndiheni të manipuluar.

Fotografia: Është përdorur fotografi me një veturë policore, me të cilë me asgjë nuk kontribuohet në përmirësimin e përmbajtjes së lajmit ose të titullit.

Përfundimi: Gara pas lexueshmërisë dhe klikimeve e merr “tatimin” në kurriz të kualitetit të lajmeve, kështu që edhe ky lajm është një shembull ku mundi gazetaresk ka shkuar vetëm për ta menduar titullin dhe për të konstatuar, në vend që të paraqesë hyrje në përmbajtjen që është marrë nga buletini policor. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me gazetari zyre, ku sulmi nka ndodhur në Shkup, por gazetari i cili ka arritur ta shohë “gjakun e derdhur” nuk ka arritur të shkojë në vendin e ngjarjes dhe ta vërejë gjakun (nëse ka pasur) dhe ku ndoshta ka mundur të takojë edhe dëshmitarë (rojtari i parkungut, të punësuar të hotelit ose të kiosqeve të afërta) të cilët do të mund të jepnin më tepër detaje për ngjarjen. Aq detale sa janë ofruar në këtë informatë, lexuesi ka mundur të marrë edhe vetë nga ueb-faqja e MPB-së, dhe nuk do të kishte nevojë të njëjtën ta lexojë në ndonjë portal tjetër.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

Pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja